Analiza e hemoglobinës së glikuar e njohur dhe si analiza e A1c është një analizë gjaku që jep të dhëna mbi nivelet mesatare të glicemisë në tre muajt e fundit.
Kjo analizë quhet edhe hemoglobina A1c, HbA1c apo hemoglobina e glikuar. Tek pacientët diabetikë kjo analizë përdoret shpesh për të treguar se sa është në kontroll patologjia, me fjalë të tjera është një udhëim i mirë mbi efikasitetin e modifikimit të stilit të jetës dhe ilaçeve që përdoren aktualisht; është vlerësuar se rreziqet e komplikacioneve të para të lidhura ME diabetin (retinopatia diabetike, nefropatia diabetike, neuropatia diabetike) reduktohet me rreth 3% çdo 1 mmol/mol të HbA1c (dhe pse kufijtë personalizohen gjithmonë në baze të karakteristikave të një pacienti të vetëm, duke balancuar avantazhet dhe rreziqet e çdo zgjedhjeje)
Analiza e hemoglobinës së glikuar mund të përshkruhet dhe si analizë diagnostikuese për diabetin dhe si analizë “screening” për personat me rrezik të lartë; futja si mjet diagnostikues u bë në 2011, apo kur OBSH e rekomandoi përdorimin duke vendosur si limit superior vlerën e 6.5% (48 mmol/mol).
Në analizën përfundimtare, përfaqëson analizën kryesore për menaxhimin dhe kontrollin e diabetit, pas matjes së glicemisë.
Analiza kërkonjë mostër gjaku për të cilën nuk është e thënë të jeni patjetër esëll, e cila mund të sugjerohet në rast se kërkohen parametra të tjerë në të njëjtën kohë. Sipas OBSH-së, mund të konsiderohet vlera e lartë kur është mbi 6.5%. Për ta bërë më të lehtë interpretimin mund ti referohemi tabelës më poshtë:
Analiza bazohet në lidhjen e glukozës me hemoglobinën, proteina që tek rruazat e kuqe siguron transportin e oksigjenit. Në organizëm rruazat e kuqe vijojnë të formohen e më pas të vdesin, duke jetuar për rreth 3 muaj. Analiza e glikatit pasqyron mesataren e nivelit të sheqerit në tre muajt e fundit.
Rezultati i analizës shprehet në përgjithësi si vlerë përqindje apo si përqëndrim: më i madh numri, më i madh niveli i glicemisë.
Në 2009 një komitet ekspertësh ndërkombëtarë rekomandoi analizën A1c si një ndër analizat në dispozicion për diagnozën e diabetit të tipit 2 dhe prediabetit, (intoleranca ndaj glukozës), ndërsa më herët përdorej vetem glicemia tradicionale për një qëllim të tillë.
Normale nën 5,7% (39 mmol/mol)
Prediabeti 5,7 – 6,4% (39-47 mmol/mol)
Diabeti 6,5% (48 mmol/mol) ose më e lartë
Siç shihet për formulimin e diagnozës së diabetit, çdo analizë kërkon konfirmimin e një matjeje të dytë.
Për më tepër analiza e glikatit nuk kërkon të jeni esëll dhe gjaku mund të merret në çdo kohë të ditës, dhe ekspertët shpresojnë që ky lehtësim të lejojë që më shumë njerëz ti nënshtrohen kësaj analiza, duke reduktuar numrin e rasteve të diabetit të padiagnostikuar.
Analizat janë të rëndësishme pasi diabeti në fazën fillestare nuk ka simptoma. Dhe pse asnjë analizë nuk është e përsosur, analiza e A1c dhe glicemia janë mjetet më të mira në dispozicion për të diagnostikuar diabetin, një sëmundje e rëndë e kronike e që po përhapet gjithnjë e më shumë. Këto analiza i japin mundësi mjekut të identifikojë dhe trajtojë diabetin para se të shfaqen komplikacione, si dhe të gjejë kurën për prediabetin, apo të parandalojë zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Prediabeti është faktor risku për diabetin e tipit 2 dhe të prekurit nga prediabeti duhet ti nënshtrohen analizave të paktën një herë në vit
Ajo që duhet të dimë gjithashtu është se ndonjëherë mund të flasim për rezultate të “rreme” të A1c, dhe bëhet fjalë tek personat që vuajnë nga anemia apo kanë gjakderdhje të madhe, ku rezultati del shumë i ulët. Ndërsa rezultati i lartë i A1c mund të dalë të personat me nivel të ulët të hekurit si në rastet e anemisë deficitare.
Në rast se keni vlera të larta mjeku në përgjithësi do ju sugjerojë mbi të gjitha të ndërhyni në stilin tuaj të jetës, që do të thotë të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të rregullt, dhe të humbni peshë nëse është e nevojshme, praktikoni rregullisht aktivitet fizik (OBSH sugjeron të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë) si dhe lini duhanin. / MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…