Psikologji

Shëndeti mendor/ Si të dallojmë terapistin nga psikologu dhe psikiatri

Një terapist, ose psikoterapist, është një profesionist i licencuar i shëndetit mendor i cili ndihmon klientët të përmirësojnë jetën e tyre, të zhvillojnë aftësi më të mira njohëse dhe emocionale, të zvogëlojnë simptomat e sëmundjes mendore , por jo ti zhdukin ato, terapisti ndihmon klientët të përballen me sfida të ndryshme. Por ky është vetem një koncept se cfare do te thotë të jesh psikoterapist. Për të kuptuar plotësisht përkufizimin e një terapisti, duhet te lexoni këtë artikull.

Çfarë bën një terapist?

Terapistët kryesisht i ndihmojnë klientët, qoftë përmes terapisë personale, apo përmes terapisë online, të përmirësojnë shëndetin e tyre mendor. Disa prej tyre punojnë edhe në kërkime dhe konsulencë. Këtu është një listë e shërbimeve të zakonshme që terapistët mund t’u ofrojnë klientëve:

• Dëgjim
• Analizim i ceshtjeve aktuale
• Analizen e ndikimit të së kaluarës në të tashmen
• Rehatine dhe qetesine e klientit
• Ndihmimi i klientëve pa llojin e një paragjykimi që mund të ketë një mik apo anëtar i familjes
• Diagnostifikimin e problemeve të shëndetit mendor
• Ndihmon klientët të ndryshojnë sjelljet jo adekuate dhe modelet e të menduarit
• Ndihmon klientët të kuptojnë veten dhe njerëzit e tjerë
• Mësimdhënia e aftësive emocionale, njohëse dhe komunikuese
• Mëson klientët se si të zgjidhin në mënyrë efektive konfliktet emocionale, relacionale dhe profesionale
• Udhezojne klientet ne kohë krizash të tilla si ndarje, abuzim, mendime vetëvrasëse, pikëllim, trauma, zhgenjime, sulm seksual etj.
• Mëson klientët se si të përmirësojnë marrëdhëniet aktuale dhe të ato të reja
• Mësoi klientët me terapi vetë-ndihmuese siç janë frymëmarrja e thellë, meditimi, ushtrimet e të menduarit etj.
• Ofrimi i këshillave dhe sugjerimeve jo direktive (në varësi të terapistit)
• Referimi i klientëve tek psikiatër, institucione të shëndetit mendor ose profesionistë mjekësorë nëse është e nevojshme
• Ndihmon klientët të mësojnë të duan dhe pranojnë veten e tyre
• Ndihmon klientin ne uljen e stigmës dhe turpit të sëmundjes mendore dhe terapisë

Konceptet e gabuara në lidhje me terapistët

Për të kuptuar plotësisht se çfarë është një terapist, duhet të flasim për atë që nuk është. Ka shumë koncepte të gabuara që njerëzit kanë për atë që do të thotë të jesh psikoterapist. Këtu janë disa prej tyre :

Koncepti i gabuar: Një Terapist është si një mik që paguani për t’ju dëgjuar
Nje terapist nuk eshte miku juaj , ai eshte njelloj sic është doktorri juaj per probleme shendetesore . Terapisti eshte i arsimuar 6 vite deri ne nje dekate per te lehtesuar problemet dhe dhimbjet tuaja shpirterore dhe mendore.
Konceptimi i gabuar: Një terapist ju thotë se çfarë të bëni
Terapisti nuk është instruktori juaj i palestrës , që të ulet prane jush dhe te ju tregoj cfarë të bëni . Terapistët punojnë me klientin duke perdorur metoda dhe teori për tu dhënë aftësi për të jëtuar mirë dhe për të marrë vendimet e duhura.

Konceptimi i gabuar: Një terapist mund të lexojë mendjet
Terapistët nuk lexojne mendjen tuaj. Ata nuk jane duke pare nje dokmetar apo film.terapisti interesohet për atë qe ju mendoni sepse ai përpiqet që të ndihmojë. terapistet janë ndryshe nga prokurorët , psikiatri apo hetuesit.

A është një Terapist njësoj si një psikolog këshillimi, apo psikiatër?

Kur njerëzit thonë “terapist”, ata zakonisht i referohen psikoterapistit, psikologut ose këshilltarit. Në kontekstin e punës me klientët për të përmirësuar shëndetin e tyre mendor, këto terma kanë të njëjtin kuptim dhe janë të këmbyeshëm. Dallimet midis disa prej këtyre termave qëndrojnë në konotacionet e tyre jashtë kontekstit të punës me klientët. “Terapisti” i referohet vetëm dikujt që trajton klientët. Nga ana tjetër, një psikolog mund të kalojë shumë kohë duke parë klientët, por ka më shumë mundësi të punojë edhe në kërkime. gjithashtu ka dhe një ndryshim mes psikoterapistit dhe psikiatrit. individët të cilët nuk kanë informacion për këto dy profesione , jetojnë nën stigmën dhe turpin për tu drejtuar tek terapist në raste nevojei. Për shkak se Frojdi ishte mjek dhe psikiatër, roli i tij si terapist ishte trajtimi i sëmundjes mendore. Terapistët asokohe ishin më shumë si mjekë të shëndetit mendor sesa njerëz te specializuar ne kete fushë, që ndihmuan klientët të jetojnë jetë më të mirë dhe të zhvillojnë aftësi për të përmirësuar përballimin esituatave dhe marrëdhëniet, i cili eshte dhe koncepti i ditëve të sotshme per terapistin./ MeMjekun.com

Artikull nga Irena Danjolli, punonjëse sociale

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago