Categories: Psikologji

PSIKOLOGJI/ Keni dëgjuar për Mobbing, sjelljen persekutuese në punë?

Mobbing është një sjellje armiqësore dhe persekutuese ndaj një punonjësi apo kolegu pune, me qëllim që ta margjinalizojë atë apo ta privojë nga funksionet që ushtron në kompani.

Protagonistët e mobbing janë dy: pjesa aktive (mobber) dhe viktima (i mobbizuari)

Baza e dinamikës së këtij fenomeni konsiston në një sjellje bezdisëse psikologjike ose ngacmimi që ka si synim izolimin e viktimës, duke e penguqar të bëjë aktivitetin normal të punës.

Mobbing mund të dallohet
Horizontal: i bërë nga kolegët për motive të ndryshme, mes të cilave një konkurrencë, karriera, zilia apo racizmi, kultura, feja e politika.
Vertikal:i kryer nga punëdhënësi apo shefat ndonjëherë për të detyruar punonjësit deri në atë pikë sa të japin dorëheqjen nga puna.

Kjo formë e margjinalizimit përfaqëson një nga shkaqet kryesore të stresit në mjedisin e punës dhe mund të ketë pasoja shumë të dëmshme si për shëndetin e personit, si ankth, panik, izolim, depresion, dhimbje koke etj.

Punonjësi, viktima e mobbing mund të zhvillojë patologjie të vërteta fizike dhe psikologjike.

PËRKUFIZIMI PËR MOBBING

Mobbing vjen nga folja angleze “to mob”, që do të thotë “të sulmosh masivisht”. Në transponimin e saj në mjedisin e punës, termi merr kuptimin e shtypjes, persekutimit, apo më në përgjithësi të dhunës psikologjike të kryer nga punëdhënësi apo kolegët ndaj një individi të cilin e detyrojnë deri në dorëheqje, apo të dalë nga fusha profesionale, për arsye të konkurrencës, zilisë, xhelozië, marrëdhënieve të këqija interpersonale.

Elementët identifikues të mobbing janë:

Prania e dy subjekteve (mobberr dhe i mobbuari) që hyjnë në kontrast me njëri-tjetrin në mjedisin e punës.
Aktiviteti shtypës i vazhdueshëm dhe i zgjatur (sjelljet armiqësor verifikohen me një frekuencë javore për të paktën 6 muaj)

Kjo formë e dhunës psikologjike nuk është një ngjarje stabile dhe e papritur, por rezulton të jetë një proces i vërtetë i artikuluar, që evulon gradualisht në kohë përmes stadeve të ndryshme. Një akt i vetëm nuk është i mjaftueshëm që mobbing të ekzistojë, por një numër i madh situatash është i nevojshëm.

FAKTORËT NXITËS

Para se të merrte rëndësi ligjore, mobbing ka qenë objekt i studimeve të ndryshme në fushën mjekësore, nga ana e psikologëve dhe sociologëve.

Në punë, fenomeni merr një formë të terrorit psikologjik që përfshin një sjellje armiqësore dhe situata konfliktualiteti sistematik nga ana e një apo më s humë personave (që mund të jenë në pozicion më lart, më poshtë, ose njësoj me “viktimën”), me qëllim të shkaktojë dëme të llojeve të ndrsyhme përballë personit të synuar.

Punonjësi, viktimë e mobbing, bëhet objekt i vazhdueshëm i armiqësive dhe persekutimit, që ndodhin me frekuencë sistematike në harkun e një periudhe jo shumë të shkurtër kohe, duke shkaktuar vuajtje mendore, psikosomatike dhe sociale.

Dëshira për të dëmtuar viktimën mund të motivohet dhe nga një qëllim politik dhe i strategjisë së kompanisë, por dhe nga faktorët emocional të pavetëdijshëm, siç janë përbërësit e karakterit apo ndjenjat e hakmarrjes dhe zilisë që favorizohen nga tipare të caktuara të personalitetit.

KINI KUJDES! Mobbing përcaktohet vetëm në prani të persekutimeve sistematike të përsëritura dhe të dokumentuara në mënyrë objektive. Fenomeni nuk duhet të ngatërrohet me format e tjera të bezdisjes që ndodhin në përditshmëri në fushën e punës.

Ajo dallohet gjithashtu edhe nga “bullizmi” studentor apo “nonizmi” ushtarak. Këto të fundit janë forma agresioni të karakterizuara nga aktet e dhunës dhe kërcënimit fizik, ndërsa mobbing shfaq shumë rrallë sjellje të tilla.

PASOJAT E MUNDSHME

Pasojat e mobbing prekin në thelb viktimën duke i shkaktuar dëme të mëdha si në termat e humbjeve ekonomike dhe në problemin me shëndetin. Nervozizmi që shkaktohet nga situata sjell shpesh probleme në frymëmarrje, takikardi, dhimbje koke, marrje mendsh, probleme të të shprehurit dhe komunikimit etj. Pasoja të tjera psikopatologjike më të shpeshta janë problemi me përshtatjen, ankthi dhe ndryshim ii sjelljes. Si dhe mund të shfaqen gjithashtu obsesione, izolim dhe depersonalizim.
Veç problemeve shëndetësore mobbing shkakton dhe dëme financiare, pas vizitave të përsëritura mjekësore dhe humbjes së punës si akti final i procesit të persekutimit. Edhe për kompaninë mobbing ka efekte në planin ekonomik. Punonjësit “viktimë” reduktojnë ndjeshëm performancën në punë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

2 months ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

2 months ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

2 months ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago