Dermatologji

Herpes në buzë apo ethet? Pse shfaqen dhe si kurohen

Herpesi në buzë (i njohur gjerësisht si ethet në buzë) është një sëmundje infektive që ndodh shpesh në buzë, mishrat e dhëmbëve apo pjesë të tjera të gojës. Ajo shkaktohet nga virusi Herpes simplex, nga i cili njihen dy shtame: VHS-1 (Herpes i buzës) dhe VHS-2 (herpes gjenital). Lezionet shfaqen në formën e vezikulave.

Infeksioni i parë herpetik shfaqet në fëmijëri, por virusi mbetet i fshehtë në nervin trigeminal.

SHKAQET

Pas zhdukjes së simptomave të infeksionit të parë, virusi mbetet i fshehtë në trupin njerëzorë, dhe kur riaktivizohet prodhon lezione të reja vezikulare të quajtura “ethe”,

Infeksioni, në prani të këtyre lezioneve, është shumë i lehtë, dhe mjafton vetëm kontakti fizik. Por megjithatë nuk është sëmundje me karakter të trashëgueshëm.

Edhe objektet që kanë qenë në kontakt me vezikulën mund të transmetojnë herpesin shumë lehtë. Pra bëhet fjalë për objekte të përditshme të personit, si peshqiri, balsami i buzëve, brisku rrojes etj. Sipas OBSH-së, virusi VHS-1 prek rreth 3.7 miliardë njerëz nën 50 vjeç në botë.

Faktorët e rrezikut
Aktivizimi i virusit ndodh për faktorë të ndryshëm, si për shembull”
Sistemi i dobët imunitar
Djegie të rënda
Trajtime kemioterapike

SIMPTOMAT

Herpesi mund të shfaqet në forma të lehta apo të rënda, ose infeksioni mund të jetë asimptomatik. Simptomat e para shfaqen në përgjithësi 1-2 javë pas infeksionit dhe zgjasin nga 7 deri në 15 ditë.

Simptomat më të zakonshme janë:
Ndjesi shpimi përreth buzëve, që zakonisht i paraprin shfaqjes së lezionit
Ndjesi nxehtësi dhe ënjtje në buzë
Kruarje ose trashje
Shfaqja e vezikulave në përgjithësi mes buzës dhe lëkurës
Shfaqja e kores. Vezikulat mund të bashkohen e të plasin, duke hequr lëngun dhe duke lënë një kore.

Infeksioni mund të shfaqet dhe me shqetësimet e grykës apo linfonode të fryra.

PSE VIRUSI RIAKTIVIZOHET?

Pas shfaqjes së parë virusi mund të riaktivizohet për arsye të ndryshme:
Mbrojtje e ulët e sistemit imunitar
Stresi
Ekspozim i gjatë në diell
Cikli menstrual
Ndryshimet hormonale
Temperaturë e lartë

DIAGNOZA
Mjafton vetëm ekzaminimi fizik. Në rastet kur lezione t janë shumë të përhapura i nënshtrohen analizave diagnostikuese. Më e zakonshmja është ajo e kulturës së vezikulës në fazën fillestare të infeksionit.

TRAJTIMI

Për herpesin e buzëve ka dy lloj trajtimesh. Trajtimi topik që ka të bëjë me aplikimin e kremit antiviral në zonën e prekur. Madje është më efikas nëse aplikohet që në shfaqjen e simptomave të para.

Kur është i nevojshëm jnë trajtim në nivelin sistemik, mund të përdoren të njëjtët antiviralë, por në formën e kokrrave.

Ilaçet më të përdorura janë:
Aciclovir.
Famciclovir.
Valaciclovir.

Analgjezikët në fakt, ndihmojnë për qetësimin e bezdisjes që sjellin simptomat.

DISA KËSHILLA

Shmangni ndarjen e objekteve personale me një person që është i prekur nga herpesi i buzëve.

Shmangni puthjet, edhe pse vezikula mund të jetë e mbuluar me kore

Mbani buzët të hidratuara për të shmangur tharjen e tyre

Ndiqni një regjim ushqimor të shëndetshëm/ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: herpesi buze

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago