Pneumologji

Pse duhet bronkoskopia për mushkëritë, si kryhet dhe rreziqet

Bronkoskopia është një procedurë diagnostikuese dhe/ose terapeutike invasive që ka si qëllim të vizualizojë direkt rrugët e frymëmarrjes për të njohur patologjitë, dhe në disa raste për t’i trajtuar.

Të jep mundësinë për shembull për të gjetur mikroorganizmat përgjegjës për një infeksion (siç është polmoniti), diagnostikimin e një tumori apo sëmundjeje të rrallë (siç është fibroza polmonare, vaskuliti) duke sqaruar origjinën e shkakun e simptomave dhe shenjat jonornale të pranisë së gjakut në pështymë. Gjithashtu bëhet për efekte terapeutike për heqjen e sekrecioneve bronkiale dhe trupave të mundshme të jashtëm.

PËR ÇFARË SHËRBEN BRONKOSKOPIA

Janë të shumta arsyet që mjeku mund të kërkojë një bronkoskopi, por mund të ndahen në dy kategori të mëdha:
Diagnostikuese, pra për të përcaktuar praninë apo mungesën e një patologjie,
Terapeutike, që kanë si objektiv të trajtojnë patologjinë.

Diagnostikim
Simptomat respiratore të vazhdueshmeL për shembull janë një tregues për
Kollën që nuk largohet
Vështirësi e vazhdueshme në frymëmarrje në rastet kur nuk dihet shkaku
Kollitje me gjak
Raporti i një radiografie të toraksit nuk është e qartë apo dyshohet për ndonjë patologji: gjetja në radiografi e masave me natyrë të dyshimtë apo prania e një kuadri radiologjik pak e qartë janë një indicie për bronkoskopinë.
Kolaps i një mushkërie: mund të ndodh një pengesë nga një trup i jashtëm apo një masë që zë gjithë bronkun.
Me urgjencë/emergjencë në rastet kur dihet që është thithur një trup i jashtëm që ndalon frymëmarrjen apo në rastet kur ka pasur një traumë në toraks me lezion të rrugëve të frymëmarrjes.

Terapeutik
Ekzekutimi i biopsisë për të sqaruar natyrën e një lezioni të gjetur gjatë bronkoskopisë
Ekzekutimi i lavazhit bronkoavleolar (BAL) me tërheqjen e lëngut larës
Marja e mostrave për trajtim citologjik
Trajtim i lezioneve vaskulare
Heqje e mukozës apo trupave të jashtëm
Trajtim i fistulae (pra, komunikimi jonormal i rrugëve të frymëmarrjes me një tjetër organ ngjitur)

SI BËHET PROCEDURA

Një mjet specifik i quajtur bronkoskop i adpotuar me një telekamer në ekstremitetin e tij vendoset përgjatë rrugëve të frymëmarrjes, zakonisht nga hunda ose goja për ti dhënë mundësi mjekut të ekzaminojë rrugët e frymëmarrjes së pacientit në kërkim të anomalive si trupa të jashtëm, gjakosje, tumorë apo inflamacion.

Mund të merren mostra të vogla të indeve apo materiale të tjera të pranishme në brendësi të mushkërive.

Bronkoskopia është e gjatë rreth 60-80 cm dhe tubi ka një diamet prej 4-5 mm. Zakonisht bëhet bronkoskopia fleksibël, përveçse në kushte specifike ku kërkohet ndërhyrja me pajisje më të ngurta.

Përgatitja
Në ditët para procedurës mund të kërkohet analiza e gjakut për të vlerësuar aftësinë e koagulimit (mpiksjes); në këtë drejtim është e rëndësishme të informoni mjekun apo infermieren përsa i përket marrjes së antiagreguesve dhe/ose antikoagulantëve, pasi do të duhet ti ndërprisni për disa ditë para procedurës.

Është e nevojshme që në momentin e ekzaminimit të jenë esëll të paktën prej 6- 8 orësh dhe të mos pini duhan para procedurës (nëse jeni duhanpirës.)

Pas informimit dhe aprovimit, pacienti dot të shtrihet në një pozicion supine mbi një krevat ambulator specifik, i pajisur me të gjitha mjetet për kryerjen e bronkoskopisë.

Në një gisht të dorës do të vendoset një pajisje e vogël e ngjashme me një pincë, pulsometri, që mat frekuencën kardiake dhe përmbajtjen e oksigjenit në gjak. Mund të matet dhe tensioni në intervale të rregullta gjatë procedurës.

Më pas, një infermiere do tu bëjë dy ose tre sprucime me anestezik direkt në fyt, (ndoshta dhe në hundë e gojë nëse është e nevojshme). Në këtë mënyrë zvogëlohet ndjesia e bezdisjes që lidhet me hyrjen e bronkoskopit. Gjithashtu mund të vendoset një age në venën e krahut për të marrë një ilaç ansiolitik, në gjendje të shkaktojë një përgjumje të lehtë.

Procedura

Në pjesën më të madhe të rasteve mjeku do të vendosë lehtësisht ekstremitetin e tubit të bronkoskopit nga hunda (ose nga goja) duke hapur butësisht kalimin në rrugët e frymëmarrjes.

Gjatë ekzaminimit pacienti është në gjendje të flasë e të marrë frymë në mënyrë autonome, por minutat e para mund të jenë bezdisëshe, sidomod kur bronkoskopi kalon në kordat e zërit; në këto raste mund të merren doza shtesë anesteziku, që më pas të përsërisni manovrën.

Në rast se kërkohet biopsi, nuk do të keni asnjë bezdisje.

Pas ekzaminimit
Në përfundim të procedurës do të shoqërohen në një dhomë tjetër ku mund të rini ulur në një poltron për rreth 30-60 minuta. Mund të keni pak përgjumje dhe është e zakonshme të ndjeni një bezdisje të lehtë në fyt. Mjeku më pas do i bëj pacientit një pyetësor para se të dorëzojë raportin.

Kthimi në shtëpi
Sigurisht që është e nevojshme që pacienti të shoqërohet në spital ditën e ekzaminimit, pasi pas procedurës nuk mund të ngasë makinën për shkak të anestezisë së lehtë të aplikuar. Këshillohet që të shmangen sforcimet gjatë gjithë ditës dhe të mos hahet apo pihet për rreth 1-2 orë pas procedurës, pasi disa reflekse, si ajo e gëlltitjes, mund të zvogëlohet dhe apo lëngjet të kalojën përmes.

SA ZGJAT

Procedura zgjat rreth 15-20 minuta, ndryshon sipas hapave që duhet të ndjekë mjeku dhe kompleksititet të kuadrit patologjik.

Cilat janë rreziqet?
Kjo procedurë kërkon në veçanti kujdes tek personat e prekur nga:
Sëmundje kardiake (ndonjë infarkt i miokardit së fundmi, pamjaftueshmëri kardiake, aritmi…)
Probleme me mpiksjen e gjakut
Pamjaftueshmëri respiratore.

Në bazë te literaturës së disponueshme komplikacione ka pasur në vetëm 1 % të pacientëve, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk ka komplikacione të rënda.

KUR DUHET LAJMËRUAR MJEKU

Duhet patjetër të kontaktoni mjekun nëse pas procedurës keni:
Temperaturë të lartë për një ditë
Eskretoni gjak të bollshëm e të vazhdueshëm
Dhimbje toraksi
Palpime
Vështirësi në frymëmarrje
Hipotension ose dobësi e përgjithshme./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago