Me fjalën “Kolestazë” duhet të kuptojmë zvogëlimin apo ndalimin e fluksit të bileve, që ndodh përgjithësisht për shkak të patologjive që kanë të bëjnë me mëlçinë, kanalet biliare dhe/ose pankreasin
Bilet janë një sekretim me natyrë të lëngshme të prodhuar nga mëlçia, e përbërë nga ujë, kripëra biliare, elektrolite, kolesterol dhe yndyrna të tjera, proteina dhe pigmeni i bilirubinës, kjo substancë është thelbësore për të lehtësuar tretjen dhe përthithjen e ushqyesve.
Ndalimi i fluksit të bileve, në një pikë çfarëdo gjatë rrugës së tyre shkakton akumulim të bilirubinës e cila duke mos u eliminuar nga organizmi përmes urinës dhe feçse kalon në qarkullimin e gjakut duke shkaktuar:
Kruarje të lëkurës
Urinë të errët
Feçe me ngjyrë të hapur dhe me erë të keqe
Lodhje
Verdhëz
Dhimbje referuar kuadrit abdominal të djathtë.
Shkaqet e kolestazës mund të ndahen në dy kategori, të lidhura me vendndodhjen e patologjisë që mund të jetë mëlçia apo jashtë saj.
Shkaqet intrahepatike
Hepatiti: procesi inflamator i mëlçisë e shkaktuar shpesh nga viruse të ndryshme të mëlçisë) që mund të shfaqen në mënyrë akute apo për disa jave, apo të përsëriten në mënyrë kronike duke shkaktuar dëmtime të kanaleve biliare ( me pasojë shfaqjen e kolestazës intrahepatike) dhe cerozë të mëlçisë (sidomos në rastet e Hepatitit B dhe C).
Hepatopia alkoolike: gjendje e dëmtimit të mëlçisë e lidhur me konsumin e tepër të alkoolit për shumë vite.
Kolangiti biliar primar: patologji me natyrë autoimune që shkakon inflamacion dhe dëmtim të kanaleve biliare intrahepatike.
Ilaçet: Kolestaza mund të jetë efekt kolateral i disa ilaçeve ( si amoksicilina/acidi klavulanik, chlorpromazine, azathioprine, kontraceptivëve oral)
Shtatzënia (kolestaza e shtatzënisë: ndryshimet hormonale në shtatzënië mund të çojnë në zvogëlim të fluksit të bileve përmes kanaleve biliare, duke shkaktuar gjendjen e kolestazës duke rritur rrezikun e lindjes së parakohshme, vdekje në mitër.
Patologjitë tumorale: tumoret që përhapen në mëlçi mund të ngjeshin apo përfshijnë kanalet biliare intrahepatike, me pasojë shfaqjen e kolestazës.
Shkaqet ekstrahepatike
Gurët në kanalet biliare: formimi i materialeve solide (si për shembull depozita e kolesterolit) që kanë tendencën të akumulohen në fshikëzën e tëmthit (ku normalisht magazinohen bilet), çojnë në dhimbje abdominale kolie.
Procesi i stenozës së një kanali biliar: ngushtimi i kanaleve biliare ekstrahepatike mund të shkaktohet shpesh nga patologji tumorale.
Kolangiti sklerozues primar: patologji inflamatore me natyrë autoimune, që shkaktojnë dëmtim apo stenozë të kanaleve biliare ekstrahepatike, por edhe intrahepatike.
Pankreatiti: procesi inflamator i pankreasit i nxitur më shpesh nga gurët biliar, alkooli, ilaçet dhe infeksionet virale.
Tumoret e pankreasit: neoplazmat shumë malinje, e shpesh vdekjeprurëse për agresivitetin; verdhëza nga kolestaza shfaqet gjithmonë dhe konsiderohet si një shenjë e hershme e përfshirjes së kokës së pankreasit, me pasojë ngjeshjen e kanaleve biliare.
Procesi diagnostikues përfshin:
Vlerësimin mjekësor: Bëhet një anamnezë e plotë dhe një ekzaminimin i kujdesshëm objektiv që çon në dyshimet e para diagnostikuese
Analizat e gjakut: Vlerat e parametrave të gjakut që rriten zakonisht gjatë kolestazës dhe që janë:
bilirubina totale,
fosfataza alkaline,
amilaza
koha e protrombinës
transaminaza
gama GT
dhe acidet biliare.
Ekzaminimet imazherike për diagnostikimin: ekzaminimi i parë që bëhet zakonisht është ekografia, e cila ndiqet nga një tomografi e kompjuterizuar (TC) apo një rezonancë magnetike imazherike (RMI), e cila është e nevojshme për të zbuluar në mënyrë më të detajuar llojin e dëmtimit.
Më pas, mund të kërkohet edhe procedura si kolangiopankreatografia retrograde endoskopike dhe kolangiogradia transhepatike perkutane, për të marrë pamje më të sakta të kanaleve biliare dhe pankreasit të prekur nga dmëtimet dhe ndoshta të zbatohen ndërhyrjet e duhura terapeutike.
Biopsia e mëlçisë: përdoret më shumë në rastet e kolestazës intrahepatike dhe lejon një diagnozë të sigurtë.
Në rastet e kolestazës për shkak të bllokimin intrahpeatik trajtimi është specifik, dhe sipas pacientit dhe kuadrit të tij klinik parashikohet:
Pezullim i mundshëm i ilaçit që ka shkaktuar kolestazën;
Ndërprerja e konsumit të alkoolit
Trajtim i sëmundjes bazë (hepatiti, kolangjiti biliar primar)
Bllokimi ekstrahepatik i kanaleve biliare mund të zgjidhet përmes një ndërhyrjeje kirurgjikale në rrugë endoskopike (heqja e gurrëve implantimi i protezës apo kateterëve për zgjidhjen e stenozës apo bllokime të mundshme të pjesshme), apo në rastin e bllokimeve që nuk operohen, një ndërhyrje me kullim biliar.
Kruarja që shoqëron kolestsazën mund të zgjidhet përmes përdorimit të kolestiraminës (ilaç i përdorur gjerësisht për hiperkolesteroleminë primare, që vepron duke u lidhur me produktet biliare të pranshme në zorrë dhe ndalon ripërthithjen e tyre dhe acarimin e lëkurës për shkak të akumulimit) apo përmes pomadave me bazë kortizoni.
Marrja e vitaminës K, nën vëzhgim të rreptë të mjekut, mund të këshillohet për përmirësimin e koagulimit, nëse mëlçia nuk është dëmtuar tepër.
Gjithashtu është shumë e rëndësishme të vlerësohet aspekti ushqyes i pacientit, duke marrë kalcium dhe vitaminë D, të cilat mungojnë gjatë kohës së kolestazës./MeMjekun.com
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…