Aktualisht jemi në kushtet e një pandemi të koronavirusit, i identifikuar dhe si COVID-19. Nga dhjetori 2019-tës kur u shfaqën rastet e para në Kinë, virusi është përhapur me shpejtësi në nivel botëror, arsyue pse ka mjaft rëndësi të njohim masat parandaluese ndaj saj.
Njerëzit janë me të vërtetë të frikësuar nga situata. Ka shumë njerëz që janë mbyllur në shtëpi nga frika e infektimit, ashtu si shumë të tjerë që dalin në rrugë duke mbajtur maska mbrojtëse. COVID-19 po përhap shqetësim e frikë në shumë vende, ashtu si në vendin tonë, dhe protokolli i karantinës tashmë është në fuqi.
Megjithatë informacionet për këtë virus janë të keqpërfaqësuara, dhe gjithmonë e më shumë është e vështirë të bësh dallimin mes mitit dhe realitetit përsa i përket infeksionit. Masat parandaluese, koha e inkubacionit, forma e kontaminimit, të gjitha janë prekur nga besime false.
Koronavirusi 2019 është një virus që transmetohet përmes kontaktit të ngushtë mes personave dhe spërklat e rrugëve respiratore që prodhohen kur kollitesh apo tështin. Në këtë artikull do ju shpjegojmë masat parandaluese për të shmangur kontaminimin nga COVID-19.
Shmangni zonat e kontaminimit
Duke qenë se virusi po përhapet në të gjithë botën, ka zona me një përqindje të rasteve më të larta se të tjerat. Ato quhen zonat e kuqe apo zonat e rrezikut, ku ka një mundësi më të lartë të infektohesh. Për shembull, në Itali, veriu i vendit, në veçanti Lombardia konsiderohet zonë rreziku.
Ideja e të qëndruarit larg nga personat e prekur dhe pse mund të duket e thjeshtë nuk është e tillë. COVID-19 ka një periudhë inkubacioni nga 2 në 11 ditë, me një mesatare prej 6 ditësh. Për më tepër shërbimi shëndetësor nis të ngarkohet dhe nuk është e thjeshtë të bësh tamponin për të ditur diagnozën.
Kjo e bën praktikisht të pashmangshme të kesh kontakt me persona që nuk janë të vetëdijshëm që janë infektuar. Prandaj, rekomandohet të mos qëndroni me persona që paraqesin simptoma të infektimit si kollë, temperaturë, mungesë frymëmarrje, dhe pse infeksioni i tyre nuk është konfirmuar.
Për më tepër do ishte mirë që të mos ketë grumbullime njerëzish dhe gjithë këto masa si anulimi i eventeve apo aktiviteteve të punës duhen respektuar nga e gjithë popullata.
Mbani distancën e sigurisë
Shkencëtarët konfirmojnë që virusi mund të arrijë në rreth 1 metër distancë. Këshillohet të rini të paktën një metër distancë nga personat e tjerë që shfaqin simptoma. Dhe në Shqipëri, kjo masë është bërë standarde tashmë.
Larja e duarve si masë parandaluese për COVID-19
Larja e duarve është një masë parandaluese elementare për çdo infeksion. Ky veprim i thjeshtë është veçanërisht i rëndësishëm pasi keni shkuar në tualet, keni tështitur apo jeni kollitur. Dhe logjikisht nëse keni qenë në kontakt me një person të prekur. Ujë e sapun është i majftueshëm, por mund të përdorni dhe produkte dezinfektuese.
Kur tështijmë apo kollitemi është thelbësore të mbuloni hundën dhe gojën. Mundësisht me një shami letre një përdorimshe. Dhe në këtë rast, menjëherë më pas duhet të lajmë duart.
Kontaktoni shërbimin e urgjencës
Nëse keni qenë në kontakt me një person të prekur dhe shfaqni simptoma të sëmundjes, mos hezitoni të kontakoni shërbimin e urgjencës në numrin 127. Mos harroni, si zile alarmi janë kolla, tështimat e shpeshta frymëmarrje e vështirë dhe temperaturë.
Nuk ka udhëzime të veçanta për ushqimet apo trajtimin e kafshëve. Megjithatë e rëndësishme është të qendroni të informuar mbi risitë e COVID-19, pasi çdo ditë jepen masa dhe rekomandime të reja
Siç e shpjeguam në këtë artikull, masat më tëmira janë larja e duarve shpesh dhe qëndroni larg zonave të infeksionit. Nëse shohim një person me simptoma si kollë për shembull, ideale është të mbani distancën e sigurisë, të paktën një metër distancë.
Mos hezitoni të kontaktoni mjekun nëse keni simptoma të sëmundjes. Në të njëjtën mënyrë, nëse dyshoni se jeni infektuar, vendosuni në vetëizolim për të shmangur infektimin e të tjerëve./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…