Të njohim ilaçet/suplementet

Escherichia Coli në urinë, simptomat dhe kurat

Është mëse e zakonshme që analizë urine të dalin prezenca e baktereve dhe përgjegjësi i zakonshëm është E. Coli. Por çfarë do të thotë kjo?

Në këtë artikull do përpiqemi ti përgjigjemi kësaj pyetje në mënyrë sintetike dhe shteruese duke trajtuar shkaqet e pranisë së bakterit, kuadrin klinik dhe mundësitë e trajtimit.

E.Coli siç njihet më shpesh është i pranishëm në zorrët e shumë specieve gjitare, përfshi dhe njeriun, dhe është pjesë e florës bakteriale normale të zorrëve. Është një mikorb i përbashkët që jeton në ekulibër me organizmin pritës dhe jo vetëm që nuk shkakton dëm, por kontribuon në procesin e tretjes së ushqimit. Kur ky ekuilibër prishet E.Coli mund të bëhet shkak i sëmundjeve të ndryshme uropatogjene dhe mund të shkaktojë infeksion të traktit urinar.

Arsyeja pse ai është përgjegjës për infeksionet urinare është anatomike, pasi tek njeriu pjesa e fundit të zorrës është shumë afër hapjes anale dhe kjo favorizon kalimin e bakterit nga një mjedis në tjetrin.

Në rrugët urinare E.Coli shkakton sëmundje të ndryshme klinike, por më i zakonshmi është cistit, pra infeksioni i fshikëzës dhe më rrallë përfshin organe të tjera si veshka apo prostata.

SHKAQET

Zbulimi i E.Coli në urinë tregon se ka pasur ndotje, dhe kjo mund të ndodhë përmes dy mënyrave:

Mënyra endogjene: Kjo është mënyra më e zakonshme. Në këtë rast bakteri vjen nga trakti gastrointestinal i vetë pacientit dhe transmetohet në urinë përmes feçes, (shkak për shembull higjinea intime e papërshtatshme

Mënyra ekzogjene: Është më e rrallë në fakt, kur E.Coli ka një origjinë të jashtme. Një shembull për këtë është transmetimi përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.

SIMPTOMAT

Prania e E.Coli në urinë jo domosdoshmërisht çon në praninë e simptomave; kur është e pranishme ekziston një pajme klasike e cistitit, ndërsa në mungesë të simptomave flasim për bakteriurinë asimptomatike.

Cistiti
Cistiti është infeksioni i fshikëzës dhe është pamja e zakonshme e infeksionit urinar.

Simptomat kryesore janë:
Duhet të urinoni më shpesh se normalja dhe me urgjencë të shtuar

Ndesi bezdisjeje, dhimbje ose djegie gjatë urnimit.
Ethet janë të rralla, më të zakonshme tek fëmijët e vegjël, ndërsa urina ndonjëherë mund të jetë e turbullt ose me erë të keqe.

Shumica e cistitit, sidomos tek femrat vjen për shkak të infeksionit të E.Coli nga zorrët.

Bakteriuria asimptomatike
Flasim për ato rastet kur kultura e urinës nuk shoqërohet me ndonjë simptomë sugjeruese të infeksionit urinar. Edhe pse normalisht nuk kërkon trajtim, kjo gjendje duhet ti nënshtrohet gjithmonë terapisë me antibiotikë tek gratë shtatzëna, sepse në këtë rast ka rrezik të krijimit të cistitit dhe komplikacioneve që e shoqërojnë.

KURA
Trajtimi ndryshon rast pas rasti dhe sipas përcaktimit klinik, por rrjeti kryesor i trajtimit është ai me antibiotikë që janë aktivë në urinë.

Më të përdorurit janë :
Phosphomycin trometamol- një antibiotik i zakonshëm për trajtimin e cistitit të butë dhe për t’i dhënë zgjidhje bakteriurinës asimptomatike. Një nga avantazhet e këtij ilaçi dhe mund të merret me një dozë, kështu që është shumë e përshtatshme për pacientët. Mirëpo bakteret shpesh zhvillojnë rezistencë ndaj përbërësit aktiv, kështu që nuk këshillohet përdorimi i gjatë i tij.

Fluoroquinolone– janë antibiotikët klasikë që përdoren në rastet e infeksioneve të rrugëve urinare dhe rrethana të tjera, si për shembull në bronkit. Janë ilaçe shumë të efektshme por që mund të kenë efekte kolaterale të tipit gastroenterik, muskulor dhe neurologjik. Kësaj familje i përkasin ilaçet si ciprofloxacina dhe levofloxacina.

β-lactam: është një kategori shumë e madhe që përfshin klasa të ndryshme antibiotikësh, mes të cilave penicilinën dhe derivatët e saj. Përbërsit aktivë janë të shumtë, secili me përshkrimet e veta, dhe disa prej tyre mund të përdoren dhe për infeksionet urinare. Për të kufizuar fenomenin e rezistëncën bakteriale ndonjëherë lidhen me përbërës të tjerë aktivë që nuk i përkasin kësaj kategoria, si për shembull, amoksicilina me acidin klavulanik./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago