Sëmundje infektive

Bruceloza, sëmundja infektive që prek dhe njerëzit. Simptomat dhe trajtimi

Bruceloza është një infeksion që transmetohet tek njerëzit përmes kafshëve, e përshkruar për herë të parë në 1887 nga mjeku skocez David Bruce, që izoloi për herë të parë patogjenin përgjegjës.

Sinonime të tjera të brucelozës, sipas zonave gjeografike janë ethet malteze, ethet mesdhetare, ethet e Qipros, ethet e Gjibraltarit. Ajo është një nga sëmundjet infektive më të përhapura në botë sidomos në vendet e pellgut të Mesdheut, nënkontnentin indian dhe disa vende të Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Fatmirësisht rreziku i vdekjes është shumë i ulët.

Brucella: transmetimi dhe ngjitja

Bruceloza shkaktohet nga bakteret e llojit Brucella, në veçanti janë identifikuar tre nëntipe më të zakonshme tek infeksionet tek njeriu:
Brucella abortus,
Brucella melitensis,
Brucella suis.

Ato janë baktere gram-negative që shfaqen:
Në përmasa të vogla në formë sferike
Aerobe
Të palëvizshme
Pa kapsulë
Poziitive ndaj reaksioneve të oksidazës dhe katalazës

Brucella mund të prekin shumë kafshë të egra dhe shtëpiake, mes të cilëve bagëtinë, dhitë, delet, derrat, qentë, etj., dhe indirekt njerëzit.

Sëmundja infektive ngjitëse arrin tek njeriu në mënyra të ndryshme:

Konsumi i ushqimeve të kontaminuara si qumështi i papasterizuar dhe derivatet e tij si djathi i freskët, akullorja, gjalpi e pana. Shumë rrallë bakteret mund të transmetohen duke ngrënë mishin e infektuar krudo (të papërpunuar) apo pak të pjekur.

Kontakti direkt me kafshët e prekura, për shembull kur kanë plagë, qoftë dhe mikroskopike në lëkurë apo sklepa në sy.

Përmes ajrit. Brucella mund të gjendjen në ajër, si për shembull në stalla ku ka kafshë të prekura apo ambiente të tjera pune që janë në rrezik.

A e dini se janë disa kategori profesionesh që janë më të ekspozuara ndaj rrezikut të infeksioneve të brucella krahasuar me të tjerë, si për shembull: veterineri, mbarështuesi, kasapi, përpunuesit e qumështit, gjahtarët, punëtorët e thertoreve dhe mikrobiologët. Transmetimi nga njeriu i infektuar tek njeriu i shëndetshëm ndodh shumë rrallë, dhe ka shumë pak raste të dokumentuara të këtij lloji.

SIMPTOMAT
Bruceloza mund të shfaqet në formë akute ose kronike, pra të zgjasë në kohë. Nuk ka simptoma apo shenja klinike specifike, por simptoma të ngjashme me gripin, si:
Ethe
Të dridhura
Djersitje, me erë të keqe
Lodhje
Gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi
Humbje e lehtë peshe
Reduktim i humorit të mirë
Humbje oreksi
Dhimbje në muskuj dhe kyçe
Dhimbje koke
Diarre ose kapsllëk
Të vjella

Bruceloza ka një periudhë inkubacioni të ndryshueshme nga 2 në 4 javë. Fillimi klinik i infeksionit mund të jetë delikat dhe gradual me zhvillimin e simptomave brenda disa ditësh, por zakonisht sëmundja shfaqet me ethet.

Mirëpo në fillim ethet mund të jenë jo të rregullta, të herë pas hershme ose me ndërprerje dhe është e vështirë t’i atribuohet një shkak i caktuar,motivi për të cilin mjeku shpesh e fut në kategorinë e etheve me një diagnozë të pacaktuar.

KOMPLIKACIONET
Gjatë infektimit me Brucella çdo pjesë e trupit mund të preket, dhe në përgjithësi mundësia që infeksioni të përhapet rritet gjatë periudhës që kalohet nga ngjitja e tij në diagnozë, pra nisja e kurës së përshtatshme.
Organet që preken janë stomaku dhe zorrët, mëlçia dhe traktet biliare, kockat dhe kyçet e mëdha, truri, zemra, mushkëritë, sistemi gjenito-urinar, lëkura, sytë dhe qelizat e gjakut.

DIAGNOZA

Për të arritur një diangozë të saktë mjeku mbi të gjitha duhet të bëjë vizitën mjeksorë dhe të anemnezë të saktë mjekësore duke mbledhur të dhënat e pacientit lidhur me aktivitetin në punë, zonën gjeografike ku jeton dhe udhëtimet e mundshme në zona endemike, konsumi i ushqimeve potencialisht të prekura, simptoat dhe shenjat sugjeruese të infeksionit.

Analizat e gjakut në përgjithësi janë pak të nevojshme. Ndërkohë analizat e kërkuara në laborator janë ato të kulturës së gjakut dhe analizat sierologjike.

Kultura e gjakut përfshin marrjen e mostrave të gjakut të venave, rreth 5-20 ml sipas moshës së pacietit, e marrë në sterilitet të plotë dhe kur në ditët e para të sëmundjes, kur temperatura kalon 38 gradë Celsius dhe ka më shumë mundësi që brucella të jenë në gjak.

Megjithatë analiza sierologjike është më e përshtatshme dhe metoda më e përhapur është aglutinimi që bëhet në një epruvetë të quajtur Reaksioni i Vvright ose në mikropiastër.

Leximi i analizës sierologjike thotë se :
Prania e antitrupave IgM mbizotëron në formën akute të infeksionit
IgG dhe IgA janë më shumë të pranishme në format kronike të infeksionit.

Por mund të kërkohen dhe analiza të tjera si radiografi, ekografi, rezonancë magnetike etj.

TERAPIA
Terapia bëhet me antibiotik dhe duhet të fillojë menjëherë, sapo përcaktohet diagnoza. Antibiotikët më të zakonshëm që përdoren janë tetraciklinat, të cilat nuk merren kurrë vetëm, si monoterapi, por të bashkëlidhura me ilaçe të tjera antibiotike për një kohë jo më pak se 6 javë, për të parandaluar rishfaqjen në të ardhmen.

Kombinime të tjera antibiotikësh janë
doxycycline + rifampicin,
doxycycline + streptomycin.

Në gratë shtatzëna dhe tek fëmijët nën 8 vjeç Doxycycline (doksicilina) nuk mund të përdoret, pasi të sjellë keqformime të fetusit, apo pigmentim të dhëmbëve në rritje të fëmijëve (që marrin një ngjyrë të verdhë në kafe). Në raste të tilla është mirë të përdoren kombinime të tjera si cotrimxazole rifampicin, fluoroquinolone, aminoglukozid, si gentamicina.

Në prani të komplikacioneve neurologjike, si menigjiti, antibiotiku i duhur është kloramfenikoli, më efikas se tetraciklina, pasi është në gjendje të kalojë me lehtësi barrierën emato-encefalike dhe të penetrojë në tru.
Këshillohet të hidratoheni mirë, të pini shumë lëngje dhe kripëra minerale.

PARANDALIMI

Për njeriun nuk ka një vaksinë efikase kundër brucelozës, por disa norma parandaluese duhet të keni parasysh si:

Vaksinimi i kafshëve

Pasterizimi dhe sterilizimi i qumështit dhe derivateve të tij

Kontrolli periodik sanitar

Ndërsa për ata që punojnë me një rrezik të tillë përreth siç e përmendëm në fillim të shkrimit duhet të përdorin doreza për shembull gjatë mjeles apo asistencës në një lindje, sterlizimi i materialeve dhe stallave të kontaminuara. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago