Sëmundje infektive

Shigella, bakteri që shkakton dizenterinë/ Simptomat dhe trajtimi

Me termin “shigella” bëhet fjalë për një lloj bakteresh:

gram-negativë (që mbeten të ngjyrosura me të kuqe pas ngyrosjes me Gram)
Asporigjene (të paaftë të prodhojnë spore)
Jo të lëvizshëm (të paaftë për të lëvizur)
Aerobik-fakultativ (janë në gjendje të mbijetojnë dhe në kushtet e mungesës së oksigjenit)

Shigellat i përkasin familjes së enterobakterieve dhe gjenden në zorrët e njeriut si habitat i tyre natyral. Sëmundja e shkaktuar nga këto organizma njihet si shiggellosis (edhe dizenteri bacilare) një gjendje klinike që karakterizohet nga

Diarrea (shpesh hemorragjike)
Dhimbje barku të forta
Dehidratim intensiv
Dhe ngushtësi ano-rektale (një spazmë e dhimbshme e anusit, e shoqëruar shpesh me nevojën urgjente për të dalë jashtë, sidomos në orët e natës)

Diagnoza është klinike dhe konfirmohet me koprokulturën, një analizë mikroniologjike e feçes.

Trajtimi në format e lehta parashikon një regjim rihidratimi, ndërsa tek pacientët me infeksion të moderuar mund të kërkojë antibiotikë.

BAKTERI

Shigella mori këtë emër nga zbuluesi i saj Kiyoshi Shiga i cili e karakterizoi atë në vitin 1898, përfshi katë rspecie:

Shigella dysenteriaee: shkakton formën më të rëndë të dizenterisë dhe është i vetmi serotip që prodhon toksinën Shiga, e cila ndonjëherë është përgjegjëse për sindromin hemolitik uremik (SHU) i karakterizuar nga shoqërimi shfaqjeve patologjike që prekin gjakun dhe veshkat, si anemia hemolitike, trombocitopeni (reduktim i numrit të trombociteve) dhe pamjaftueshmëri akute e veshkave.

Shigella flexeneri: është lloji i Shigelës dominues në vendet në zhvillim dhe gjendet normalisht në burimet e ujit të prekur nga feçet e njeriut.

Shigella boyidii: është një lloj Shigele që shfaqet shumë rrallë.

Shigella sonnei: një lloj i përhapur më shumë në vendet e zhvilluara, veçanërisht në SHBA.
Të gjitha speciet e Shigella mund të shkaktojnë diarre të ujshme, por sidomos Shigella dysenteriaee, mund të shkaktojë dizenterinë, diarrenë e rëndë dhe mund të zhvillojë komplikacione.

KONTAMINIMI

Burimi i infeksionit janë feçet e personave të prekur dhe mbartës konvulsivë.

Kontaminimi mund të vijë:
Drejt për drejtë, nga personi në person përmes rrugëve orale-fekale
Indirekte, përmes gëlltitjet së ushqimeve të prekura apo në kontakt me personin e kontaminuar dhe transportit të baktereve në gojë.

Acidi gastrik nuk është në gjendje ti shkatërrojë këto baktere me lehtësi, kështu që dhe konsumi i një sasie të vogël të Shigella mund të shfaqe infeksionin

Në zorën e trashë bakteret shkaktojnë pezmatim (inflamacion) dhe më pas dalin përmes feçes.

Infeksioni më pas përhapet përmes:
Duarve të papastra nga personi në person
Raportit oralo-anal
Konsumit të ujit të kontaminuar nga mbetjet njerëzore,
Duke gëlltitur ushqimin e kontaminuar (pershembull ushqim i gatuar nga një person i infektuar, që nuk ka larë duart si duhet pas përdorimit të tualetit)

Në vende të mbimbushura dhe /ose shërbimet shëndetësore të papërshtatshmë, si kampet e refugjatëve, anijet, fushatat ushtarake, kopshtet, mund të shpërthejë epidemi. Infeksionet mund të jenë të rënda sidomos të fëmijëve, që mund të shfaqin dhe simptoma atipike, si konvulsione.

SIMPTOMAT

Inkubacioni i infeksionit tnga Shigella është rreth 1- ditë.
Tek të rriturit infeksioni shfaqet kryesisht me:
Dhimbje barku
Nevojë e shpeshte defekimi
Diarre e lëngshme
Ndonjëherë dhe temperaturë jo shumë të lartë (38-38.9)
Dizenteria, me emëtim të feçes me gjak, qelb e mukus në rastet më të rënda.

Tek fëmijët e vegjël, simptomatologjia shfaqet papritur me:
Temperaturë,
Nervozizëm
Përgjumje
Mungesë oreksi
Të vjella
Diarre
Dhimbje barku
Defekim i shpeshtë
Shfaqe të gjakut, qelbit dhe mukusit në feçe, përgjithësisht brenda ditës së tretë që nga shfaqja e parë klinike.

Nëse nuk është i rëndë, kuadri klinik zgjidhet përgjithësith brenda harkut të dy javëve.

KUR DUHET KONTAKTUAR MJEKU

Në rastin e diarresë rekomandohet ti drejtoheni mjekut nëse ka:

Temperaturë
Dizenteri
Dhimbje të forta barku
Dehidratim.

KOMPLIKACIONET

Komplikacionet shfaqen përgjithësisht tek fëmijët dhe përfshijnë:

Shfaqja e temperaturës së lartë (deri në 41°C) shoqëruar nga kriza konvulsive, delir dhe gjendje kome.

Dehidratim me humbje peshe si pasojë (kjo mund të jetë e rëndë tek fëmijët nën dy vjeç)

Rritje të frekuencës së defekimit (deri në 20 herë në ditë)
Prolapsi rektale (dalje të rektumit nga trupi)
Në rastet e infeksionit të Shigella dysenteriae, shfaqja e sindromës hemolotike uremike, e karakterizuar me shoqërim të shfaqjes patologjike të gjakut dhe veshkave, si anemia hemolitike, trombocitopeni dhe pamjaftueshmëri akute e veshkave.

Artriti reaktiv (pezmatim i kyçeve), veçanërisht tek të rinjtë.
Uveiti (pezmatim i syrit) dhe uretriti (pezmatim i uretrës, me dhimbje gjatë urinimit) mund të shfaqen javë ose muaj pas diarresë.

DIAGNOZA

Mjeku mund të dyshojë për Shigella bazuar në historinë klinike dhe simptomatologjinë e referuar nga pacienti. Konfirmimi jepet me kulturën e feçes për të cilën mund të lexoni këtu.

TRAJTIMI

Format e lehta të infeksionit në përgjithësi zgjidhen brenda 4-8 ditëve dhe nuk kërkojnë antibiotikë, por vetëm rihidratim me ujë dhe kripëra minerale përmes gojës.

Format më të rënda të infeksioni kanë një kohëzgjatje mesatare 2-6 javë dhe mund të kërkojnë dhe shtrim në spital për të marrë lëngjet endovenoze dhe të parandalojë komplikacionet.

Në rast se është e nevojshme mjeku mund tu rekomandojë antibiotikë si azitromicinë, ciproflaksinë apo ceftriaksone.

Përdorimi i ilaçeve kundër diarresë, si loperadimi nuk këshillohet, pasi mund të zgjasë sëmundjen duke penguar eliminimin e bakterit nga organizmi.

PARANDALIMI

Normat higjineo-sanitare janë kryesore për të parandaluar përhapjen e infeksionit, në mënyrë të veçantë këshillohet nëse jeni prekur nga shigella apo jeni në kontakt me persona të infektuar, të lani duart me ujë e sapun, sidomos para se të prekni persona të tjerë apo të gatuani. / MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago