Nena dhe Femija

Çfarë kuptojmë me fëmijët e kequshqyer dhe si trajtohet

Malnutricioni ( dikur quhej distrofia) quhet mosngrënia e mjaftueshme e ushqimeve të domosdoshme, ose nga pamundësia për të përdorur ushqimin e nevojshëm. Kjo gjë ndikon shumë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

E ndeshim në format e saj të lehta, kudo në botë, mangësitë, si ato proteinike dhe kalorike konstatohen që gjatë barrës. Ato shoqërohen edhe me mangësi të kripërave minerale, vitaminave etj. Përdorimi pa kriter i sheqernave, ( karbohidrateve ), mund ti sigurojë vetëm kalorazhin ditor por krijon deficit në proteina, të cilat lidhen direkt me uljen e imunitetit dhe favorizimi e infeksioneve të shpeshta.

Shkaqet e kequshqyerjes lidhen me disa faktorë :
– ekonomikë dhe infrastrukturë.
– kultura familjare e mirë rritjes
– edukimi shëndetësor i nënave.
– Kwashiorkor është mungesa e proteinave në ushqim, ndërsa marasmus është konsum i ushqimeve të papërshtashme, në të gjitha format, përfshirë proteinat. Simptomat e përbashkët e tyre është ngadalësim i shtimit në peshë, sidomos në vitin parë dhe të dytë të jetës. Dobësim i masës muskulare dhe indit dhjamor. Lëkura humbet elasticitetit e saj.

Disa çrregullime të lindura sjellin pasojë përthithjen jo të mirë të ushqimit në zorrë.

Edhe disa sëmundje kronike të mëlçisë, ose pankreasit janë përgjegjëse për sindromën e kequshqyerjes.

Pankreasi prodhon disa enzima që derdhen në duoden. Ato quhen proteazë, lipazë, amilazë. Nëpërmjet këtyre enzimave bëhet e mundur zbërthimi i lëndëve ushqimore, në mënyrë që të bëhen të kalueshme në gjak.

Viruse të ndryshme, që prekin pankreasin shkaktojnë diarre kronike ( feçe të yndyrshme ) për shkak të deficitit të këtyre enzimave.

Keqthithja mund të jetë edhe e lindur. Për këtë arsye fëmija nuk shton në peshë.

CELIAKIA

Është një çrregullim që vjen intoleranca e Gluten-it.

Ekziston një prirje gjenetike tek këta individë që nxit qelizat imunitare kundër kësaj proteine dhe kjo kundërpërgjigje apo reaksioni rezulton me pezmatim , enjtje të mukozës së zorrës së hollë, Vazhdimi i mëtejshëm i ngrënies së glutenit mund të rezultojë në dëmtim më të avancuar të kësaj mukoze deri në atrofi të plotë të vileve zorrës së hollë.

Celiakia nuk është vetëm një sëmundje e zorrëve, por përfshin disa organe duke shkaktuar një sërë manifestimesh dhe më e rëndësishme është se shpeshherë mund të jetë e fshehtë , me shqetësime të përgjithshme si fryrje barku, dhimbje kockash , dobësi fizike.

Celiakia manifestohet me : diarre ose kapsllëk, të përziera, fryrje barku, humbje të oreksit, dhimbje të kockave, kurrizit.

Diagnoza :
Kërkohen analizat laboratorike: testet specifike për sëmundjen e Celiakisë :antitrupat antigliadin,
testi i intolerancës ushqimore.
Shkaqe të tjera mund të janë psiko-emocionale duke sjellë pasojë një keqthithja nga enterokolopathia funksionale.
Mjekimi përcaktohet në bazë të diagnozës.
Ushqyerja bëhet nga pak dhe shpesh. Sasia e proteinave në ushqim llogaritet 1gr/kg peshë në 24 orë.
Këshillohuni me mjekun tuaj të konsultorit për të përcaktuar një dietë sa më të balancuar me proteina, drithëra, yndyrnat dhe vitamina.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago