Alergjite

Si të dallojmë alergjinë nga COVID-19?

Si të dallojmë alergjinë nga COVID-19? Së pari, kutjdo që dyshon se mund të jetë prekur nga COVID1-9 këshillohet të kontaktojë me 127-tën apo mjekun e familjes.

Nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh një alergji nga COVID-19. Por si mund të dimë nëse kemi nevojë për një vizitë mjekësore apo duhet të qëndrojmë në shtëpi?

Duhet të dimë se të gjitha sëmundjet, përfshi dhe alergjinë apo infeksionin e koronavirusit shfaqen ndryshe nga individi në individ. Për këtë arsye, në raste dyshimesh duhet të bëni një vizitë mjekësore qoftë virtualisht, përmes telefonit apo personalisht.

Në rastin e infeksionit të COVID-19 sugjerohet të qëndroni në shtëpinë tuaj duke kërkuar asistencë apo të përdorni telemjekësinë. Duke ditur që virusi është ngjitës, e rëndësishme është të respektohen masat e izolimit.

SIMPTOMAT E KORONAVIRUSIT

Personat e prekur nga koronavirusit shfaqin përgjithësisht simptoma të ngjashme me atë të gripit. Në bazë të informacioneve të publikuara nga OBSH, shfaqja klinike përfshin:
Temperaturë
Kollë të thatë
Lodhje

Disa të tjerë mund të kenë dhimbje muskulare, bllokim të hundëve, dhimbje fyti dhe diarre. Këto simptoma zakonisht të lehta, shfaqen në mënyrë graduale apo progresive. Pjesa më e madhe e të prekurve nga koronavirusi shërohen pas rreth një jave pak a shumë, pa pasur nevojën e ndonjë trajtimi të veçantë.

Një numër i vogël personash me koronavirus mund të preket nga një simptomatologji më e rëndë që shfaq vështirësi respiratore, për të cilën kërkohet shtrimi në spital. Në përgjithësi bëhet fjalë për pacientë që kanë patologji respiratore, diabet, sëmundje kardiovaskulare, patologji të sistemit imunitar.

Përhapja e koronavirusit
Forma kryesore e infektimit nga njeriu te njeriu është ajo përmes spërklave kur flasim, tështijmë apo kollitemi. Gjithashtu infektimi mund të bëhet përmes kontaktit me sipërfaqe të ndotura e më pas prekim sytë, hundën dhe gojën pa larë duart.
Epidemologjia e infeksionit nga koronavirusi ndryshon nga dita në ditë e çdo vend është i ndryshëm. Kjo për faktin se bëhet fjalë për një virus të ri, për të cilën popullata nuk ka asnjë imunitet.

Për këtë arsye, çdo rast i dyshuar i infeksionit nga koronavirusi vlerësohet në kontekstin e saj të veçantë (udhëtime të mëparshme, vendi i origjinës, kontakti me një person të infektuar, prani të rasteve të tjera etj)

SIMPTOMAT E ALERGJISE

Termi “alergji” rigrpon bashkë reagimet që sistemi imunitar zhvillon përballë një alergjeni në organizëm. Në këtë rast, do i referohemi asaj që e quajmë riniti alergjik.

Simptomat e tij janë :
Tështimat
Bllokim apo rrjedhje hundësh
Kruarje në sy, sy të kuq dhe me lot
Kruarje të hundës apo fytit
Kollë
Lodhje

Dimë që riniti alergjik është shqetësimi më i përhapur, qoftë tek fëmijët dhe tek të rriturit. Ndonjëherë mund të shoqërohet me shfaqje të tjera alergjike në pjesë të ndryshme të trupit. Në raste të shumta, ka precedentë në familje.

KRAHASIMI PËR TË DALLUAR ALERGJINË NGA COVID-19

Përballja me simptomat e këtyre dy gjendjeve, mund të vërejmë që shumë prej tyre janë të njëjta, ndërsa të tjerat janë specifike, dhe këto na ndihmojnë të dallojmë alergjinë nga COVID-19.

Në çdo rast në fillim mund të shfaqet një farë shqetësimi, sidomos pasi rastet më të lehta të COVID-19 nuk ka simptoma. Në rast se keni dyshime e rëndësishme është të kërkoni asistencën mjekësore dhe të keni parasysh një histori të mundshme në lidhje me:
Alergji të mëparshme
Kontakti me një person të infektuar
Udhëtime në zonat e kuqe

Të gjitha këto informacione janë vendimtare për të përcaktuar nëse bëhet fjalë thjesht për alergjinë apo jeni para një infeksioni nga koronavirusi. Do të jetë mjeku që do të përcaktojë nëse është e nevojshme të bëni ndonjë ekzaminim.

SI DUHET TE SILLEMI?

Para se të alarmohemi është e rëndësishme të kemi parasysh praninë e alergjive të mëparshme dhe ecurinë e simptomave. Edhe pse ka disa ngjashmëri, alergjitë kanë tendencën të përmirësohen pa komplikacione.
Mëgjithatë, në rast dyshimesh duhet të konsultoheni me mjekun dhe të respektoni rregullat e izolimit./ MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago