Psikologji

Psikologji/ Sulmet e panikut, një rrufe në qiell të hapur

Një rrufe në qiell të hapur. Papritur pa asnjë arsye shpërthen një uragan ndjesish: rrahje të shpeshta zemre, dridhje, dispnea, ndjesi mbytjeje, dhimbje në gjoks, djersë të ftohta, sulme paniku, marramendje, të vjella, zvenitje, frikë nga humbja e kontrollit, dhe ndjesia e vdekjes. Këto përbëjnë atë që quhet SULMET E PANIKUT.

Shpesh personi që preket provon ti ‘menaxhojë’ duke vënë në lëvizje një seri sjelljesh mbrojtëse, si frymëmarrje e shpejtë, që në pjesën më të madhe të rasteve në fakt përkeqësojnë situatën duke e shtuar këtë ndjesi paniku.

SULMET E PËRSËRITURA TË PANIKUT

Ankthi i atij që vuan nga sulmet e panikut, ka gjithmonë një referim të “herës së parë” që lë një kujtim kaq të dhimbshëm, duke u bërë një shqetësim i përsëritur. Sulmet e panikut janë eksperienca të tmerrshme që të bëjnë të ndjehesh keq, duke shkaktuar ankth parashikues. Pacientët janë të gatshëm për gjithçka, vetëm të shmangin rikthimin e këtyre sulmeve.

Pacientët jetojnë në terrorin se sulmet e panikut mund të rikthehen duke vënë në lëvizje mekanizmat parandalues, që kanë tendencën të bëhen kaq të forta sa personi shmang çdo risi, çdo pa parashikim, çdo rast në jetë. Nuk është e rrallë pra shqetësimi se sulmi mund të përsëritet duke shmangur për shembull vendet publike ku nuk do ta kishte të vështirë të largohej në raste paniku (agorafobia).

Lexo edhe- Çfarë është Agorafobia?

Qoftë dhe një sulm i vetëm paniku sensibilizon personin ndaj sinjaleve të ankthit. E rëndësishme të theksohet është fakti se sulmet e panikut që vijnë pas të parit, shpesh nuk janë kriza të drejt për drejta ankthi, por kriza frike që riaktivizojnë ankthin e “herës së parë”. Pra, psikologët flasin për frikë nga frika. Fakti është që ankthi i “herës së parë” është ndjerë si “i padurueshëm” dhe “i paqëndrueshëm”. Kaq i padurueshëm sa nuk arrin as ta mendojë e jo më ta përmendë emrin në mënyrë të nënkuptuar (“Nuk dua të ndodhë më ajo gjë”, “Vetëm ta mendoj më bën të ndjehem keq”)

Ky lloj i veçantë frike (e njohur në literaturën shkencore me emrin anglez Anxiety Sensitivity) e çon individin në interpretimin si një kërcënim të rëndë për integritetin fizik dhe mendor dhe të reagojë në mënyrë të shqetësuar.

Ankthi që shfaqet e tremb personin duke nisur kështu një rreth vicioz që në kohë të shkurtër sjell Sulmin nga Paniku. Frikë nga frika, bashkë me efektet e padëshiruara të sjelljes mbrojtëse është kryesisht përgjegjëse për shfaqjen e sulmeve të reja të panikut, dhe vazhdimin e këtij shqetësimi.

ORIGJINA E TERMIT

Është interesant fakti që eksperienca e panikut është e lidhur ngushtë me etimologjinë e termit. Fjala “Panik” vjen nga greqishtja antike Zoti grek Pan. Emri Pan nga greqishtja “paein”, për të kullotur, por në fakt fjalë për fjalë pan do të thotë “gjithçka” sepse sipas mitologjisë greke Pan ishte fryma e të gjitha krijesave natyrale dhe kjo e lidh atë me pyllin, me humnerën dhe me thellësinë. Humnera,në një kuptim psikologjik korrespondon me atë që nuk është e njohur, pra çfarë lëviz nën vetëdijen tonë, dhe në fakt paniku ushqen pikërisht mjegullën që rrethon funksionimin tonë mendor.

Nga emri Pan vjen termi panik, dhe në fakt Zoti zemërohet me ata që e shqetësojnë dhe lëshon ulërima të tmerrshme duke provokuar frikën. Në disa rrëfime thonë se vetë Pan është parë të ikë nga frika e provokuar nga vetvetja, ashtu si personi që vuan nga sulmet e panikut tenton të arratiset nga frika e tij.

TRAJTIMI

Për fat të keq jo të gjithë e dinë që sulmet e panikut, nëse trajtohen siç duhet nga një psikoterapist, çon në reduktimin e simptomave në rreth 90% të rasteve të tij./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago