Gastroeneterologji

Koprokultura tek fëmijët, dhe rëndësia në çerdhe, kopsht dhe shkollë

Koprokultura është një analizë biologjike që synon gjetjen e mikroorganizmave të veçantë në feçe. Në thelb ka qëllimin diagnostikues, por falë antibiotikut të mundshëm është i nevojshëm dhe për të zgjedhur mjekimin më të përshtatshëm për zhdukjen e patogjenit.

SI TË MERRNI FEÇEN E FËMIJËS
Feçja tek fëmija është detyrë e prindit, i cili duhet të ketë parsysh disa norma për të pasur një rezultat të duhur të koprokulturës.

Për të shmangur kontaminimin me urinën dhe detergjentë, dalja jashtë e fëmijës duhet të bëhet në një tip “vazoje” tërësisht e pastër. Ose si alternativë mund të vendosni përreth tualetit letër higjienike.

Feçen duhet ta merrni menjëherë me një spatul të përshtatshme dhe depozitojeni në enën e posaçme duke e mbushur deri në gjysmë. E rëndësishme është që të merrni kampionë nga tre katër pika të ndryshme të feçes, për mundësinë më të madhe të gjetjes së patogjenëve, si myk, gjak apo qelb.

Pasi ta keni marrë mbylleni me kujdes dhe vendosini emrin, mbiemrin dhe datën, duke e çuar më pas menjëherë në laboratorin e analizave. Si alternativë mund të rruhet në frigorifer por jo më shumë se 12/24 orë. Bakteret në fakt, mund të ngordhin dhe pH i feçeve mund të pësojë modifikime të rëndësishme.

Në ditët para bërjes së koprokulturës kini parasysh të mos përdoren laksativë, apo suposta. Dhe ndonjëherë është e nevojshme, gjithmonë sipas përshkrimit të mjekut të pezulloni kurimin me antibiotik (nëse fëmija është duke u kuruar)

Vetëm në raste të veçanta, si vështirësia për të marrë feçen tek foshnjet, kampioni fekal merret përmes tamponit rektal.

Materiali është mirë të grumbullohet në momentin akut të procesit infektiv, për të rritur mundësitë e izolimit të patogjenit e për këtë ndonjëherë kërkohet që në laborator të dërgohen tre kampione të mara në ditë të ndryshme.

Gjatë gjithë procedurës është mirë të përdorni doreza latex dhe në fund të lani duart me kujdes.

KUR KRYHET?
Mjeku mund të kërkojë koprokulturën për të zbuluar origjinën e simptomave të natyrës gastrointestinale që sugjerojnë një infeksion enterik, si për shembull diarrea akute apo kronike, dhimbje barku dhe meteorizëm i rëndë.

Koprokultura standarde përfshin kërkimin për Salmonelën, Shigelën dhe Campylobacter, (bakteri që shkakton helmim ushqimi tek njerëzit). Të gjitha këto janë baktere përgjegjëse për infeksionet e zorrëve të transmetuara përmes konsumimit të ujit apo ushqimeve të kontaminuara dhe që zakonisht lidhen me diarre, dhimbje barku, ethe dhe prani të mukusit ose qelbit në feçe (shumë rrallë në campylobaktere)

Mikroorganizma të tjerë që mund të gjenden në feçe, kur bëhet koprokulturë e zgjeruar janë Escherichia Coli Enteropatogjene (EPEC), Escherichia Coli enero-invazive (EIEC), escherichia coli enterotoksike (ETEC), Escherichia Coli O 157 (VTEC), vibrio (përfshi kolerën), aeromonas, bacili cereus (+toksina), stafilokoku aureus (+toksina), klostridiumi (+toksina), streptkoku dhe myku.

Pse kërkohet në çerdhe, kopshte dhe klasë të parë?

Në Shqipëri analiza e koprokulturës kërkohet nga të gjithë prindërit që çojnë fëmijët në çerdhe, kopshte dhe klasa të para, bazuar në rregulloren higjieno-sanitare nën ligjin 7243. Analiza kryhet pranë poliklinikave prej 1 korrikut të këtij viti dhe jo vetëm pranë ish- Drejtorisë së Higjienës. Kryerja e kësaj analize mbron fëmijët nga marrja e infeksioneve. Tek pacientët në moshë pediatrike koprokultura fokusohet tek kërkimi i rotavirusit, përgjegjës për gastroenteritet (diarrea dhe të vjellat). Pas moshës 5-6 vjeç studimi për rotavirusin nga koprokultura nuk këshillohet, pasi pacienti është pothuajse i imunizuar./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago