Gastroeneterologji

Gastroskopia, çfarë duhet të dimë për ekzaminimin e aparatit tretës

Termi endoskopi i referohet një teknike diagnostikuese të përdorur për të parë më afër në brendësi organe specifike të trupit. Tubi në pjesën e sipërme të aparatit tretës është pjesa fillestare e traktit gastrointestinal që përfshin ezofagun, stomakun dhe duodenin.

Ezofagu është ai që çon ushqimin nga goja drejt stomakut dhe zorrës së vogël ku tretet. Ndërkohë gastroskopia është një procedurë ku një tub fleksibël i gjatë dhe i hollë (që quhet endoskop) vendoset në gojë e më pas drejtohet me një burim të vogël drite dhe një videokamerë në ekstremitetin e tij i jep mundësi mjekut të shohë pamjet në kohë reale në monitor përmes këtij mjeti.

KUR DUHET BERE

Gastroskopia mund të kërkohet gjatë procedurës diagnostikuese që vjen nga prania e:

Djegieve në stomak, apo nauzea/të vjella kronike
Dhimbje stomaku
Vështirësi në gëlltitje (disfagia)
Feçe e zezë apo gjak në feçe
Humbje peshe pa arsye të ditur
Dyshim i ulçerës peptike
Dyshim i kancerit të ezofagut apo stomakut.

Mund të kërkohet dhe në formën e follow-up pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në stomak.

ANESTEZIA DHE QETËSUESI

Gastroenterologu mund ti japë një qetësues pacientit për ta relaksuar, por do të mbetet zgjuar për të bashkëpunuar gjatë gastroskopisë.

Në gojë do të sprucohet një anestezik lokal, ose do të kërkohet të bëhet gar-gar me anestezik, për të reduktuar bezdisjen gjatë kalimit të endoskopit dhe një mjet të posaçëm që ndihmon në mbajtjen hapur të gojës.

Ndryshe nga disa vite më parë, sot është mundësia të paktën në disa spitale dhe qendra shëndetësore të kryhet ekzaminimi në gjendjen e qetësisë, apo vënies në gjumë përmes marrjes së disa ilaçeve hipnotike (që të vënë në gjumë) apo analgjezikë (që heqin ndjesinë e dhimbjes).

Në këto raste qetësuesi merret pak para nisjes së ekzaminimit dhe përfundon po me të. Falë disa ilaçeve aktualisht, me veprim të shkurtër, efekti del shumë shpejt (10-30 minuta) dhe nuk kërkon shtrim në spital.

SI BËHET GASTROSKOPIA

Pjesa më e bezdisshme e ekzaminimit mund të jetë vendosja e endoskopit, kur mjeku do i kërkojë pacientit ta gëlltisë për të favorizuar rënien e tij në stomak. Gjatë ekzaminimit mjekët bëjnë gjithçka është e mundur për të mbajtur në kontroll tensionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe nivelin e oksigjenit në gjak.

Duke vendosur ngadalë dhe me vëmendje endoskopin do të futet dhe ajër në brendësi, për ti dhënë mundësi gastroenterologut të shohë më mirë.

Gastroenterologu do të përdorë endoskopin për të parë nga afër problemet që kërkojnë vlerësimin, një diagnozë apo një terapi. Në disa raste është e nevojshme të merret një kampion indesh që do të ekzaminohet në mikroskop në një moment të dytë. Kjo procedurë merr emrin e biopsisë, dhe në këtë ndërhyrje megjithatë nuk ka dhimbje. Në raste të tjera endoskopia përdoret për të kuruar një problem, si për shembull ulçera.

PAS GASTROSKOPISË

Kur përfundon procedura pacienti transferohet në një dhomë ku mund të marrë veten gradualisht, deri në zhduken e efektve të anestezisë si dhe do i jepen informacionet e nevojshme për ditët në vijim. Zakonisht këshillohet të shoqërohet nga dikush që të çojë pacientin në shtëpi pas gastroskopisë.

RREZIQET E GASTROSKOPISË

Literatura në dispozicion tregon se endoskopia është një ndërhyrje e sigurtë që kërkon zakonisht 15 apo 20 minuta për tu kryer. Pas gastroskopisë fyti mund të jetë pak i bezdisshëm dhe mund të ketë një enjtje të lehtë të stomakut apo abdominalit të shkaktuar nga ajri. Në përgjithësi këto simptoma zhduken për 24 orë.

Marrja e qetësuesve mund të sjellë një vështirësi të lehtë të përqëndrimit, ndoshta e lidhur me lodhje në orët që pasojnë ekzaminimin.

Dhimbja e fytit është absolutisht normale disa ditë pas ekzaminimit por rekomandohet ti drejtoheni urgjencës në rast se keni dhimbje të forta barku, feçe te ërrët, mungesë frymëmarrjeje, temperaturë të lartë dhe villni gjak. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Studimi: Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur rrit rrezikun e atakut në zemër

Sëmundja e mëlçisë së dhjamosur është e rrezikshme për zemrën, si dhe për mëlçinë, thotë…

6 days ago

Ushqime që duhet t’i shmangni kur merrni antibiotikë

Antibiotikët janë thelbësorë në trajtimin e infeksioneve bakteriale, por për të ushtruar plotësisht efektin e…

1 week ago

5 këshilla të dobishme për vendosjen e kufijve me gjyshërit

Me gjithë emocionet që sjell ardhja e një foshnje të re, vendosja e pritshmërive dhe…

2 weeks ago

Kujdes! Instruktorë fitnesi me inteligjencë artificiale shesin përfitime joreale

Nëse përdorni mediat sociale, ndoshta i keni parë video të rafinuara fitnesi që premtojnë transformime…

3 weeks ago

Çfarë është hantavirusi dhe si përhapet?

Hantavirusi, një sëmundje e rrallë që zakonisht shkaktohet nga ekspozimi ndaj urinës ose jashtëqitjes së…

3 weeks ago

Kërko! Merr ndihmën dhe mbështetjen që të nevojitet pas lindjes !

Thuhet se duhet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë, por “fshati” duket…

4 weeks ago