Njerëzit me grupin e gjakut A janë më vulnerabël ndaj koronavirusit, ndërsa ata me grupin e gjakut 0 janë më rezistentë, sipas një studimi të ri me të dhëna paraprake nga Kina.
Shkencëtarët kanë studiuar epiqendrën e shpërthimit të COVID-19, Wuhan, dhe qyteti Shenzen, dhe zbuluan se përqindja e pacientëve me grup gjaku A,si të infektuar dhe që humbën nga sëmundja, janë në një numër më të lartë “domethënës” se sa ata me të njëjtën tip gjaku në publikun e gjerë.
Ndërsa pacientët me grupin e gjakut 0 kanë një përqindje më të vogël si në të infektuar dhe në ata që humbën jetën nga ky virus.
“Njerëzit me grupin e gjakut A mund të kenë nevojë veçanërisht për forcimin e mbrojtjes personale për të zvogëluar mundësinë e infektimit”, shkruajnë shkencëtarët e “ Centre for Evidence-Based and Translational Medicin”, me qendër në Ëuhan.
Megjithatë ekipi i kryesuar nga Wang Xinghuan, thotë se studimi është “paraprak” pasi duhet bërë më shumë punë për të zhvilluar të dhëna konkrete
Studimi, i publikuar në Medrxiv.org, ka krahasur tipet e gjakut të 2173 rasteve të konfirmuara me koronavirus në Wuhan dhe Shenzen, dhe të më shumë se 3694 banorëve të shëndetshëm në zonën e Wuhan.
31.16 për qind e banorëve të Wuhan kishin grup të gjakut A, 37.75 përqind e pacientëve me koronavirus në spitalin vendas Jinyintan të Wuhan ishin me këtë grup gjaku.
Dhe nga i njëjti grup i rasteve me koronavirus në spita, 25.8 për qind kishin grup gjaku 0, krahasuar me 33.84 për qind e popullsisë së përgjithshme.
Studimi ekzaminoi gjithashtu edhe 206 pacientë që vdiqën nga virusi, duke zbuluar se 85 viktima apo 41.26 për qind kishin grup gjaku A, Vetëm 52 vdekje apo çereku kishte grup gjaku 0.
Megjithatë shkencëtarët që nuk ishin përfshirë në studim thanë për South China Morning Post se duhej një grup më i madh matës për të udhëhequr këtë praktikë mjekësore.
“Nëse keni grup gjaku A, nuk ka vend për panik. Kjo nuk do të thotë se do infektoheni 100 për qind”, thotë Gao Yingdai, studiues i Tianjin për të dhënat e publikuara. “Nëse jeni grupi gjakut 0, kjo nuk do të thotë se jeni absolutisht i paprekshëm. Sërish të duhet të lash duart dhe të ndjekësh këshillat e autoriteteve”, vijon ai.
Ka më shumë se 196 mijë raste me COVID -19 në të gjithë glboin dhe numri i vdekjeve ka kaluar 7800. /MeMjekun
Burimi: Medrxiv.org
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…