Nena dhe Femija

Luksacioni koksofemoral, një formë e Rakitit tek fëmijët

Luksacioni koksofemoral kongenital i fëmijëve është një defekt i lindur që shprehet me mospërputhjen e kokës së femorit me acetabulin.

Pra, kur koka në formë topi e femurit del nga acetabuli (foleja) në formë kupe e baçinit, dhe zhvendoset mbi folenë e vet, ku duhet të rrijë normalisht.
Prek më shpesh femrat 8:1. Shkaktaret nuk dihen.
E hasim në tre forma
Displazia
– Luksacioni
– Subluksacioni

Displazia e thjeshtë: Konsiston në një mungesë zhvillimi të sipërfaqeve artikulare midis kokës femorale dhe acetabulit. Është shkak i kokso-artrozës tek të rriturit.
Subluksacion: Koka femorale ndodhet pjesërisht jashtë folesë së acetabulit.
Luksacion: Koka femorale humbet tërësisht raportin me acetabulin dhe zhvendoset sipër dhe prapa tij.

Kryesisht ndikon trashëgimia familjare sipas tipit recesiv. Dmth disa breza më parë mund të kenë patur në trungun familjar me të tilla anomali.
Më shpesh vihet re në lindjet podalike dhe tek ato gra që e kanë lindjen e parë.
Në ditët e sotme është ulur ndjeshëm numri i rasteve sepse diagnostikohet në fazën e hershme. Është e shërueshme 100%.

Që në lindje bëhet Echo të baçinit për të parë zhvillimin e kokës së femorit.
Gjithashtu, mjekët pediatër , që në vizitën e parë të kontrollit të fëmijës, bëjnë provën e Ortolanit. Kjo konsiston në hapjen 90° të këndit të kofshëve, duke bërë më pas lëvizje rrotulluese të lehta të kokës së femorit në drejtim të baçinit ( kokës së legenit)
Kur dyshon, i jep këshillat përkatëse, që t’ja mbajë këmbët hapur fëmijës me kënd 90° , duke i vendosur dy panolina të mëdha, ose napa.

Tek disa fëmijë osifikimi i kokseve përfundon në moshën 3 muaj. Prandaj bërja e grafisë së baçinit rekomandohet në moshën tre muajsh.

Subluksacioni shkon mirë me vendosjen e napave të mëdha në mes të kofshëve të fëmijës, me qëllim që koka e femorit të zhvillohet në folenë e vet.

Nëse ky defekt kapet nga mosha 3-6 muajsh , aplikohet jastëk pneumatik mes kofshëve, me qëllim që ato të rrinë të hapura. Kjo procedurë mund të vazhdojë deri në 9 muaj , duke rritur numrin e jastëkët nga 1 në 2 dhe pastaj 3, si ta gjykojë mjeku ortoped.
Nëse diagnoza vihet pas 6 muajsh trajtohet me imobilizim në gips (allçi)

Dikur, ky defekt kapej vetëm atëherë kur fëmija ngrihej në këmbë. Sot kjo gjë nuk ekziston.

Në të tilla raste trajtoheshin vetëm me ndërhyrje kirurgjikale duke vënë proteza platini.

Për të parandaluar displazinë e acetabulit rekomandohet edhe dhënia e vitaminës D me pika nga goja. Ndihmon në rritjen normale kockore në përgjithësi.
Simptomat zakonisht përfshijnë dhimbjen dhe paaftësinë për të ndenjur ulur.( mbi 6 muajsh)
• Si diagnostikohet:
Shenja pozitive Ortolani
Rografi art coxo- femorale bilaterale.
Komplikimet :
mund të përfshijnë nekroza avaskulare, dëmtimi i nervit shiatik ose artriti, dhimbje në ecje dhe çalim.
Këshilla:
Jepini fëmijëve tuaj 0-1 vjeç vitaminën D me pika siç ja u rekomandon mjeku i patronazhit.

Akoma vihet re një zakon i lidhjes në djep të fëmijëve.
Lidhja me rrip e këmbëve të fëmijës e përkeqëson një Subluksacion, duke bërë që fëmija të çalojë, kur të ngrihet në këmbë. Pra, vëreni të flerë me
tuta dhe këmbët e lirshme. Nxirrni fëmijën në diell sepse ndihmon në zhvillimin më të mirë kockor.

Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme. Per me shume shihni videon me poshte:

 

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago