Dermatologji

Llojet e lythave dhe trajtimi

Lythat janë një problem shumë i zakonshëm. Në përgjithësi bëhet fjalë për një problem të thjeshtë estetik, por ka lloje të ndryshme lythash, disa prej të cilave mund të bezdisin sipas vendit ku ndodhen. Bëhet fjalë për rritje të vogla të lëkurës, që në përgjithësi nuk janë të dhimbshme.

Dhe pse shumë njerëz i injorojnë, shkaku kryesor i lythave është një virus. Konkretisht, papilloma virus njerëzor, që ka 100 nënlloje të ndryshme. Si rezultat, lythat mund të shfaqen në mënyra e vende të ndryshme
Zonat më të prekura janë këmbët e duart. Në disa raste është e nevojshme të trajtohen pasi janë burim i shqetësimeve të ndryshme.

ÇFARË JANË LYTHAT?

Lythat janë tip fluskash që dalin në lëkurë. Zakonisht kanë ngjyrën e njëjtë si të lëkurës, por mund të marrin dhe ngjyrë të bardhë apo të kuqe. Në disa të tjera mund të vihet re në sipërfaqe pika të vogla të zeza, që janë vazat e gjakut të mpiksur.

Siç e përmendëm, shkaku i lythave është papilloma virus njerëzor (Human Papilloma Virus- HPV). Bëhet fjalë për një virus me shumë shtame prandaj është e zakonshme të biesh në kontakt me të. Sidoqoftë, lythat nuk janë aq të zakonshëm.

Gjithashtu duhet të themi se jo të gjithë njerëzit që bien në kontakt me virusin i zhvillojnë. Kjo pasi çdo individ në gjendje të mirë shëndetësore mund ta luftojë pa pasur simptoma.

Për më tepër lythat janë më të zakonshme tek fëmijët apo personat me sistem të dobët imunitar, që nuk arrin të luftojë kundër asnjë infeksioni. Lythat mund të shfaqen deri në gjashtë muaj pas kontaktit të parë me virusin.

Pjesa më e madhe e viruseve bien në kontakt përmes lëkurës apo objekteve, si për shembull peshqirët. Por nuk duhet të harrojmë dhe disa tipologji që merren përmes transmetimit seksua. Si Papilloma virusi 16 apo 18, që janë dy llojet më të shpeshta të lidhura me kancerin e qafës së mitrës.

Lythat kanë tendencën të përhapen me lehtësi. Nuk është e rrallë të shohësh një fëmijë me lytha në gishte që fut gishtat në gojë. Kështu favorizon shfaqjen e një pjese më të madhe ythash në duar e fytyrë.

SA LLOJE LYTHASH KA?

Ka lloje të ndryshme lythash sipas formës dhe pikës ku shfaqen. Në vend të parë duhet të flasim për lythat vulgare që janë më të zakonshmet. Janë me formë të rrumbullakët, të rrudhur dhe kanë tendencën të shfaqen në duar e këmbë. Lloje të tjera janë:

Lythat e sheshta: më të zakonshme tek të rinjtë dhe fëmijët. Janë të vogla dhe kanë tendencën të formojnë grupime.

Filiform: emri vjen nga forma e zgjatur e kësaj lythe, që janë gjithashtu të buta si një gisht i vogël. Zakonisht shfaqen në qafë dhe qepallë.

Ortotike: janë lythat që shfaqen në këmbë dhe thembra. Mund të bëhen të bezdisshme duke qenë se gjatë ecjes ushtrohet presion mbi to.

Lythat gjenitale: shfaqen si në organet gjenitale femërore dhe mashkullore, madje dhe në zonën e ijeve dhe anusit. Kontakti ka tendencën të transmetohet seksualisht.

Mes të gjitha këtyre llojeve, lythat gjenitale janë më të rënda, duke qenë se Papilloma Virus njerëzor ka një fuqi kancerogjene. Duke qenë se infektimi është shumë i zakonshëm, këshillohet që t’i kushtohet vëmendje këtyre lezioneve.

Sot në fakt ekzistojnë vaksina për disa lloje të Papilloma virus, që janë të disponueshme dhe në Shqipëri. Ato këshillohen të bëhen tek femra rreth moshës 11-12 vjeç.

SI TRAJTOHET?

Shumë lytha trajtohen vetëm për arsye estetike apo se japin shqetësime, duke pasur parasysh se shkaktojnë kruarje apo dhimbje për shkak të presionit që ushtrohet mbi to. Duke i trajtuar, qëllimi nuk është vetmë tek zhdukja e tyre por dhe aktivizimi i sistemit imunitar ndaj virusit.

Sot ka mënyra të ndryshme për ti trajtuar. Krioterapia është një teknik që aplikohet në të ftohtë në lythe për ta shkëputur. Gjithashtu mund të bëhen me lazer apo ndërhyrje të tjera mikrokirurgjikale

Disa ilaçe acide favorizojnë eliminimin e lythave. Mos harroni! Duhet ti drejtoheni një mjeku pasi është ky i fundit që do të këshillojë strategjinë e trajtimit sipas llojit të lythave./MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun
Tags: lytha

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

10 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

11 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago