Categories: Alergjite

Astma infantile, shkaqet dhe diagnoza

Astma infantile është një patologji e shpeshtë dhe kronike tek fëmijët. Sipas statistikave, ajo prek 5-15% të popullsisë infantile, me një incidencë në rritje gradualisht.

Bëhet fjalë për një inflamacion të rrugëve të ajrit, që sjell vështirësi në frymëmarrje, kollë, frymëmarrje me zhurmë ose fishkëllime dhe ndjesinë e mbytjes. Shpesh është e lidhur me alergjitë dhe kjo është një ndër arsyet për të cilat fëmijët preken më shpesh. Për shembull, është e zakonshme që një fëmijë azmatik të jetë alergjik ndaj poleneve ose merimangave.

SHKAQET

Siç e thamë më lart, astma infantile konsiston në inflamacionine rrugëve të ajrit, një sëmundje që shfaqet në formën e krizës së frymëmarrjes. Pjesa më e madhe e fëmijëve azmatikë shfaq krizat e para brenda moshës 4 vjeç. Inflamacioni ekziston dhe rëndohet gjatë krizave me një përkeqësim të menjëhershëm të simptomave. Mund të shohim se më shumë se gjysma e azmatikëve është alergjik ndaj ndonjë substance, si polenat apo merrimangat, që shërben si shkak për shpërthimin e krizave.

SIMPTOMAT

Astma shfaqet në përgjithësi me vështirësi në frymëmarrje dhe ndjesinë e kongjestionit në gjoks. Fëmijët që vuajnë kanë tendencën të kenë një kollë të vazhdueshme që përkeqësohet gjatë sëmundjes së të ftohurës ose stresit.

Ajo që e identifikon është frymëmarrja e zhurmshme. E rëndësishme është të kujtojmë që çdo pacient është i ndryshëm dhe simptomat mund të jenë sipas rastit. Nga ana tjetër, duke qenë se janë të lidhura me alergjitë, astma ndjek një model tipik sezonal.

Nis në fillim të vjeshtës, momenti më delikat për fëmijën që korrespondon me nisjen e shkollës dhe ndryshimet e temperaturës; dhe në pranverë me shtimin e poleneve në mjedis, një nga alergjenët kryesor për të rritur dhe fëmijë.

KOMPLIKACIONET

Nëse disa fëmijë mund të kufizohen tek simptomat e zakonshme, disa të tjerë mund të kenë dhe komplikacone. Rasti më i shpeshtë është që astma infantile provokon shqetësime të gjumit për shkak të frymëmarrjes me vështirësi.

Për më tepër, çdo lloj infeksioni respirator, ka tendencën të zgjidhet më ngadalë. Fëmiëj azmatikë lodhen më me lehtësi dhe mund të kenë probleme në lojëra apo sport.

DIAGNOZA

Astma infantile mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, sidomos tek fëmijët nën 5 vjeç. Ka sëmundje të tjera me simptoma të ngjashme me ato të astmës, si riniti, bronkioliti dhe sinuziti.

Ndër provat diagnostikuese më të përdorura është spirometria që vlerëson funksionin e mushkrive. Nëse ky ekzaminim nuk arrrin në përcaktimin e diagnozës, mund të kërkohet dhe vlerësimi i monoksidit të azotit (NO) që del jashtë me frymëmarrjen.

KËSHILLA

Duke ditur se simptomat e astmës janë të ngjashme me sëmundjet e etjera që përmendëm më sipër, duhet të kujdesemi ti shpjegojmë si duhet pediatrit situatën dhe që fëmija të diagnostikohet në mënyrë korrekte. Në këtë mënyrë do të jetë më korrekt dhe trajtimi për të shmangur kompromentimin e fëmijrësisë së fëmijëve tanë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago