Regjim ushqimor

Regjimi ushqimor gjatë menopauzës, çfarë duhet të konsumohet

Pjesa më e madhe e grave marrin disa kg më tepër me kalimin e moshës, por nuk është e thënë se duhet të shëndoshen patjetër gjatë menopauzës.

Fundi i moshës së fertilitetit nuk është një sëmundje, por një fazë e jetës që kërkon (dhe meriton) ndryshime. Ajo nis kur nuk ka më procesin mujor të ovulacionit e bashkë me të, edhe të ciklit menstrual. Ky ndryshim ndodh mesatarisht mes moshave 45 dhe 50 vjeç dhe karakterizohet nga një ndryshim drastik i ekuilibrit hormonal.
Mes ndryshimeve dhe simptomave mund të kujtojmë për shembull, ndjesinë e të nxehtit, djersitja natën, shqetësimet e gjumit, reduktim i dëshirës seksuale, probleme me kujtesën dhe përqëndrimin, tharje të lëkurës që bëhet më pak elastike, tharje vaginale, humbje të muskujve të tonifikuar, nervozizëm.

Pjesa më e madhe e grave shfaq një ose disa nga simptomat e mësipërme, në disa raste në format më të lehta dhe në të tjerat më të vështira.

Një nga shqetësimet më të mëdha ka të bëjë më rritjen e peshës, dhe pse në realitet gjatë gjithë jetës gratë kanë tendencën të shëndoshen më shumë gjatë viteve që i paraprijnë menopauzës (para-menopauza), dhe nuk është e thënë që duhet të marrin peshë patjetër në vitet pasardhëse.

Lexo edhe- Menopauza, cilat janë simptomat dhe në çfarë moshe fillon

PSE SHËNDOSHEMI GJATË MENOPAUZËS?

Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë menopauzës, në veçanti reduktimi progresiv i nivelit të estrogjenit, janë përgjegjësit e vërtetë të ndryshimeve dhe depozitimit të dhjamit në trupin e gruas.

Veç këtyre ndryshimeve ka dhe mjaft faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e peshës si mosha, ndryshimi i silit të jetës, si për shembull reduktimi i aktivitetit fizik, që çon në humbjen progresive të masës muskulore, reduktimi i metabolizmit bazë, numri i shtatzanive që ka pasur, ilaçet dhe faktorët gjenetikë.

Nuk ka regjime ushqimore specifike që gratë do të duhet të ndjekin pas një moshe të caktuar, por është veçanërisht e rëndësishme të mbahet një regjim ushqimor që të jetë i shëndetshëm dhe i ndryshëm për të shmangur shtimin në peshë dhe në të njëjtën kohë të garantojë një raport komplet të të gjithë mikro e makroushqyesve të nevojshëm.

Për shembull:

Të marrë dozën e duhur të kalciumit dhe vitaminës D, për të parandaluar osteoporozën

Të reduktojë konsumin e pijeve alkoolike, kripës dhe ushqimeve të tjera që ngadalësojnë përthithjen e kalciumit, si për shembull kafeja

Të konsumojë shumë frut e sidomos perime, që shuajnë urinë dhe falë fibrave të tyre garantojnë një funksionim të rregullt të zorrëve duke parandaluar shfaqjen e kapsllëkut

Të preferojë bukë dhe makarona integrale dhe jo variantet e rafinauara, për të reduktuar rrezikun e shfaqjes së diabetit

Të pijë sasi të madhe uji për të mbajtur trupin të hidratuar

Të preferojë proteinat dhe yndyrnat bimore dhe shtazore për të reduktur rrezikun e kolesterolit të lartë

Reduktim drastik të sheqerit dhe ëmbëlsirave për të shmangur kg e tepërt
Të praktikojë në mënyrë të moderuar dhe të rregullt ushtrime fizike në mjedis të hapur

RREZIQET E SHTIMIT NË PESHË PAS MENOPAUZËS

Me moshën shtohet dhe rreziku kardiovaskular dhe rritja në peshë mund të çojë në këtë rrezik për ato gra që vuajnë nga kolesteroli i lartë, tensioni i lartë, diabeti i tipit 2.

 

DISA KËSHILLA SI TË SHMANGNI SHTIMIN NË PESHË PAS MENOPAUZËS

Një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet disa nutrientëve specifikë, rritja e sasisë së të cilëve është e nevojshme:

Kalciumi

Këtu përfshihen produktet e qumështit, kosi dhe djathi (duke preferuar ata me yndyrë të pakët)
Produktet e fortifikuara me kalcium si qumështi vegjetal (për shembull pijet e sojës)
Disa perime me gjethe jeshille si lakra (por jo spinaqi)
Farat e susamit
Fiqtë e thatë
Peshk që hahet me hala (si sardelja)

Vitamina D

Kjo molekulë prodhohet në lëkurën tonë gjatë ekspoziimit në diell. Nëse në verë është më e lehtë për ta marrë në muajt e ftohtë duhet të shtoni konsumin e peshkut vajor, vezëve dhe mishit të kuq.

Yndyrat e shëndetshme

Me reduktimin e prodhimit hormonal të estrogjenit rritet rreziku kardiovaskular, dhe për këtë është e rëndësishme të reduktohet konsumi i yndyrnave të ngopura, dhe fokusohuni tek konsumi korrekt i yndyrnave me cilësi më të lartë si vaji i ullit, peshku i kaltër, frutat e thatat dhe arra.

Në disa raste mund të konsiderohet e dobishme të merren suplemente në regjimin ushqimor si ato për vitaminën D. Por gjithmonë pas këshillimit me mjekun specialist./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago