Laborator dhe Radiologji

Albumina në gjak dhe urinë/Si të kuptojmë vlerat në analizë

Albumina është proteina më e bollshme që gjendet në plazmë (pjesa e lëngshme e gjakut) të njeriut, por gjendet edhe tek qumështi dhe veza (nga e cila ka marrë dhe emrin).

Ajo përfaqëson rreth gjysmën e përmbajtjes totale të proteinave tek personat e shëndetshëm, dhe sintetizohet nga qelizat e mëlçisë (hepatocitet) dhe lëshohet në qarkullimin e gjakut, e për pasojë shumë pak ruhet në mëlçi.

Tek njeriu ka dy funksione kryesore:
Mban një presion të saktë onkotik të plazmës,
Transporton substanca të shumta, që quhen ligandë.

Ligandet përfshijnë molekula të shumta
Qoftë endogjene (të prodhuara brenda organizmit) mes të cilave bilirubina, jonet, acidet yndyrore dhe hormonet (si tiroidet)

Qoftë ekzogjene si shumë ilaçe.

Prania e një sëmundje në mëlçi mund të shkaktojë një reduktim të prodhimit të albuminës, një gjendje që çon në një numër më të vogël të siteve lidhëse të disponueshme për ligandet, dhe rritje nga ana tjetër të ndjeshmërisë ndaj ilaçeve me një rrezik të madh efektesh anësore. Ky kuadër klinik ndodh kur pacienti ka përqëndrim të ulët të albuminës në gjak.

Në kushte normale NUK është e pranishme në urinë, pasi veshkat garntojnë që të mos eliminohet në mënyrë të panevojshme duke e filtruar gjatë prodhimit të urinës.

Albumina mund të matet në laborator:

Në gjak, nëpërmjet një kampioni gjaku ku përfaqëson një shënjues shumë të ndjeshëm për gjendjen ushqyese të pacientit,
Në urinë, ku prania e mundshme është një e tregues i hershëm i dëmtimit të veshkave.

ALBUMINA NE GJAK

Vlerat normale

Vlerat normale referuese mund të ndryshojnë lehtësisht nga një laborator në tjetrin, por vlerat tipike të normaliteti janë rreth 3.5-5.0 g/dL

Interpretimi i vlerave

Ndryshimi domethënës i nivelit të albuminës në gjak tregon për një proces inflamator apo një sëmundje, por vlerësimi duhet të jetë gjithmonë i mbështetur nga parametrat e tjerë laboratorik që mund të çojnë në përcaktimin e saktë të diagnozës.

Vlerat e ulëta të albuminës
Një zvogëlim i përqëndrimit të albuminës në gjak mund të jetë si pasojë e
Reduktimit të prodhimit:
Ceroza hepatike (shkaku më i shpeshtë)
Kequshqyerja

Reduktimi i përthithjes:
Celiakia
Sëmundja e Crohn
Enteropatitë protidide-shpërndarëse (humbje e proteinave në zorrë)

Rritje e katabolizmit:
Tumore
Sepsis,
Hipertioridet
Sëmundja e Cushing

Humbje e shtuar:
Sindroma nefrotike
Mugnesë vitaminash
Diabet melit
Pamjaftueshmëri kardiake.

Në shtatzëni mund të ketë një nivel të reduktuar të albuminës dhe është fiziologjike e lidhur me ndryshueshmërinë hormonale dhe përdorimin e proteinave nga fetusi.

Vlerat e larta

Shkaqet që sjellin një rritje të albuminës janë më pak të shpeshta, mes tyre do të vërejmë:

Dehidratimin (për shkak të të vjellave, diarresë së zgjatur)
Sëmundja e Buerger (inflamacion i rrallë i vazave të përmasave të vogla/mestare, që zhvillohet tek duhanpirësit mes moshave 20 dhe 40 vjeç)
Sëmundja e Addison
Sarkoidosis.

ALBUMINA NË URINË

Veshkat normalisht nuk filtrojnë molekulat e mëdha në urinë, prandaj prania e albuminës mund të jetë tregues i një dëmtimi në veshka (madje vite më herët se parametrat e tjerë)

Mes shkaqeve më të zakonshme të dëmtimit të veshkave kujtojmë:
Diabeti (rreziku për nefropati diabetike)
Tensioni i lartë.

Një diagnozë e hershme e keqfunksionimit të veshkave çon në një terapi më të mirë dhe më efikase.

Në shkaqet më të rënda albumina në urinë mund të jetë nga sasia e proteinave të sekretuara:

Sindroma nefritike provokon një eskretim të albuminës më pak se 3.0 gramë në 24 orë.
Sindroma nefrotike zakonisht sjell eskretimin e rreth 3.0-3.5 gramë albuminë në 24 orë.

Prania e
Gjakut në urinë
Infeksioneve të rrugëve urinare
Praktika e ushtrimeve fizike intensive,
Ekuilibri acid-bazik
mund të jenë shkak i rezultateve pozitive.

UDHËZIME

Doza e albuminës mund të jetë një e dhënë e mirë për të vlerësuar kushtet e mëlçisë apo veshkave, dhe për këtë arsye kërkohet në prani të një apo disa simptomave të mëposhtme.
Verdhëza
Lodhje e përgjithshme
Humbje peshe
Temperaturë e zgjatur në kohë
Të vjella/ diarre të vazhdueshme
Urinë e errët dhe feçe me ngjyrë të hapur
Kruarje lëkure
Ënjtje të këmbëve, në nivelin abdominal dhe sytë.

Duhet përmendur se nëse albumina largohet me urinën, apo ka një përqendrim të vogël në gjak, presioni onkotik në gjak reduktohet dhe vërehet për pasojë kalimi i lëngjeve nga vazat e gjakut në inde, dhe shfaqet përmes ënjtjeve lokale (nis në qepalla dhe ekstremitete, si kavilja apo ije)/ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago