Dhimbjet në kofshë, pak a shumë intensive, janë një simptomë që mund të shkaktohet nga kushte klinike të ndryshme, por që në pjesën më të madhe të rasteve ka të bëjë me strukturën anatomike të kësaj zone të trupit. Normalisht ne mendojmë vetëm për pjesën muskulare por ka gjithashtu edhe
Femurin (kockën)
Kyçet e legenit dh të gjurit
Nervat (shiatik, etj)
Vazat e gjakut
Tendinat dhe ligamentet.
Në disa raste dhimbja nuk e ka origjinën primare në kofshë, por shtrihet në kët zonë nga rajone të tjera apo struktura të tjera të trupit.
Shkalla e dhimbjes dhe procesi i simptomave shoqëruese ndryshojnë në bazë të shkakut, dhe pasi është gjetur arsyeja e simptomatologjisë së dhimbshme, mund përmes hetimeve klinike-diagnostikuese, mund të vlerësohet dhe trajtimi i duhur.
Shkaqet mund të jetë të ndryshme të dhimbjes në kofshë dhe shtrihen mes legenit dhe gjurit. Mes shkaqeve kryesore mund të gjejmë:
Lëndimet e muskujve: më të shpeshta janë në mjekësinë sportive dhe mund të ndodhin për shkak të një goditje të marrë apo një lëvizjeje të gabuar. Krahas dhimbjes në kofshë mund të ketë spazma muskulare, vështirësi në lëvizje në vendin e prekur dhe hematomë.
Të vrarat: të lehta për tu diagnostikuar ( në pjeën më të madhe të rasteve identifikohet qartë vendi ku është shfaqur dhimbja), mund të jenë të lehta, të moderuara apo të rënda.
Trauma indirekte: ndodhin për shkak të një fenomeni të ndryshimit të tonit të fibrave muskulore, apo lezione të fibrave muskulare në rastet më të rënda, që vijnë si pasojë e sforcimit të tepërt fizik krahasuar me aftësinë e përqëndrimit të fibrave të muskujve të përfshirë. Ky lloj lëndimi klasifikohet në bazë të ashpërsisë si:
Kontraktim (më pak shqetësues)
Tërheqje (lëndim mesatar)
Shkëputje (më e rënda e mundshme)
Osteoatriti: një patologji kronike, që prek kërcin artikular apo kockën nëkondrale. Dhimbja në kofshë lidhet me:
Ngurtësimin
Gjurin e enjtur
Probleme të qarkullimit
Artriti: gjendja inflamatore që përfshin në rastin e dhimbjes në kofshë, nyjes së gjurit.
Sindromi Bernhardt- Roth, një ptologji e nervit që bllokon nervin lateral të lëkurës së femurit nga ana e ligamentit inguinal. Përfshirja e komponentit shqisor të nervit shkakton dhimbje, njësoj si djegia, në pjesën e sipërme të jashtme të kofshës, e lidhur me një ndjesi shpimi gjilpërash apo mpirje përgjatë femurit.
Sindroma e bandës ileotibiale: e njohur dhe si “ gjuri i vrapuesit” (pasi prek më shumë vrapuesit) , shfaqet me dhimbje që shfaqet gjatë një vrapi kur thembra është në kontakt me terrenin. Ndodh për shkak të mbingarkesës së indit lidhës i vendosur në pjesën e jashtme të gjurit dhe të kofshës, që normalisht stabilizon nyjen gjatë lëvizjes dhe zgjatjes.
Neuropatia periferike: një patologji që ka të bëjë me sistemin nervor periferik e shkaktuar nga kushte të shumta patologjike, për shembull diabeti, alkoolizmi, mungesa e vitaminave, hipotiroidizmi etj. Dhimbja në kofshë mund të lidhet, sipas patologjisë, me :
Ngërçe muskulore dhe ndjesi shpimi gjilpërash përgjatë kofshës
Reduktim apo dobësim të masës muskulore në këtë zonë
Vështirësi në lëvizje dhe humbje të ekuilibrit,
Konstipacion
Diarrea
Vështirësi në urinim
Trombozë venoze e thellë: gjendje klinike që ka të bëjë me formimin e një trombi të thellë të trupit të njeriut; mjaft e rrezikshme kjo, në gjendje të çojë në arrest të qarkullimit të gjakut në vazën e gjakut apo formimin e një embolie që kur arrin zemrën përmes qakrullimit venoz mund të shkojë në arteriet polmonare duke shkaktuar emboli polmonare.
Ndër personat më të predispozuar janë ata obezë, duhanpirësit, personat që mbajnë një pozicion për një kohë të gjatë, pacientë të prekur nga mutacione gjenetike. Në këtë rast dhimbja në kofshë lidhet me ënjtje, ndjesi nxehtësie, skuqje apo ngjyrim mavi të lëkurës.
Trocanteritis: Patologji inflamatore që ka të bëjë me pjesën anësore anatomike të legenit, që korrespondon me pikën e futjes së një cepi të femurit, i thënë dhe si tronkateri i madh. I atribuohet shkaqeve traumatike si rënie, lëvizje të përsëritura, goditje apo posturale. Shfaqet me dhimbje që ka të bëjë me pjesën e sipërme të kofshës, ënjtje, skuqje, nxehtësi ngurtësi në legen dhe dhimbje lokale.
Procesi diagnostifikues ka për qëllim të gjejë shkakun kryesor që ka shkaktuar dhimbjen:
Anamneza dhe ekzaminimi objekti: mjeku do të ekzaminojë zonën e interseuar dhe do të pyes pacientin për të gjetur shkakun në bazë të simptomatologjisë që i referon.
Analizat diagnostifikuese: ekografia dhe/ose rezonanca magnetike, mund të kërkohen për të sqaruar në mënyrë përfundimtare dyshimet klinike.
Analizat neurologjike (vizita neurologjike, elektromiografia)
Analizat e gjakut
Në momentin që bëhet diagnoza mund të vendoset dhe trajtimi që është specifik sipas rasteve.
Në rastet kur thjesht kemi të bëjmë me një lodhje muskulare është mirë që për një periudhë të mirë kohë të tërhiqeni nga aktiviteti fizik, në mënyrë që të lehtësohet tensioni i fibrave muskulare dhe simptomatologjia e dhimbshme.
Në rastet e lëndimit të muskulit në kofshë, përveç pushimit mund të jetë e nevojshme dhe trajtimi mjekësor dhe fizioterapia.
Në rastet e dhimbjeve që i atribuohen neuropatisë periferike, përveç terapisë për sëmundjen bazë mund të menaxhohet dhimbja përmes ilaçeve antalgjike si paracetamoli, apo për alternativë, sipas këshillës së mjekut edhe antiepileptikë si pregabalin, gabapentin, antidepresive apo edhe aplikim lokal i capsaicin.
Lëndime sportive, lëvizje apo pushim?
Duke pasur parasysh që mendimi i mjekut është gjithmonë i duhur, sidomos në rastet e dhimbjeve të forta, tendenca aktuale është ajo e këshillimit të:
Pushimit në 24-48 orët e para të këmbës së lënduar, por ama duke shmangur periudha të gjata inaktiviteti (lëvizeni në mënyrë delikate 10-20 sekonda çdo një orë)
Pas 48 orësh përpiquni gradualisht të bëni një përdorim normal të përditshëm lëvizja në fakt favorizon shërimin muskular.
Deri në shërim të plotë këshillohet të shmanget aktiviteti sportiv impenjativ./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…