Gastroeneterologji

Hernia epigastrike/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Hernia në mjekësi është për të përcaktuar daljen e një organi nga vendi i saj natyral, ndërsa me hernie epigastrike (shpesh quhet dhe si hernia e vijës së bardhë) kuptojmë daljen e një zorre të barkut (veçanërisht yndyra omentale dhe sythe të zorrëve) në nivelin epigastrik, përmes një hapjeje të vogël të murit abdominal për shkak të dështimit të strukturës muskolo-fashale.

Pjesa anatomike e epigastritit është një nga nëntë pjesët që mund të ndajmë barkun. Posaçërisht barkun mund ta ndajmë në:
Hipokondriumi i djathtë
Epigastriumi ose pjesa epigastrike
Hipokondriumi i majtë
Ana e djathtë
Mesogastriumi, ose pjesa e kërthizës
Ana e majtë
Fosa iliake e djathtë
Hipogastriumi
Fosa iliake e majtë.

Epigastriumi përfaqëson kuadratin qëndror më të lartë, i vendosur mes fundit të sternumit dhe kërthizës.

SHKAQET

Hernia epigastrike mund të shfaqet tek personat e çdo moshe, që nga fëmijët e vegjël tek të moshuarit. Shkaku kërkohet tek dështimi i strukturës muskolo-fashale të mureve të barkut që mund të favozirohet nga
Dobësia e brendshme e muskujve të zorrëve në nivelin epigastrik, gjendje që favorizon shfaqjen e ehernies që nga fëmijëria e hershme;
Operacion i mëparshëm kirurgjik në bark që çon në dobësi mtë shenjës kirurgjikale. Një hernie që shfaqet pas një ndërhyrje kirurgjikale në vendin ku është bërë operacioni quhet laparocele.;

Obezitet i madh
Shtatzëni

Sforcime të shpeshta të me shtypje të barkut apo lëvizje pozicionimi (tkurrja e muskujve të mureve të barkut dhe diafragma çon në rritjen e presionit në zgavrën e barkut duke mbajtur frymën). Kjo ndodh gjatë një aktiviteti të punës, ngritje peshash, kollitje e shpeshtë dhe kapsllëk (kur sforcoheni shumë për të nxjerrë feçen jashtë).

SIMPTOMAT

Hernia epigastrike është një gjendje shpesh pa simptoma, dhe mund të mbetet e tillë për disa kohë deri në shfaqen e komplikacioneve.

Në rastin e hernies me simptoma më të zakonshmet janë prania një ënjtje të vogël pa dhimbje, që mund të kalojë pa u vënë re.
Me kohën dhe në mungesë të një trajtimi hernia ka tendencën të rritet dhe të ketë simptoma si:
Ndjesi tensioni dhe bezdisjeje kur qëndron drejt apo në pozicione të veçanta,
Dhimbje goditëse,
Shfaqja e kapsllëkut (pasi çdo unazë e zorrëve me hernie e ka më të vështirë të shtyjë para përmbajtjen)

Në fazën fillestare hernia mund të reduktohet me një manovër manuale nga mjeku (ndonjëherë edhe nga vetë pacienti) që e çon në pozicionin e saj pjesën e zorrës të prekur nga hernia. Por me kalimin e kohës kjo manovër bëhet më e komplikuar.

KOMPLIKACIONET

Komplikacionet më të mëdha të hernies epigastrike janë:
“burgosja” e Hernies në pamundësi për t’u zvogëluar dhe pengimin e mëvonshëm të zorrës në mos kanalizimin e gazrave dhe feçes,

Mbytja e hernies: një urgjencë e vërtetë kirurgjikale me një rrezik të lartë vdekje nëse nuk ndërhyhet menjëherë.

DIAGNOZA

Diagnoza e hernies epigastrike bazohet në anamnezën dhe ekzaminimin objektiv gjatë një vizite të përgjithshme te mjeku, ndjekur dhe nga analizat.

Me anamnezën mjeku i bën një seri pyetjesh pacientit, për të ndërtuar historikun klinik së fundmi dhe në të shkuarën të të sëmurit, si për shembull koha që ka kaluar nga shfaqja e enjtes në nivelin epigastrik, prani të dhimbjes, prania e simptomave të tjera të veçanta, tendenca e kapsllëkut etj.

Ekzaminimi objektiv synon të njohë simptomat subjektive të pacientit dhe shenjat objektive. Duke identifikuar hernien dhe duke e ndjerë atë pacientit i kërkohet të bëjë kollitke të vogla, për të aktivizuar shtypjen e barkut dhe për të shtyrë hernien drejt gishtit të mjekut, duke konfirmuar praninë e saj.

Gjithmonë përmes palpimit mund të përcaktohet madhësia e portës herniale, ose madhësinë e difektit të murreve përmes së cilës zora ka tendencën të dalë.

Për të përfunduar procesin e diagnostikimit dhe për të përcaktuar karakterin e hernies, dhe në përfundim të një ndërhyrjeje kirurgjikale mjeku kërkon një ekografi apo një tomografi të barkut. Ky ekzaminim përcaktuar në mënyrë të detajuar llojin e hernies, duke e individualizuar në madhësi dhe portën herniale dhe strukturën e hernies. Ky ekzaminim bëhet dhe në rastet e urgjencës për hernien epigastrike.

TRAJTIMI

Si për llojet e tjera të patologjisë herniale, hernia epigastrike kur zhvillohet nuk mund të zgjidhet përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Në pjesën më të madhe të rasteve sidomos kur janë pa simptoma mbahet një protokoll që quhet “watch and wait” (pritje me vigjilencë), duke mbajtur hernien në vëzhgim.

Ndërhyrja kirurgjikale ka të bëjë me një prerje të vogël në nivelin epigastrik dhe me ekspozimin e zorrës ku ndodhet hernia, që përmes manovrave specifike ripozicionohet në vendin e saj natyrale, brenda zgavrës së barkut. Periudha e pushimit pas ndërhyrjes në përgjithësi është një muaj e më pas vijon aktivitetin e përditshëm./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago