Vuajtjet nga migrena janë më të zakonshme sa mund ta mendojmë, në formë të izoluar apo kronike. Ky shqetësim nervor ndikon negativisht në cilësinë e jetës, pasi pengon në kryerjen e aktiviteteve normale të përditshme.
Për këtë arsye, ata që vuajnë nga migrena nuk janë të qetë, dhe për pasojë pësojnë depresion dhe izolim.
Migrena është një shqetësim neurologjik, i karakterizuar nga një dhimbje e fortë e kokës. Shumë persona e lidhin dhimbjen e kokës me momente tensioni, stresi apo ankthi, por në të vërtetë bëhet fjalë për migrenën.
Ajo shfaqet si një dhimbje e lokalizuar në një apo të dy anët e kokës. Vuajtja nga migrena bllokon totalisht personin, i cili nuk mund të bëjë asnjë aktivitet për shkak të dhimbjes së fortë. Ajo prek një pjesë të madhe të popullatës, me 18% tek gratë dhe 6% tek burrat.
Migrena klasike nis me një shqetësim në shikim. Shfaqen si llampa ndriçuese në një anë të fushës së shikimit, apo vija dhe zig zag, si dhe drita me ngjyra. Këto efekte optike në përgjithësi zgjasin nga 10 deri në 30 minuta.
Mes personave që vuajnë nga migrena, ka skema dhe forma të ndryshme dhimbjesh. Madje dhe tek i njëjti pacient lokalizimi i dhimbjes ndryshon në momente të ndryshme të jetës.
Për këtë arsye, është veçanërisht e rëndësishme të zbulohet shkaku që çon në shfaqjen e migrenës. Falë saj, mund të reduktohet frekuenca e ndonjëherë dhe kështu dhe intensiteti.
Shkaqet e migrenës janë:
Duhani dhe konsumi i alkoolit
Stresi
Shqetësimet e gjumit
Ekspozimi ndaj erërave të forta
Ndryshimet klimaterike
Konsumi i disa ushqimeve (si psh ëmbëlsues artificialë, sojë, kafeinë, çokollatë, agrume etj)
Ekspozim më shumë se sa duhet ndaj një drite intensive
Disa ilaçe.
Simptomat e një personi që vuan nga kjo patologji janë karakteristike dhe të njohura:
Simptomat kryessore janë një dhimbje koke intensive, që shtrihet në të gjithë sipërfaqen e kokës, qasfës dhe muskujve të fytyrës. Dhimbja mund të zgjasë nga 4 deri në 72 orë.
Ndryshime gastrike: nauzea dhe të vjella
Fotofobia dhe fonofobia: janë të zakonshme episodet e mbindjeshmërisë ndaj dritës apo zërave
Zbehje
Lodhje
Rrahje të shpejta zemre
Simptoma të shikimit: mund të shfaqen si llamba drite, flash, vija e zig-zag, pamje të mjegullta, humbje e pjesshme e shikimit dhe dhimbje në sy.
Ndryshimet psikologjike: krizë nervash, ankth, pagjumësi, depresion, nervozizëm dhe agresivitet.
Vuajtja nga migrena i ndalon personat të realizojnë çdo lloj aktiviteti dhe shkakon shqetësime. Simptoma të tjera më pak të zakonshme që mund të shfaqen janë:
Marramendje
Kruarje dhe shpime në lëkurë
Spazma të pavullnetshme të trupit
Vështirësi në të folur
Diagnoza e migrenës varet nga simptomat që shfaq pacienti. Për këtë arsye bëhët nje anamnezë komplete, ku pacienti duhet të përshkruajë në mënyrë veçanërisht të detajuar dhimbjet që ka gjatë sulmeve të dhimbjeve të kokës.
Në përgjithësi, diagnoza bëhet nga mjeku i familjes, dhe nuk është praktikë e zakonshme ti drejtoheni neurologut për një diagnozë të migrenës. Në rastet kur dyshohet një dhimbje koke sekondare apo një patologji tjetër themelore, analizohen me një diagnozë imazherike. Ekzaminimet e udhëzuara në këtë rast janë rezonanca magnetike dhe tomografia kompjuterike.
Përzgjedhja e ilaçit që përdoret varet nga shkaku i migrenës. Këto më poshtë janë alternativat:
Analgjezikë dhe antiinflamatore si ibuprofeni, aspirina, paracetamoli etj. Ato bëjnë efekt vetëm në migrenë të nivelit të lehtë apo të moderuar.
Antiemetikë: përdoret për të qetësuar të vjellat dhe nauzeat.
Antihipertensivë: udhëzohen për migrenë të shkaktuar nga hipertensioni arterioz.
Antidepresiv: për migrenë dhe dhimbje koke të shkaktuar nga depresioni apo ndryshimet e tensionit.
Vuajtja nga migrena: përjekja natyrale
Trajtimet natyrale për migrenën bazohen gjithmonë tek ushqimi. E rëndësishme është të rritet konsumi i ushqimeve natyrale dhe eleminimi nga regjimi ushqimor i të gjithë produkteve të procesuara. Gjithashtu është veçanërisht e rëndësishme të shmangi dhe praninë e disa intolerancave ushqimore si laktoza apo gluteni.
Këto trajtime marrin në konsideratë shëndetin e përgjithshëm të pacientit për të trajtuar çdo lloj patologjie. Sistemi hormonal, funksionimi i mëlçisë, veshkave dhe zorrëe, emocionet etj. Mund të arrihen rezultate mjaft pozitive për migrenën falë teknikave si agopuntura, magnetoterapia, kromoterapia etj./ MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…