Onkologji

Kanceri i pankreasit, 5 shenja që nuk duhet të neglizhohen

Si të diagnostikohet kanceri i pankreasit? Pankreasi është një gjëndër në formë dardhe që gjendet mes stomakut dhe shtyllës kurrizore.

Ajo ka një rol thelbësor për shëndetin, pasi kontribuon në metabolizmin e trupit, duke qenë përgjegjëse për prodhimin e një sërë lëngjesh që kërkohen për tretjen, siç janë dhe hormonet që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Si pjesa tjetër e organeve të trupit, mund të preket nga qelizat malinje që provokojnë kancerin e pankreasit, sëmundja e rrezikshme që mund të çojë në vdekje.

I njohur dhe si kancer ekzokrine, është shumë i përhapur tek meshkujt, por mund të shfaqet dhe tek gratë, sidomos tek mosha e madhe.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e saj, ekspertët thonë se konsumi i alkoolit, duhanpirja dhe faktorët gjenetikë janë të lidhura me shfaqjen e kësaj sëmundjeje.

Cilat janë simptomat e kancerit në pankreas?

Një nga arsyet që është e vështirë të kurosh këtë patologji është se në fazën e saj të parë nuk jep simptoma të arta, ose më mirë të themi që ka sinjale që mund të ngatërrohen me patologji të tjera më pak të rënda.

Pjesa më e madhe e simptomave të vërteta manifestohen vetëm kur tumori ka arritur përmasa të konsiderueshme, të aftë për të ndryshuar tretjen, funksionimin e mëlçisë dhe sistemeve të tjera që varen nga pankreasi.

Shumë shpesh “ky vrasës i heshtur” diagnostikohet kur nuk mbetet gjë për t’u bërë. Por lajmi i mirë është se sot shkencëtarët kanë arritur të izolojnë disa shenja që ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes.

DHIMBJET E LEHTA TË BARKUT
Dhimbja e barkut e shkaktuar nga kanceri i pankreasit ka një karakteristikë që e bën të veçantë nga ajo e shkaktuar nga faktorë të tjerë: kur personi anon para ndjen një lehtësim. Bëhet fjalë për një dhimbje të vazhdueshme që mund të ketë nivele të ndryshme intensiteti, duke reflektuar në shumicën e rasteve deri në kurriz.
Kjo simptomë shkaktohet nga përhapja e qelizave malinje në indet nervore të goditura, megjithëse zakonisht është e përhershme.

PROBLEME ME TRETJEN
Pa dyshim që kjo është një nga simptomat më të vështira për tu konsideruar si simptomë e kancerit të pankreasit,

Në çdo rast është shumë e rëndësishme t’i përmendim sepse janë mjaft të zakonshme në mesin e pacientëve të prekur nga kjo sëmundje, dhe shkaktohen nga një pengesë që bllokon qarkullimin e enzimave tretëse, përgjegjëse për tretjen e ushqimeve të rënda si proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet.

Për shkak të kësaj vështirësie personi mund të ketë kapsllëk, dhimbje, inflamacion dhe gazra.

LEKURA E VERDHE
Ngjyra e verdhë e lëkurës mund të shkaktohet nga rritja e nivelit të bilirubinës në gjak. Kur tumori është pozicionuar në krye të pankreasit, pacientët zakonisht vuajnë nga kjo simptomë që shoërohet me kruajtje të duarve dhe këmbëve. Kjo ndodh për shkak të bllokimit të kanaleve bilare që ka për detyrë të rregullojë këtë pigment.

RENIE E PAPRITUR NE PESHE
Kujt nuk do i pëlqente të binte shpejt në peshë? Do të ishte një mrekulli të ndodhte kjo pa asnjë sforcim. Por ama duhet të keni kujdes pasi shpesh pas rënies së papritur në peshë mund të fshihen sëmundje të rënda, dhe bëhet fjalë në fakt për një nga sinjalet kryesore të kancerit dhe patologjive të tjera kronike.

NDRYSHIMI I FEÇES
Duke qenë se tumori ndikon në enzimat tretëse, është e zakonshme të shihen një seri ndryshimesh dhe në feçe, gjë e cila të ndihmon të diagnostikosh këtë sëmundje.

Për shembull, duke pasur një tretje më të vështirë, substancat e tepërta do të jenë më të vështira për të dalë jashtë. Gjithashtu dhe për shkak të kohës që ka kaluar në organizëm kanë një erë më të rëndë se normalja.

Disa ekspertë thonë se vëzhgimi i këtyre detajeve ose sinjale të tjera, si gjakderdhja, rrisin mundësinë e diganostikimit në kohë për të trajtuar këtë kancer.

Nëse këto simptoma shfaqen në mënyrë të përsëritur duhet ti drejtoheni specialistit për të pasur analizat mjekësore të përshtatshme. Sigurisht problemi mund të ketë një tjetër origjinë, por të parandalosh nuk është kurrë një gabim, sidomos nëse ekzistojnë precedentë në familje./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago