Mirëqenie

Këshillat/ Si të shmangni infektimit gjatë blerjes së ushqimeve

Përhapja e COVID-19 ka prekur çdo aspekt të jetës sonë, në atë pikë sa po përballemi me probemin se si të shmangim infektimin nga koronavirusi gjatë bërjes së pazarit.

Kjo pasi duhet të ushqehemi dhe nuk mund të shmangi dyqanet dhe supermarketet.Një nga karateristikat më të njohura të koronavirusit të ri konsiston në aftësinë e lartë të tij të kontaminimit. Dhe pse vdekshmëria prej saj nuk është ndër më të lartat, ka një fuqi të madhe transmetimi dhe përhapet shumë shpejt

Për këtë arsye, shmangia e infektimit gjatë pazarit duhet të jetë një nga prioritetet tona të gjendjes së izolimit të përgjithshëm ku ndodhemi. Izolimi në shtëpi, në fakt, rezulton i panevojshëm nëse gjenerojmë shpërthime të mëtejshme infeksioni në vende të tjera.

Synimi i masave të izolimit që janë adoptuar është parandalimi i përhapjes së infeksionit për ti dhënë mundësi sistemeve shëndetësore dhe për të shmangur kolapsin. Dhe shmangia e infektimit nga koronavirusi kur bëjmë pazaret është një nga zinxhirët e rëndësishëm të masave që duhet t’i respektojmë.

DISTANCIMI SOCIAL GJATË BLERJEVE TË USHQIMEVE

Distancimi i rekomanduar për të shmangur infektimin nga koronavirusi është të paktën 1metër dhe supermarketet nuk përjashtohen nga ky rregull. Mes klientëve në brendësi të tyre ashtu si dhe për ata që janë në radhë në hyrje është absolutisht e nevojshme të respektohet kjo distancë minimale.

Kjo masë duhet të shoqërohet me një kontroll rigoroz në hyrje dhe në brendësi të dyqanit. Distanca 1 metër mund të respektohet për aq kohë sa nuk ka grumbullim klientësh.

A DUHEN PËRDORUR DOREZAT GJATË BLERJES?

Përdorimi i masiv i dorezave për të marrë ushqimet në supermarket nuk është një nga udhëzimet që jepet sot. Në fakt nuk do të ishte një masë parandaluese që ndalon transmetimin e COVID-19. Këshillohet të përdoren dorezat kur përpunohen frutat si një masë e përgjithshme për një higjienë të mirë. Sidoqoftë këto masa higjienike duhet të merren gjithmonë, aq më tepër gjatë një pandemie.

Larja e shpeshtë e duarve, apo përdorimi i dezinfektuesve por dhe pastrimi dhe ajrosja e hapësirave janë masa që duhen aplikuar edhe në supermarkete.

PARANDALIMI I INFEKTIMIT NGA KORONAVIRUSI EDHE NË KASË

Edhe momenti kur paguajmë në arkë në supermarket është një rast i infektimit, e për pasojë nevojiten masa të caktuara parandaluese. Duhet marrë në konsideratë si distanca që duhet në radhe qoftë dhe ajo nga kasierja.

Dhe rripat transportues në arkë duhen dezinfektuar shpesh dhe kasierët duhet të kenë dezinfektantë që duhet ta përdorin sa herë që i shërbejnë një klienti.

A MUND TË SHMANGET INFEKTIMI GJATË BËRJES SË PAZARIT

Jo vetëm që është e mundur, por dhe i nevojshëm. Shmangia e infektimit nga koronavirusi gjatë bërjes së pazarit është një masë e nevojshme parandaluese që ndihmon në këputjen e zinxhirit të transmetimit të COVID-19.
Për më tepër, është përgjegjësia jonë shoqërore. Natyrisht, personat që kanë simptoma si temperaturë apo kollë nuk duhet të hyjnë në supermarkete kur kanë këto simptoma. Duhet bërë një organizim nga persona të tjerë që ti furnizojë me ushqimet e nevojës së parë

Nuk duhet të panikosemi pasi dyqanet do të vijojnë të mbeten hapur dhe nuk ka rrezik të mbarimit të ushqimeve. Ajo që duhet të bëjmë në fakt, është të tregojmë përgjegjshëri ndaj vetes dhe qytetarëve të tjerë./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago