Nena dhe Femija

Defekti “Buzëlepur” tek foshnjet, shkaqet dhe trajtimi

Bëhet fjalë për një defekt të lindur që shpesh quhet buzëlepur, buzëhapur, të buzës së sipërme që në vendet në zhvillim është më e shpeshtë.

Fëmijët e prekur nga ky defekt e kanë buzën e sipërme të ndërprerë në një apo dy pika, një ndërprerje që krijon një formë prerje.

Shpesh nevojiten më shumë se një ndërhyrje kirurgjikale dhe për kët rruga klinike është e gjatë, por prognoza e buzës lepur në përgjithësi është e mirë.

Fëmijët, nëse i besohen një ekipi kompetent mjekësh në përfundim të kurës do të kenë jë fytyrë normale dhe do të jenë në gjendje të flasin dhe ushqehen në mënyrë korrekte.

SHKAQET

Ky defekt i lindur është shkaktuar nga një ndryshim i procesit të bashkimit të tre strukturave embrionale:
Dy proceset e nofullës (anësorë)
Procesi fronto-nazal (medial)

Bashkimi i këtyre tre strukturave ndodh mes javës së 5 dhe të 7 të gestacionit, dhe formon pjesën e përparme të fytyrës, mes të cilave dhe buzën e sipërme dhe qiellzën.

Nëse dështimi apo bashkimi i ndryshëm bëhet në një nga dy pikat sëmundje do të jetë e njëanshme, nëse ka të bëjë me të dyja atëherë ndodh në të dy anët.
Shkaqet e dështimit apo bashkimi ndryshëm i këtyre tre proceseve nuk janë ende të njohura, por mendohet se përfshihen faktorët gjenetike dhe mjedisorë ndaj të cilave ekspozohet nëna gjatë shtatëzenisë.

Mes faktorëve të riskut kujtojmë:
Duhanpirja dhe alkooli,
Obeziteti,
Mosha e madhe
Diabeti
Mungesë e acidit folik,
Sëmundjet infektive,
Marja e disa ilaçeve si acidi valproik po metotreksati.

Klasifikimi
Në bëzë të seriozitetit të sëmundjes ka tre forma të buzës lepur:
E plotë: një si çarje që përshkon gjithë buzën e sipërme, përfshin lëkurën mbivendosëse dhe shtrihet deri në dyshemenë e hundës.

Jo e plotë: prerja përfshin buzën e sipërme në të gjithë trashësinë e saj, por nuk prek lartësinë.

E rrëmbyer: në këtë rast lëkura dhe indi nënlëkuror është i paprekur , dhe rezulton i prekur vetëm muskuli orbikular.

SHENJAT, SIMPTOMAT DHE KOMPLIKACIONET

Shenja e menjëhershme e dukshme tek fëmijët me buzën lepur është prania e një apo dy çarjeve në buzën e sipërme (sipas defektit të strukturës embrionale)

Një nndryshim tjetër thjesht estetik i këtyre fëmijëve bëhet dhe në hundë, ku defekti i strukturës embrionale ka prekur skajin e poshtëm të hundës, që zhvendoset jashtë me anën e hundës. Për pasojë maja e hundës është e rrafshët dhe e zgjeruar.

Problemet kryesore tek fëmijët me buzën lepur përfshijnë:

Vështirësi në ushqyerje, që përfshin latantët dhe fëmijët më të rritur që nuk janë kuruar, pasi pjesa e sipërme e buzës përfshihet dhe në ngrënien e ushqimit dhe thithjen e qumështit të nënës.
Ndryshim të dhëmbëve: dhëmbët e fëmijëve të tillë janë anormal dhe kanë tendencën të formojnë kariesin.
Probleme gjuhësore, vështirësi në artikulimin e fjalëve.

DIAGNOZA

Falë metodave të “screening” prenatal që përdoren sot, mund të diagnostikohet buza lepur para se të lindë fëmija, falë një ekografie të thjeshtë të bërë gjatë tremestrit të dytë të shtatzënisë.

TRAJTIMI

Terapia kirurgjikale këshillohet të bëhet që nga muaji i tretë i jetës i fëmijës për të pasur rezultate estetike më të mira.
Në foton e mëposhtme mund të kuptoni më mirë si bëhet ndërhyrja kirurgjikale.

Ndërhyrjet mund të jenë më shumë se një, në bazë të seriozitetit të keqforimit. Në rastet kur defekti është bilateral ka nevojë për dy ndërhyrje, pasi çarjet rregullohen një nga një në dy seanca kirurgjikale me një hark kohor të paktën një javë nga njëra-tjetra.

Një ndërhyrje e mëtejshme kirurgjikale mund të jetë e nevojshme nëse ka ndërhyrë në zhvillimin anatomik të hundës.

Pas ndërhyrjes është e rëndësishme vëmendja tek fëmija që të mos e fërkojë plagën për të shmangur hapjen e qepjeve. Për më tepër fëmijët duhet të ndjekin një dietë me lëngje, për të kaluar pastaj me një dietë ushqimore gjysmëlëngje për të nisur një regjim ushqimor normal gradualisht.

Përveç kirurgut specialistë të tjerë që ndjekin fëmijën me buzët lepur janë:
Dentisti, që zgjidh problemet e lidhura me dhëmbët e fëmijës
Logopedi, bashkëpunon për të zgjidhur problemet e fonimit tek fëmija.

SI DUHET TË USHQEHET ME QUMËSHT?

Specialistët thonë se derisa të kryhet ndërhyrja kirurgjikale pozicioni më i mirë për të ushqyer fëmijën me gji është ai që quhet “si topi i regbisë” (poshtë në foto)

Ky pozicion parashikon që fëmija të shtrihet në një jastëk nga e njëjta anë e gjoskit ku do të ushqehet dhe mbështetet nga krahu i nënës duke e vendosur dorën nën qafën e foshnjës. Me doreën tjetër mund të ndihmojë fëmijën duke e mbajtur të mbyllur çarjen./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: buzëlepur

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago