Endokrinologji

Noduset e tiroides, pse formohen dhe si trajtohen

Tiroidja është një gjendër në formë fluture që ndodhet në qafë poshtë laringut dhe prodhon dy hormonet tiroide triiodiotironina (T3) dhe tiroksinën (T4).

T3 dhe T4 sekretohen në gjak dhe transportohen në të gjithë trupin ku ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit, apo mënyrën se si organizmi përdor energjinë, mbajnë një temperaturë korrekte të trupit dhe favorizojnë funksionimin e trurit, zemrës, muskujve dhe organeve të tjera.

Noduset e tiroides janë një masë solide ose me lëngje që formohen në brendësi të gjëndrës. Klinkisht janë të rëndësishme për një sërë arsyesh pasi mund të shkaktojnë mosfunksionimin e tiorides, dhe në rastet më të rënda çojnë në tumorin e tiroides.

Pjesa më e madhe e noduseve nuk janë të rrezikshme dhe nuk kanë simptoma. Noduset janë më të shpeshta tek gratë dhe tek të moshuarit, dhe shpesh zbulohen rastësisht gjatë një kontrolli mjekësor. Të tjera mund të bëhen aq të mëdha sa të shihen dhe me sy të lirë.

SHKAQET

Një nodus i tiroides është një përhapje e indeve të gjendrës ose një kist me lëngje që formon një masë në tiroide.

Në përgjithësi nuk kanë simptoma por një nodus i madh mund të shkaktojë dhimbje, dhe ndërhyn në procesin e frymëmarrjes dhe gëlltitjes.

Shqetësimi mjekësor për noduset është në lidhje me natyrën e tyre kanceroze. Kanceri i tiroides ndodh në 8% të noduseve tek meshkujt dhe 4% tek femrat. Pra, mbi 90% e tyre janë beninje, jo kanceroze.

Në shumicën e rasteve në fakt është vështirë të gjendet shkaku, por shpesh shihet një farë tendence ndaj familjaritetit, ndërsa si shkaqe të tjera mund të përmendim:

Përhapja e tepërt e indeve normale të tiroides: nuk është e qartë arsyeja, por kjo lloj rritje që shpesh quhet adenoma tiroides, nuk është kanceroze dhe nuk konsiderohet e rëndësishme nëse nuk ka simptomat e bezdisshme të lidhura me madhësinë.

Kistet e tiroides: zgavrat cistike (formacione të mbushura me lëng) formohen kryesisht për shkak të proceseve të adenomës së tiroideve.

Inflamacion kronik i tiroides (tiroiditi): sëmundja e Hashimotos, shkaku më i zakonshëm i hipertioidizmit, mund të shkaktojë inflamaciuon dhe të bëhet shkak për rritje të noduseve.

SIMPTOMAT

Pjesa më e madhe e noduseve të tiroides nuk ka shenja apo simptoma dhe zbulohen në mënyrë rastësore gjatë një kontrolli rutinë apo vizite për shqetësime të tjera shëndetësore.

Në disa raste rritja e përmasave bëhet e dukshme nga jashtë, ushtron presion në rrugët ajrore dhe ezofag, duke shkaktuar bezdisje në fyt, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje.

Disa noduse prodhojnë sasi shtesë të tiroksinës, një nga hormonet e sekretuara të gjëndrës. Kjo rritje e kësaj sasie në qarkullim mund të shkaktojë shfaqjen e simptomave të hipertiroidizmit, si humbje peshe në mënyrë të pashpjegueshme, ndryshim të humorit, vështirësi në të fjetur, lodhje, intolerancë ndaj të ngrohtit, të dridhura, nervozizëm, ankth, puls të përshpejtuar dhe të parregullt.

KUR DUHET SHKUAR TE MJEKU

Edhe pse shumica e noduseve janë beninje, pra jo kanceroze, dhe nuk shkaktojnë probleme duhet një vlerësim nga mjeku për çdo fryrje të qafës, sidomos nëse ke probleme me gëlltitjen dhe frymëmarrjen.

Këshillohuni me mjekun tuaj edhe nëse keni simptoma të hipertiroidizmit, të cilat janë humbje e papritur e peshës pavarësisht se oreksi nuk ju mungon dhe hani më shumë, lodhje, shqetësime me gjumin, dobësi muskulore dhe nervozizëm.

DIAGNOZA

Pjesa më e madhe e noduseve të tiroides zbulohet gjatë një analize apo ekzaminimi rutinë. Mjeku kërkon një sërë analizash në laborator (analiza gjaku) për të kuptuar nëse nodusi është hiperfunksional (nodul “i nxehtë” që sekreton shumë hormone të tiroides) apo hipofunksional (nodul “i ftohtë” që nuk sekreton hormone).

Këto analiza janë të mjaftueshme për të përjashtuar ndonjë kancer të tiroides.

Analizat e gjakut
Mes analizave të gjakut më të zakonshme për të studiuar funksionimin e tiroides kujtojmë TSH, e cila shpesh vlerëson edhe praninë aktuale të hormoneve të antitiroides.

Ekografia
Ekografia e tiroides përdoret për të marrë një pamje të saktë morfologjike të tiroides dhe të vlerësojë nëse nodusi është solid apo cistik, si dhe përmasat e sakta të tij.

Por megjithatë, ekografia nuk të tregon nëse nodusi është malinj apo beninj. Por është i nevojshëm për të udhëzuar se ku duhet vendosur ageja e asprimit të qelizave nga nodusi. Kjo procedura quhet agoaspirim me biopsi eko-udhëheqëse.

Ekografia është një këqyrje absolutisht pa dhimbje, dhe mund të përdoret më pas për të monitoruar në kohë noduset e gjetura.

Skaneri
Skaneri i tiroides përdor sasi të vogla të jodit radioaktiv dhe një detektor special për të prodhuar një pamje të tiroides dhe për të vendosur funksionalitetin e saj (hiper apo hipo). Niveli i aktivitetit mund të japë indicie mbi ekzistencën ose jo të një kanceri të tiroides.

Në përgjithësi preferohet ekografia, por skaneri mund të jetë e nevojshme në rastet kur ka prova të qarta të hipertioridizmit.

Biopsia
Agoaspirimi që përmendëm më lart bëhet për biopsinë, ku përdoret një agë e butë për të marrë kampin qelizash apo lëngu nga nodusi. Kjo analizë përcakton noduset kancerore apo të dyshuara me një saktësi ekstreme.

TRAJTIMI

Trajtimi i noduseve të tiroides varet nga tipi i saj.

Ekspertët këshillojnë heqjen kirurgjike të tiroides në rastet e noduseve malinje apo qoftë dhe dyshimi për të. Pas heqjes kirurgjike mund të udhëzohet radioterapi me jod radioaktiv për të shkatërruar qelizat kanceroze të mbetura.

Zakonisht gjendra hiqet tërësisht ose pothuajse; pas ndërhyrjes është e rëndësishme ti nënshtrohen terapisë hormonale zëvendësuese për gjithë jetën. Pjesa më e madhe e kancerit të tiroides zbulohet herët dhe ka një prognozë të mirë.

Nodulet beninje monitorohen me ekografi çdo 6-12 muaj, përveçse një vizitë vjetore te endokrinologu. Nëse nodusi rritet, mund të jetë e nevojshme përsëritja e agoaspirimit. Edhe nëse nga biopsia mund të dalë sërish natyra beninje, mjeku mund të kërkojë heqjen me kirurgji në rastet e rritjes së madhe. Edhe noduset jokanceroze mund të kërkojnë heqjen për këtë arsye, pasi shkaktojnë probleme me gëlltitjen apo frymëmarrjen.

Noduset hiperfunksionale praktikisht nuk janë kurrë kanceroze por mund të shkaktojnë hipertiroidizëm./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago