Mirëqenie

Paralajmërimi më i fundit i OBSH-së, Koronavirusi nuk merret përmes ajrit

Në mënyrë të rregullt si OBSH dhe shkencëtarë të pavarur publikojnë zbulimet e tyre lidhur me koronavirusin. Një komunikatë e fundit e OBSH-së konfirmon se infektimi me koronavirus nuk ndodh përmes ajrit, dhe duhet pasur parasysh për menaxhimin e burimeve gjatë pandemisë.

Këto të dhëna kanë si synim të rrisin njohurinë tonë për virusin që të veprojmë në përputhje me rrethanat. Në bazë të këtij zbulimi përmirësohen masat e parandalimit të zbatuara në vende të ndryshme.

Izolimi fizik i monitoruar dhe karantina e detyruar bazohen në projeksionet shkencore që kanë treguar se me këtë mënyrë infektimi ka tendencën të reduktohet. Edhe larja e duarve dhe përdorimi i maskave që udhëzohet për ata që janë të prekur i përgjigjet pikërisht logjikës shkencore.

Ajo që OBSH tregon në këtë promemorie është faktk se infektimi nga koronavirusi nuk vjen nga ajri. Kjo është thënë dhe më herët, por nuk është marrë shumë në konsideratë. Fakti se koronavirusi nuk transmetohet përmes ajrit do të thotë që të merren masa për mjetet aktuale të përhapjes. Dhe për këtë ka udhëzime të sakta mbi përdorimin e maskave dhe dezinfektimin e sipërfaqeve.

ÇFARË THOTË OBSH

OBSH ka publikuar një raport të shkurtër më 29 mars, duke përditësuar raportin e dy ditëve më herët, 27 mars. Raporti konfirmon që virusi nuk përhapet përmes ajrit, por përmes spërklave. Këto sperkla dalin nga personi i infektuar dhe përshkruajnë një distancë të caktuar derisa shpërthejnë.

Siç e bën qartë të ditur dhe OBSH ka një diferencë thelbësore mes transmetimit përmes ajrit dhe atij përmes spërklave. Viruset që mund të transmetohen përmes ajrit janë ato në gjendje të rezistojnë në mjedis pa shpërthyer.

Ky nuk është rasti i SARS-CoV-2 i cili përdor spërklaet respiratore për të infektuar duke humbur pjesë të ngarkesës së saj të rezistencës sapo ndahet nga “zarfi” i spërklës. Siç tregon raporti, në Kinë nuk është vërtetuar transmetimi i virusit përmes ajrit.

Pra, ky virus nuk transmetohet përmes ajrit por ama nuk është e gabuar të thuash që ndonjëherë infektimi ka ardhur e përmes ajrit, por duke sqaruar se janë spërklat respiratore që kanë dalë nga hunda dhe goja e personit të infektuar që e kanë transmetuar atë.

PËR SA KOHË MBIJETON VIRUSI NË MJEDIS

Bashkë me çështjen e përhapjes përmes ajrit, OBSH sqaron edhe dyshimet mbi mbijetesën e virusit në sipërfaqe. Grimca të ndryshme respiratore që dalin nga personi i infektuar depozitohen në objekte dhe mund të infektojnë nëse i prekim këto sipërfaqe e më pas me duart prekim hundën sytë dhe gojën.

Një studim i publikuar në Nevv England Journal of Medicine ka treguar kohëzgjatjen e qëndrimit në ajër të koronavirusit, duke simuluar daljen e tij përmes aparaturave teknologjike. Këto aparatura krijojnë aerosol me grimca virale për të studiuar shpërndarjen e tyre.

OBSH thotë që të mos i marrim si të zbatueshme këto rezultatet në jetën reale. Pajisjet që përhapin spërklat që përmbajnë virusin në fakt, nuk kanë të njëjtën potencial si hunda dhe goja e njeriut, dhe për këtë nuk konsiderohen të njëjta.

Sipas provave në dispozicion, nuk mund të konfirmohet se SARS-CoV-2 është në gjendje të mbijetojë në brendësi të spërklave respiratore për më shumë se tre orë, por as nuk është e sigurtë nëse mund të infektojë në dy metra distancë. Në bazë të këtyre të dhënave janë vendosur masat parandaluese për distancimin fizik të vendosur.

NËSE INFEKTIMI NUK VJEN NGA AJRI, KUR DUHEN VENDOSUR MASKAT?

Gjithmonë sipas OBSH-së duke aplikuar këto të dhëna të transmetimit të koronavirusit, dy janë situatat kur duhet vendosur maska:

Për të prekurit nga COVID-19 dhe në rastete e dyshuara të kontaktit direkt me një individ të prekur dhe që kanë ardhur nga vende që janë të prekura rëndë nga virusi.

Në rastet e personelit shëndetësor në vendet ku jepet asistenca mjekësore ashtu dhe në vende publike, si dhe pacientët me simptoma të dyshuara pas konsultimit me mjekun apo në sallën e pritjes.

Maska këshillohet ajo e katalogut FPP3 (lexo këtu). Maskat e llojit kirurgjikal nuk janë efikase për spërklat respiratore dhe madje mund të jetë kundërudhëzuese për një person të painfektuar.

ADMINISTRIMI I BURIMEVE GJATË PANDEMISË

Duke ditur se infektimi nga koronavirusi nuk ndodh përmes ajrit, dhe se maskat nuk duhen përdorur nga të gjithë për të gjithë ditën, duhet t’i përdorim në mënyrë të përgjegjshme. Nuk ka shumë maska dhe janë ndër mjetet kryesore të parandalimit.

Pra, është detyrë e jona, si palë përgjegjëse për përhapjen e koronavirusit, të bëjmë një përdorim të moderuar të burimeve në dispozicion. Maskat mund të vendosen në raste specifike për të mbrojtur personat më vulnerabël./ MeMjekun.com

Burimi:New England Journal of Medicine
Jama Network

 

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

11 months ago