Laborator dhe Radiologji

Anoskopia/ Çfarë është dhe pse duhet ekzaminimi i rektumit

Anoskopia është një teknikë që përdoret për të inspektuar në brendësi të anusit, kanalit anal dhe pjesët fundore të rektumit. Pra, specialisti vlerëson traktin final të aparatit tretës.

Pajisja e nevojshme për të bërë këtë ekzaminim quhet anoskop, një tub i butë dhe fleksibël që futet në anus. Zakonisht shoqërohet me një llampë alogjene që shërben për të ndriçuar zonën.

Anoskopia mund të shërbejë dhe për qëllime të tjera si për një biopsi, pozicionimin e lidhjeve elastike. Por funksioni i saj kryesor mbetet diagnoza e kancerit të zorrës së trashë dhe patologji të tjera.

KU KONSISTON ANOSKOPIA

Mbi të gjitha, ekipi mjekësor informon pacientin mbi teknikën që do të ndiqet. E rëndësishme është të dihen alergjitë e mundshme, ilaçet që merr pacienti etj. Këshillohet që procedura të paraprihet nga një klizmë apo laksativ për të lehtësuar analizën e traktit të rektumit.

Kur pacienti të ketë marrë pozicionin korrekt, mjeku nis ekzaminimin fizik të rektumit. Në këtë mënyrë ai vlerëson gjendjen e sfinkterit. Gjithashtu inspektohet dhe pjesa e jashtme e anusit për të gjetur lezione të mundshme.

Pasi përdoret një solucion detergjenti në zonë, vendoset anoskopi. Procedura nuk kërkon anestezi pasi nuk shkakton dhimbje. Në rastet e biopsisë mund të ketë një dhimbje apo hemorragji të lehtë. Pacienti pas ekzaminimit mund të kthehet pa problem në shtëpi.

Rezultatet e analizës dalin direkt pasi bëhet fjalë për një teknike me pamje. Nëse kërkohet biopsi atëherë do të duhen disa javë.

KUR KËRKOHET ANOSKOPIA?

Siç e thamë anoskopia është një teknikë që të jep mundësinë të shohësh në brendësi të rektumit. Pra kërkohet kur pacienti ka ndryshime në këtë zonë. Shqetësimet më të zakonshme kur kërkohet kjo analizë janë:
Polipet
Absezet
Tumore të rektumit
Virusi i Papilomës njerëzore, ose HPV
Dhimbje të tjera të rektumit
Çarje që mund të shkaktojnë dhimbje dhe hemorragji
Hemorroide të dhimbshme dhe me gjak.

Specialisti mund të kërkojë anoskopinë kur nevojitet një biopsi e rektumit apo një lidhje elastike si trajtimi ndaj hemorroideve.

Por ka disa gjendje kur ajo nuk këshillohet, si për shembull gjatë një krize hemorroidesh apo një infeksioni.

AJO QË DUHET TË MBANI MEND

Në rast se ekzekutimi i ekzaminimit bëhet gabim, pacienti mund të ketë dhimbje intensive dhe të vazhdueshme, hemorragji, temperaturë dhe ethe, inflamacion të zonës. Në këto raste duhet shkuar sërish te mjeku, dhe shmangni absolutisht vetëmjekimin./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Regjimi ushqimor MIND për një tru të shëndetshëm

Regjimi ushqimor MIND (Mediterranean-DASH Intervention for Neurodegenerative Delay ) është një model i të ngrënit…

3 weeks ago

Studimi i fundit, përfitime apo rreziqe nga “intermittent fasting”?

Në anglisht njihet me termn "Intermittent fasting", pra agjërim me ndërprerje dhe është një ndër…

1 month ago

TË NJOHIM ILAÇET/ Adalimumab për artritin, çfarë duhet të dimë?

Adalimumab është përbërës aktiv në klasën e imunosupresantëve dhe frenuesve të faktorit alfa të nekrozës…

2 months ago

PSIKOLOGJI/ Vetërregullimi i emocioneve, të heshtësh kur ke shumë për të thënë

Teoria e Vetëvendosjes njihet ndërkombëtarisht si SDT, pra procesi i rregullimit integrues të emocioneve. SDT…

2 months ago

Çfarë është Hepatiti B? Këshilla për parandalimin dhe trajtimin

Hepatiti B është një infeksion serioz i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B…

2 months ago

Depresioni tek adoleshentët, si ta njohim dhe të ndihmojmë?

Depresioni tek adoleshentët (mosha 13-17 vjeç) është një çrregullim serioz shëndetësor. Është më shumë sesa…

2 months ago