Stafilokoku aureus është ndër bakteret më të rrezikshme nga të gjithë bakteret e zakonshme stafilokokiale. Këto baktere gram-pozitivie në formë sfere (kokale) shkaktojnë shpesh infeksione lëkure por gjithashtu mund të shkaktojnë pneumoni, infeksion të valvulave të zemrës dhe të kockave.
Këto baktere përhapen duke pasur kontakt të drejt për drejtë me një person të infektuar, duke përdorur objekte të kontaminuara apo nga përhapja në ajër përmes tështimës dhe kollës.
Infeksionet e lëkurës janë të zakonshme, por bakteret përhapen me qarkullimin e gjakut e mund të infektojnë organe të largëta.
Infeksionet e lëkurës mund të shkaktojnë fshikëza, abscese, skuqje në zonën e infektuar.
Diagnoza bazohet në shfaqjen e lëkurës apo identifikimin e bakterit përmes një mostre nga zona e infektuar. Si gjithmonë mos harroni, larja e duarve parandalon përhapjen e infeksionit.
Antibiotikët zgjidhen mbi bazën e efektivitetit të tyre ndaj shtamës që shkakton infeksionin.
Stafilokooku aureus është i pranishëm në hundë, (përkohësisht) rreth 30% tek personat rritur të shëndetshëm dhe në lëkurë 20%. Përqindja është më e lartë për njerëzit që janë pacientë në spital apo punojnë atje.
Infeksionet nga stafilokoku aureus variojnë nga më të butat tek ato kërcënuese për jetën.
Infeksionet më të zakonshme stafilokokiale janë:
Infeksionet e lëkurës, që shpesh shkaktojnë abscese.
Megjithatë, bakteret udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut (e quajtur bakteremia) dhe infektojnë pjesë të tjera të trupit, veçanërisht valvulat e zemrës (endokarditi) dhe kockat (osteomeliti)
Faktorët e rrezikut
Disa gjendje shëndetësore e rrisin rrezikun e infeksionit nga stafilokoku:
Gripi
Çrregullimet kronike të mushkërive
Leucemia
Tumoret
Transplanti i organeve, implanti i pajisjeve mjekësore, si valvulat artificiale të zemrës
Djegiet
Një plagë e hapur
Çrregullime kronike të lëkurës
Ndërhyrje kirurgjikale
Diabeti melit
Një sëmundje kronike e veshkave që kërkon dhe dializë.
Ilaçet si kortikosteroidët, apo kemioterapia
Terapia e rrezatimit
Injektimi i drogërave të paligjshme
Disa shtame kanë zhvilluar një rezistencë ndaj efektit të antibiotikëve. Nëse transportuesti merr antibiotikë, ato vrasin shtamet që nuk janë rezistente duke lënë kryesisht ato që janë rezistente. Këto baktere shumohen dhe shkaktojnë infeksion, i cili bëhet më i vështirë për tu trajtuar.
Cilët baktere janë rezistentë dhe cilëve antibiotikë u rezistojnë varet nga vendi ku është marr infeksioni.
Infeksionet e lëkurës që shkaktohen nga stafilokoku aureus përfshijnë:
Folikuliti është më i letë. Një rrënjë floku (qime) ifnektohet, shkakton një dhimbje të lehtë.
Impetigo përbëhet nga flluska të cekëta të mbushura me lëngë që çahen duke lënë pas kore. Ato mund të kruhen ose dëmtojnë.
Absceset janë të nxehta, të dhuimbshme dhe me qelb dhe bëhen nën lëkurë.
Celuliti është një infeksion i lëkurës dhe indeve nën të. Ai përhapet, shkakton dhimbje dhe skuqje.
Nekroza toksike epidermiale dhe tek të porsalindurit sindroma e lëkurës së hequr janë infeksione serioze. Të dyja rrjepin lëkurën në një shkallë të gjerë.
Të gjitha infeksionet e lëkurës të shkaktuara nga stafilokoku janë ngjitëse.
Infeksionet e gjirit (mastitë) të cilët përfshijnë celulitin dhe absceset, zhvillohen nga java e 1 në të 4 pas lindjes. Zona përreth thithkës është e dhimbshme dhe e kuqe. Absceset shpesh lëshojnë një numër bakteresh në qumështin e nënës e për rrjedhojë infektojnë dhe fëmijën.
Pneumonia shkakton temperaturë të lartë, frymëmarrje të shkurtra, kollë me gjak. Mund të krijohen abscese të mushkërive.
Infeksioni i qarkullimit të gjakut është shaku më i zakonshëm i vdekjes për njerëzit me djegie të rënda. Simptomat tipike përfshijnë një temperaturë të lartë të përhershme dhe ndonjëherë dhe shok.
Endokarditi dëmton shumë shpejt valvulat e zemrës, duke çuar në dështim të saj.
Osteomeliti që prek kockat shkakton ethe, temperaturë dhe dhimbje kockash. Lëkura dhe indet e buta mbi kockën e infektuar bëhen të kuqe dhe të fryra dhe lëngu grumbullohet në nyjet e afërta.
Trajtimi bëhet me antibiotikë dhe ndonjëherë kërkohet ndërhyrje kirurgjikale për të hequr kockën e infektuar dhe/ose materiale të jashtme.
Infeksionet e shkaktuara nga stafilokoku aureus trajtohet me antibiotikë. Doktorët përpiqen të përcaktojnë nëse bakteret janë rezistentë ndaj antibiotikëve dhe nëse po te cilët antibiotikë. / MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…