Regjim ushqimor

Regjimi ushqimor nëse vuani nga sëmundja e Përdhes (Gout)

Përdhesi është një sëmundje metabolike që shkakton inflamacion të kyçeve. Ata që vuajnë prej saj kanë dhimbje të forta dhe ënjtje, dhe nëse nuk kurohet, mund të bëhet më e shpeshtë dhe më e dhimbshme. Shkaku i saj është tek depozitat e kristaleve në acidin urik.

Regjimi ushqimor luan një rol të rëndësishëm në parandalim dhe në trajtimi, si për shembull abuzimi me alkoolin apo një ushqyerje shumë e pasur por jo e vëmendshme çojnë në rritje të acidit urik. Paradoksalisht, dhe një regjim ushqimor strikt çon gjithashtu në rritjen e përqëndrimit të acidit urik, substanca që vjen nga metabolizmi i molekulave të veçanta të quajtura purine.

Lexo edhe- Sëmundja e Përdhes, simptomat dhe terapia

Pas trajtimit të dhimbjes, për ti lehtësuar ato për pacientin, synimi kryesor i terapisë është ulja e nivelit të acidit urik në gjak, një gjendje që të:

Parndalojë episodet e reja të dhimbshme, ose të reduktojë frekuencën e tyre,
Ulje apo zhdukje të tophi-ve.

Paralelisht me ndërhyrjen me ilaçe mjekësore, regjimi ushqimor duhet të jetë në bazë të kërkesave të pacientit.

ÇFARË DUHET TË HANI DHE ÇFARË DUHET TË SHMANGNI

Në rast se jeni mbipeshë apo obezë, regjimi ushqimor duhet të jetë në mënyrë të moderuar hipokalorik për të arritur gradualisht peshën e dëshiruar, por siç e thamë më lart, nuk duhet të jetë drastike për të shmangur rritjen e mëtejshme të acidit urik në gjak.

Këshilla të përgjithshme janë

Shmangia e zgjatur e agjërimit

Shmangi një regjim ushqimor të pasur me yndyrna e proteina, e për pasojë shmangni ose reduktoni konsumin e ushqimeve të pasura me pruine (tru, mëlçi, peshk, sardele, açuge)

Shmangni konsumin e alkoolit
Duhet të pini shumë ujë për të shmangur formimin e gurëve në veshka

Ushqimet që duhen shmangur janë lëngu i mishit të yndyrshëm apo prodhime mishi, hamburger, salçice, patë, rosë, frutat e detit dhe vezët e peshkut, djathrat e stazhionuar yndyrorë dhe alkooli.

Në thelb, frekuenca e marrjes së ushqimeve është e lidhur me përmbajtjen e alkoolit, yndyrnave e purinës kështu që mund të hani pa problem ushqime vegjetale, si drithërat, makaronat dhe buka, pulën, gjelin, qumështin e skremuar, vajin e ullirit ekstra të virgjër, kafe dhe çaj.

Janë të kufizuara ndëkohë ushqime që janë diku në mes si majonezi, asparagët, bizelet, domatet e spinaqi (këto janë burim për gurin e veshkave por mund ti konsumoni me sasi të madhe uji) mishin e derit ose të viçit, qumështi i tërë, frutat e thata dhe sheqernat e thjeshta.

Gjithashtu duhet të keni parasysh të mos përdorni shumë yndyrë gjatë gatimit dhe për këtë preferoni gatimet me akull, të ziera, në letër, apo të pjekura.

Nëse dëshironi të konsumoni të skuqura, duhet të siguroheni që temperatura e vajit të jetë mjaftueshëm e lartë që të mos përthithet nga ushqimi.

Për ti dhënë shije ushqimeve mund të përdorni hudhër, qepë, erëza të ndryshme, uthull dhe limon.

Së fundi, ju kujtojmë dhe rëndësinë, që shpesh nënvlerësohet të një stili jetese të shëndetshme që parashikon dhe aktivitet fizik si një faktor kryesor/ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

A është kortizoli fajtori për barkun e dhjamosur në menopauzë? Çfarë thotë shkenca

Shumë gra pas moshës 45-50 vjeç vënë re se, edhe pse ushqehen si më parë,…

1 month ago

Studimi, një terapi e re po aq efektive sa kirurgjia për kancerin e prostatës

Një trajtim më pak invaziv për kancerin e prostatës mund të jetë po aq efektiv…

1 month ago

Stina e verës, çfarë duhet të dini rreth diarresë eksplozive

Diarreja eksplozive karakterizohet nga tkurrje të forta të zorrëve, rritje të vëllimit në rektum dhe…

1 month ago

Studimi i ri/ Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar në 50 vitet e fundit

Nivelet mesatare të testosteronit tek burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit, sipas shkencëtarëve,…

2 months ago

Dermatologji estetike/ Llojet e fillerave, çfarë janë? Karakteristikat dhe dallimet

Fillerat janë substanca të injektueshme (në indin nënlëkuror ose në dermën e thellë) që përdoren…

2 months ago

Ushqimet që lehtësojnë Sindromën Paramenstruale

Sindroma Paramenstruale (PMS) prek 20 deri në 50% të grave në moshë riprodhuese, dhe 5%…

2 months ago