Ortopedi dhe Fizioterapi

KËSHILLAT E FIZIOTERAPISTES/ Problemet e ecjes në moshën pediatrike

Ecja përcaktohet si sekuenca të përsëritura të lëvizjeve të gjymtyrëve, avancimi i trupit përpara në mënyrë të sigurt me shpenzim minimal të energjisë, e përsëritur ose ciklike. Ajo shërben si një kujtesë e kompleksitetit të lëvizjes me dy këmbë të njeriut që është në mënyrë unike funksionale dhe efikase.

Detyrat kryesore të ciklit të ecjes:

1. Mbajtja e peshës
2. Mbështetje të gjymtyrëve
3. Avancimi i gjymtyrëve

Pse studiohet ecja normale?

Humbja e aftësisë për të ecur mund të rezultojë me probleme të rëndësishme shëndetësore. Dhimbja, dëmtimi, paraliza ose dëmtimi i indeve mund të ndryshojnë ecjen normale dhe të çojnë në:
1. Probleme të mëtejshme muskul – skeletale (kompensime)
2. Problemet kardiovaskulare dhe pulmonare (pasiviteti për shkak të dhimbjes)
3. Problemet psikologjike (depresioni)
Ekzistojnë 4 kritere kryesore për ecjen:
1. Ekuilibër: aftësia për të marrë një qëndrim të drejtë dhe për të ruajtur ekuilibrin.
2. Lëvizje: aftësia për të inicuar dhe mbajtur ritmin e hapit.
3. Integriteti muskuloskeletik: kocka normale, funksioni i artikulacioneve dhe i muskujve.
4. Kontrolli neurologjik të dhëna vizuale, vestibulare, auditive dhe sensomotor)

Cilat janë anomalitë e ecjes?

Gjatë viteve të para mund të shfaqen disa anomali të dukshme të ecjes së fëmijëve. Ndërsa shumë prej këtyre çrregullimeve janë mjaft të zakonshme dhe mund të korrigjohen vetë, disa kërkojnë ndihmë mjekësore.

Ekziston një ndryshim i konsiderueshëm në modelet normale të ecjes dhe moshës në të cilën ndodhin ndryshimet, dhe këto mund të jenë të lidhur me histori familjare.

 Në moshën 3 vjeçare, ecja normale e fëmijës nuk ngjan me atë të një të rrituri. Fillimisht ekziston një bazë qëndrimi e gjerë me hapa të shpejtë dhe të vegjël.

 Të vegjlit (toddler) kanë ecje të gjerë për mbështetje, me hap të lartë dhe shputë të sheshtë, me krahë të shtrirë për ekuilibrin. Këmbët janë të rrotulluara nga jashtë, me një nivel të përkuljes.

 Goditja e thembrës zhvillohet në rreth 15 – 18 muaj me lëvizje reciproke të krahut.

 Vrapimi dhe ndryshimi i drejtimit ndodhin pas moshës 2 vjeçare.

 Në fëmijën e moshës shkollore, rritja e gjatësisë së hapit dhe frekuenca e hapit ngadalësohet.

 Ecja e një të rrituri dhe postura ndodhin rreth moshës 8 vjeçare.

Ndryshimet normale të lëvizjes së fëmijëve:

 Ecja me gishtat e këmbës (Toe walking) është e zakonshme deri në 3 vjet.

 Gishtat e drejtuar nga Brenda (In – toing) mund të jetë për shkak të anteversionit persistent të femurit. Fëmijët ecin me gjunjë dhe këmbë që drejtohen nga brenda (me së shumti vihet re midis moshave 3 – 8 vjeç). Torsioni i brendshëm i tibialit është gjithashtu i zakonshëm.

 Adduksioni Metatarsus është një kufi lateral fleksibël “në formë C”. Hiqet deri në moshën 6 – vjeçare.

 Këmbët e harkuara Bow legs (genu valgus) janë të zakonshme që nga lindja deri tek fëmijëria e hershme, maksimumi në moshën 1 vjeçare, shpesh me majën e gishatave nga jashtë. Shumica zgjidhet deri në moshën 7 vjeçare.

 Këmba e sheshtë (Flat feet) janë të zakonshme. Shumica e fëmijëve kanë një këmbë fleksibël me një hark të zakonshëm në majë të këmbës. Këmba e sheshtë zakonisht zgjidhet deri në moshën 6 vjeçare.

 Gishtat e shtrembër (Crooked toes).

Nëse këto ndryshime normale vazhdojnë përtej moshës së pritshme dhe janë progresive ose asimetrike, ose nëse fëmija ka dhimbje dhe kufizime funksionale atëherë nevojitet trajtim.

 

Lexo edhe- Pse formohet këmbë e sheshtë dhe si mund të trajtohet

 

Si diagnostikohet ecja anormale?

Ecja anormale duhet të diagnostikohet dhe trajtohet nga një mjek ose fizioterapist me përvojë. Dy fëmijë mund të kenë një anomali të ngjashme në ecje për arsye të ndryshme dhe kështu kërkojnë trajtime të ndryshme. Mjeku ose fizioterapisti kryen një ekzaminim fizik të detajuar për të gjetur problemin themelor të ecjes tek fëmijët dhe mënyrën se si ata e kompensojnë atë. Ndërhyrja e hershme është kritike që pacientët të arrijnë potencialin e tyre të lëvizshmërisë.

Cili është trajtimi për ecjen jonormale?

 Me ndihmën e fizioterapistit dhe mjekut shumë fëmijë me ecje anormale arrijnë dhe ruajnë lëvizshmërinë.

 Stimulimi Elektrik: Elektrodat e vendosura aktivizojnë muskujt për të ndihmuar fëmijët të ruajnë forcën dhe të ecin më mirë.

 Injeksione: Lidokaina dhe/ose steroidet lehtësojnë dhimbjet e kyçeve. Injeksionet e botoksit dhe/ose fenolit mund të ndihmojnë muskujt specifikë të prirur ndaj spasticitetit.

 Medikamentet orale: Relaksuesit e muskujve dhe ilaçet anti-inflamatore, dhimbjeje dhe/ose kundër spazticitetit reduktojnë kontraktimin e muskujve.

 Fizioterapia: Programe specifike të forcimit të muskulaturës dhe stretching rregullojnë pabarazitë në forcë, fleksibilitet dhe koordinim. Fizioterapia është thelbësore për të vlerësuar, diagnostikuar dhe identifikuar në mënyrë specifike çdo çekuilibër muskulor tek fëmija juaj.

Fizioterapisti punon për të zhvilluar strategji trajtimi dhe ushtrime korrigjuese specifike për fëmijën tuaj.

 Pajisje speciale: Një ortezë ndihmon në përmirësimin e aftësisë për të ecur dhe për ti drejtuar drejt pavarësisë.

 Kirurgjia: Kirurgët ortopedë vendosin kur operacioni është i përshtatshëm. Procedurat e zakonshme janë zgjatja e muskujve/tendonit dhe osteotomia (prerja e kockave) për riorganizim ose rindërtim. Koha e saktë e operacionit dhe terapia e duhur para dhe pas procedurës janë kritike për trajtimin e suksesshëm./ MeMjekun.com

Artikull nga dr. Kejsi Duqi, fizioterapiste

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago