Në këto ditë janë kthyer në heronjtë e të gjithëve ne, e sidomos të pacientëve që ata kurojnë. Flasim për mjekët dhe infermierët që janë në frontin e parë të luftës ndaj koronavirusit. Tashmë prej kohësh po flitet për testet serologjike që aktualisht në Shqipëri po bëhen tek mjekët e Infektivit. Mjeku i përgjithshëm Blendi Toska shpjegon se si funksionon Rapid Testi. Sipas tij nëse do të aplikohej masivisht do jete nje ndihme e madhe ne depistimin dhe gjurmimin si dhe mbledhjen e te dhenave ne nje kohe me te shkurter dhe kosto me te ulet. Por vëren se nëse bëhet, duhet të shoqërohet me mekanizmin e kontrollit gjithmone nga Ministria e Shëndetësisë.
Mjekët krahas ngarkesës profesionale kanë dhe atë personale e psikologjike, përjetimet e tyre teksa u shërbejnë pacientëve. Dr. Blendi na rrëfen në këtë intervistë historinë e shokut të tij dhe familjes që u prekën nga COVID-19.
Dr. Blendi tashmë janë bërë dy muaj që Shqipëria u përfshi nga situata e pazakontë për shkak të pandemisë së koronavirusit, mund të na tregoni se ku punoni aktualisht dhe si është dita juaj e punës?
-Pershendetje, aktualisht punoj te Poliklinika Gjermane si ndihmes asistent kirurg ortoped, konsulta dhe ndjekje post-operatore.
Në fillim të marsit ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje të gjithë mjekëve, apo studentëve të mjekësisë të ofrojnë kontributin e tyre në këtë “luftë”. A u bëtë pjesë e saj?
-Sigurisht qe po, kam qene nder te paret qe jam veteofruar gjithashtu me mbeshtetjen e stafit te punes duke kordinuar me shefin e urgjences Tiranes 1, profesorin Eqerem Hasani, kam ofruar asistencen time per 1 muaj duke lehtesuar sa me shume punen e palodhshme te stafit mjekesor te Urgjences Tiranes qe per hir te se vertetes ka qen mbreslenese.
Ju keni treguar drejt për drejtë në ekran se si bëhet Rapid Test, një analizë që në fakt nuk është certifikuar ende nga OBSH per COVID-19. Cilat janë përfitimet e tij në kohë dhe kosto në këtë kohë pandemie? Sa lloje Rapid testesh ka që mund të përdoren për koronavirusin?
Eshte e vertete qe nje test sierologjik Rapid Test eshte akoma i pa certifikuar nga OBSH per COVID-19. Ky lloj testi qe demostrova eshte nje test screening qe u krye ne Wuhan, Jiangsu, Guangdong, Hebei ne 570 paciente nga ku ka rezultuar me nje saktesi prej 95%. Ky test sierologjik eshte certifikuar nga CFDA, CE, HAS, dhe gjithashtu i eshte paraqitur dhe FAD. Nga ku un kam referuar te dhenat. Jane disa lloje ku metodologjia eshte e ngjashme vetem ndryshon kompania prodhimit qe e hedh ne treg. Perfitimet e ketij testi ne kohe eshte sepse ofron nje kohe me te shkurter ne marrjen e rezultatit dhe nje gjurmim me te shpejte te individeve te ekspozuar nga COVID-19., si dhe grumbullimin e te dhenave ne nje database nga autoriteti me i larte sic eshte Ministria e Shendetesie. Perfitimet ne kosto besoj jane me te ulta se nje test tamponi naso-faringal apo nje testi gjenetik ADN. Por kjo eshte me teper ceshtje marketingu tregtar qe e vleresojn instancat perkatese.
Kur nis përgjigja imune e organizmit nga COVID-19 dr. Blendi në mënyre që IgG dhe IgM në Rapid Test të jenë të vlefshme?
-Pergjigjia immune nis te pakten 7 dit mbas ekspozimit nga ku te parat jane Imunoglobulinat IgM, pra shfaqen ne ne fazen e pare te ekspozimit cka do te thote qe ekspozimi eshte i hershem. Ndersa Imunoglobulinat IgG shfaqen te pakten 2 jave mbas ekspozimit, (ne disa infeksione te tjera mund te zgjasin deri ne 6 muaj apo dhe me shume), cka nenkupton se ekspozimi eshte i vonshem apo ne fazen terminale (duhet testi konfirmimit). Vlen te theksohet se ky test nuk mund te konfirmoje prezencen e virusit ne sistem por vetem te tregoje kohen e eksopzimit ndaj ketij virusi.
Interpretimi i rezultatit ne rastin kur rezulton negative do te thote individi nuk ka qen i ekspozuar ndaj COVID-19, por ne rastet kur simptomat jan te ngjashme me ato te COVID-19 rekomandohet te kryhet testi gjenetik i acidit nukleik. Ne rastin kur testi rezulton pozitiv por asimptomatik rekomandohet te behet testi i konfirmimit, testi gjenetik i acidit nukleik ndersa ne rastet kur rezultati eshte pozitiv dhe simptomatik rekomandohet menjhere shtrimi ne spital.
A jeni i mendimit se këto teste duhet të bëhen masivisht në Shqipëri? Çfarë thotë shkenca për to, në një kohë që siç e thamë OBSH ende nuk e ka certifikuar për COVID-19.
Ne jemi duke ndjekur keshillat e OBSH dhe ne nje linje jane marre masat perkatese sipas prokolleve te sigurise dhe strategjive qe OBSH ka rekomanduar. Un mendoj se do jete nje ndihme e madhe ne depistimin dhe gjurmimin si dhe mbledhjen e te dhenave ne nje kohe me te shkurter dhe kosto me te ulet. Por dhe nese vendoset qe ky lloj testi te aplikohet jam i mendimit qe duhet te jete ai mekanizmi i kontrollit gjithmone nga Ministria e Shendetesise ne te kundert cdo mase e marre dhe cdo sakrifice qe eshte bere ne kuader te emergjences do shkonte dem!
Pyetja e fundit ka të bëjë me përjetimin tuaj personal. Në gjithë këtë kohë në detyrë, diçka që ju ka ngelur në mendje gjatë shërbimit tuaj. A ka pasur momente kur jeni ndjerë të lodhur dhe do të dëshironit të tërhiqeshit?
Ne mendje me kan ngel shume ngjarje te ndryshme por me e vecanta eshte teksa isha ne komunikim me nje shokun tim teksa me shpreh simptomat fillova te dyshoj se mund te ishte i infektuar dhe vendosen ti bejne tamponin nga ku rezulton pozitiv gjithashtu sipas gjurmimit i bejne dhe familjes nga ku rezultoi dhe babi i tij pozitiv, degjoja friken e tij kur komunikoja, me teper per babin sepse kishte patologji shoqeurese, Hipertension dhe Diabetik. Dita dites gjendja e tij perkeqesohej dhe vendosen ta cojne te spitali COVID-2, por ai nuk ia doli dot dhe nderoi jete. “Me kete nuk behet shaka” thash, aty ndjeva peshen e situates dhe pse kujdesi ishte maximal.
Lodhja eshte pjese e punes por justifikon qellimin dhe objektivin. Pasioni dhe deshira qe me mberthen cdo here per te studjuar dhe per te ofruar njohurite e mia ne ndihme te situates por jo vetem nuk do shterohet kurre perkundrazi jam i gatshem kurdohere te ofroj gjithe njohurite e mia ne sherbim. Sic e thot dhe betimi hipokratit nder te tjera …premotj solemnisht se jeten time do ta ve ne sherbim te humanitetit./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…