Nena dhe Femija

PSIKOLOGJI/ Çfarë është sindromi i fëmijës me shumë dhurata?

Mund të ndodhë që ndonjëherë të mendoni se mund të kompensoni mungesën tuaj me një dhuratë. Kjo sjellje ndaj fëmijës mund ti lërë vend sindromit të fëmijës me shumë dhurata. Nëse nuk e keni dëgjuar më parë, ky artikull atëherë është për ju.

Dashuria që një prind ndjen për fëmijën është e pamatë, dhe ndonjëherë dëshirojmë ti mbulojmë me dhurata. Normale janë dhuratat për ditëlindje dhe Krishtlindje, por mos harroni që dhurata më e mirë për fëmijën tonë është koha jonë.

Nëse koha që mund ti dedikoni fëmijës tuaj është e pakët, rreziku është që të shfaqet sindromi i fëmijës me shumë dhurata. Sa herë që shkoni në supermarket bashkë me fëmijën ai kërkon një lodër? Nëse kjo sjellje ju shqetëson apo ju bezdis, mos u shqetësoni: ka një zgjidhje!

Në fakt nuk është një sindromë e zbuluar së fundmi. Ka qenë e pranishme që shekullin e shkuar, por sot është bërë e zakonshme. Nëse jeni shumë të zënë me punë mësoni të organizoni më mirë kohën tuaj. Në këtë mënyrë do të shmangni problemjet emotive të rritjes së fëmijës.

ÇFARË DO TË THOTË SINDROMI?

Rezultati është sasia e ekzagjeruar e lodrave dhe dhuratave që synon fëmija. Duke qenë i bindur se ai mund të ketë të gjitha gjërat që do, fëmija mund të manipulojë prindërit, të cilët janë gati ti plotësojnë dëshirat e tij.

Por gjithashtu është edhe një sinjal i një kohe të vogël të dedikuar për fëmijën, që përndryshe nuk do të sillej kështu. Sigurisht në vend të dhuratës së re do të preferonte të kishte më shumë kohë të lirë me mamin dhe babin.

Ky sindrom mund të kuptohet shumë lehtë, pasi në këtë rast kapriçot janë të përditshme. Megjithatë, siç e thamë më lart, nuk është nevoja të shqetësoheni në mënyrë të ekzagjeruar. Filloni të vendosni standarde për lodrat e ardhshme.

A VUAN FËMIJA IM NGA KJO SINDROMË?

Siç e shpjegon dhe emri, sindroma e fëmijës me shumë dhurata njihet nga kërkesat e vazhdueshme për objekte të reja nga vogëlushi. Mund të vini re këto simptoma:

Fëmija është shpesh i frustruar
Ka një imagjinatë të varfër
Është kapriçoz
Nuk vlerëson objektet që ka
Është materialist dhe konsumist
Është egoist.

Ndër të tjera fëmija ëstë i ndjeshëm ndaj ndikimit të miqve dhe shokëve të klasës. Nëse ata marrin shpesh dhurata të reja, ndoshta dhe fëmija juaj e ekzagjeron. Përballuni me argumente duke i shpjeguar se çdo familje është e ndryshme dhe se në familjen tonë dhurata ka disa rregulla.

SI DUHET TË SILLET PRINDI PËR DHURATAT?

Prindi ka detyrën të orientojë fëmijën. Për këtë arsye është e rëndësishme të ndani bashkë jetën e përditshme, edhe me aktivitete si loja. Në këtë mënyrë, i vogli do të vërejë se dhurata më e bukur që mund ti ofroni është të qëndroni me të.

Doni ti bëni një surprizë të bukur fëmijës suaj? Mund ta çoni në restorantin e tij të preferuar dhe të shijoni ushqimin së bashku.

Mësojeni të vlerësojë dhuratat

Një mënyrë e mirë kjo për t’i mësuar të voglit uaj vlerën e dhuratave që i bëni, dhe ti shpjegoni se si i keni marë. Të kuptuarit e mundimit apo punës për të marrë dhuratën do e bëjë të shohë objektet me një tjetër sy. Kur të rritet, do e bëjë të kuptojë rëndësinë e të pasurit një punë dhe do e ndihmojë të piqet.

Rregulli i katër dhuratave

Një rregull që do ju ndihmojë të ndalni sindromën e fëmijës me shumë dhurata është kjo më poshtë.

Dhurata duhet të jetë:
Një objekt që mund të transportohet
Një libër
Ajo që dëshiron më shumë
Diçka që i nevojitet.

Disa shembuj mund të jenë: një monopat që fëmija të jetë në gjendje të transportojë, një libër që pëlqen, penelat që do të ishin të bukura për orën e vizatimit apo diçka që fëmija ua kërkon prej muajsh dhe që hyjnë brenda këtij rregulli. Në këtë mënyrë, shmangni dhurata që janë të destinuara të harrohen vetëm pas një jave.

Të luajë pa lodra

Me cilën dhuratë fëmija juaj do kënaqej më shumë? Me ju! Nëse i dedikoni një orë loje do të përmirësoni marrëdhëniet e fëmijës me familjen dhe do të shmangni sindromin e dhuratave.

Nëse keni punë mund ti thoni fëmijës të këndojë ose lexojë pranë jush e për këtë nuk ëshë nevoja e një lodre. E nëse keni nevojë për qetësi mund ti jepni një libër ta lexojë.

Dhurata më e madhe është dashuria

Siç e thoshte dhe Van Gogh ajo që është bërë me dashuri është bërë mirë. Pavarësisht punëve tuaja, duhet ti kushtoni fëmijës kohën për ta dëgjuar, folur e luajtur së bashku. Ky është një moment qetësi dhe besimi për të dy.

SHUMË LODRA: PASOJAT

Sindroma e fëmijës me shumë lodra ka pasoja tek fëmija dhe të dashurit tuaj. Mes tyre:
Shpenzime të panevojshme
Kompleksitet tek fëmija
Shkëputje nga prindërit
Vështirësi tek fëmija të shprehë emocionet e veta, me terma të shkurtër dhe afatgjatë
Intoleranca ndaj zhgënjimit
Njohje e dobët e vlerës së objekteve dhe personave.

NJË KËSHILLË

Shmangeni këtë sindromë duke ndarë më shumë kohë me fëmijën tuaj. Mund të shkoni në kinema, në park apo të bëni një aktivitet në shtëpi. Edhe pse jeni plot me detyrime, mos harroni të lini pak kohë për të çdo ditë.
Shpresojmë që ky artikull tu ndihmojë të reflektoni. Le të fillojmë tu japim më shumë vlerë momenteve të kaluara me personat që i duam shumë se sa me objektet. Fëmijët duhet ta mësojnë këtë vlerë, por të rriturit duhet ta praktikojmë atë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago