Laborator dhe Radiologji

Çfarë është angiografia, si funksionon dhe cilat janë rreziqet

Angiografia është një analizë radiologjike që të jep pamjet e arterieve, pra enëve që transportojnë gjaku nga zemra në inde, përmes rrezatimit jonizues si një radiografi.

Meqënëse enët e gjakut nuk shiheni qartë mjaftueshëm me një radiografi tradicionale, në rastin e angiografisë veprohet me injeksionin e një ngjyruesi special për ti evidentuar.

PËR ÇFARË SHËRBEN

Aniografia ju jep mundësinë:

Të nxirrni në pah pengesat e venave që ndalojnë fluksin normal të gjaku, dhe rastet më të shpeshta përfshijnë bllokimin e

arteriet koronare, shpesh të bllokuara për shkak të ateroskleroëz që ekspozon pacientin ndaj anginës dhe infarktit.

venat periferik si në rastin e arteriopatisë periferike,

emboli pulmonare, gjendje potenciale fatale

studimi i perfuzionit të organeve, siç ndodh për angiografinë renale

kërkimi i origjinës së një hemorragjike, si në rastin e aneurizmës cerebrale

PËRFITIMET E ANIOGRAFISË

Avantazhi më i madh i angiografisë është kryerja, pasi të jetë identifikuar problemi, ndërhyrjet terapeutike endovaskulare që synojnë zgjidhjen e patologjisë, gjatë ekzaminimit.

Kjo lloj qasje e quajtur angiografi ndërhyrëse përfaqëson sot aplikacionin më të zakonshëm të kësaj analize dhe krijon mundësinë e ndërhyrjeve të natyrave të ndryshme:

Pozicionimi i një stent, një proteze të vogël metalike që lejon rikualifikimin e një vene të bllokuar nga një pllakë aterosklertoike

Vendosjen e protezave për terapi me aneurizëm

Bllokimi i hemorragjisë në zhvillim përmes procedurave të embolizmit

Fibrinoliza lokale që lejon shpërndarjen e një trombi apo embolie.

Përgatitja për analizën
Para se të bëni analizën është e nevojshme të vlerësoni shëndetin e veshkave me disa analiza gjaku në bazë të nevojës bazuar në nevojën për të bërë injeksionin e mediumit të kontrastit.

Nuk duhet të keni ngrënë të paktën prej tetë orësh, ndërkohë që mund të pini
Informoni personelin mjekësor nëse merrni antikoagulantë
Informoni personelin nëse keni alergji
Informoni personelin nëse keni patologji të veshkave
Hiqni bizhuteritë
Zbrazni fshikëzën (urinoni)

RREZIQET
Angiografia në përgjithësi konsiderohet një procedurë shumë e sigurtë, megjithatë ka efekte anësore të vogla mjaft të zakonshme dhe ekziston një rrezik i vogël për ndërlikime serioze.

Rreziqet e ekzaminimit angiografik kanë të bëjnë me
Futjen e kateterit, e cila mund të shkaktojë”
Gjakderdhje dhe infeksione
Tromboza
Dëmtim të enëve të gjakut

Agjent kontrasti mund të shkaktojë
Dëmtim të veshkave, në pacientë që vuajnë prej tyre papo diabeti
Reaksion alergjik potencialisht të rëndë (anafilaksi)

Pas ekzaminimit rekomandohet të kontakohet mjeku i Urgjencës në raste se:
Gjakderdhja nuk ndalet
Dhimbje të rëndësishme
Shfaqje e shenjave të infeksionit
Fillimi i dhimbjes në gjoks
Shfaqje të shenjave anormale si zbehje, gjymtyrë të ftohte etj./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

2 days ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

4 days ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

1 week ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

3 weeks ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

3 weeks ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

3 weeks ago