Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj
Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410
Kontracepsioni eshte po aq i vjeter sa dhe vete egzistenca njerezore. Ne papiruset e mjekesise se lashte egjiptiane si metoda kontraceptive permenden perdorimi i pesareve vaginal me perbajtjeje jashteqitjeje korkodili dhe brumi te fermentuar, tapa vaginale me llasitk, mjalte dhe acacia. Ndersa ne qyteterimin Romak jane perdorur perzjejrje acidike frutash, arrash, dhe leshi te vendosura ne qafen e mitres si barriere spermicide.
E pare ne kendveshtrimin e gjere, kontracepsioni eshte i rendesishem per te bere te mundur kontrollin e shtimit te populates ne bote, ndersa e pare me ngushte kontrolli i riprodhimit eshte esencial pasi jep mundesi gruas te bej nje planifikim te mire te jetes se saj familjare dhe shoqerore.
Abstinence periodike
Nderprerja e koitusit (aktit seksual )
Perfshin largimin e organit mashkullor jashte vagines perpara se te ndodhi ejakulacioni ( derdhja e spermes ). Ne kete menyre shmanget kalimi i sprematozoideve ne rruget femreore. Efikasiteti i kesaj metode do te varet nga aftesia e mashkullit per tu larguar ne kohen e duhur. Ka nje shkalle deshtmi te metodes rreth 4 % por ka perparesine qe eshte pa kosto, pa lend kimike.
Amenorrhea e laktacionit (ushqyerjes me gji)
Rritje e nivelit te prolaktines pengon prodhimin hormonal normal dhe pengon pjekjen e vezezes ardhjen e ciklit menstrual. Kohezgjatja do te varet nga shpeshtesia dhe kohezgjatja e dhenise se gjirit. Dhenia e gjirit favorizon rikthimin ne norme te mitres, ndalon mentruacionet, lehteson dhe renien ne peshte pas linjdes. Por koha e rikthimit te feritilitetit nuk eshte e mundur te parashikohet me saketesi, cka sjell nje shkalle deshtimi si metode deri ne 2%.
Planifikimi Familjar Natural
Planifikimi natyral eshte metoda me e perdorur sidomos per ciftet ku per arsye besimi apo kulturore nuk u lejohen medikamentet apo aparatet. Sipas kesaj metode behet nje abstinence ( shmangja e marrdhenieve seksuale ) perreth dhe gjate ovulacionit.
Periudha fertile mund te percaktohet me disa metoda:
– metoda kalendarike bazohet mbi faktin qe qeliza veze eshte e afte per tu fertilizuar reth 24 ore pas ovulaciont. Qeliza mashkullore spermatozoa mund te ruaj fertilitetine te pakten 48 ore pas marrdhnies. Nderkohe qe ovulacioni ndodh 12 deri 16 dite para ardhjes se ciklit menstrual. Dita me e hershme e perriudhes fertile llogaritet nr e diteve te ciklit me gjate minus 18, ndersa dita e mbarimit te periudhes fertilae llogaritet duke zbritur nga gjatesia e ciklit me te shkurter nr 11.
– metoda e mukusit cervical: duke vezhguar mukusin midis 2 gishtave: nen ndikimin e estrogjenit mukusi shtohet ne sasi dhe behet me elastic deri ne pike maksimale te tij, me pas nen ndikimin e progesteronit behet me i thate, me i paket. Marrdheniet seksuale mund te kryehen 4 dite pas arritjes se gjatesise maksimale te mukusit deri ne ardhjen e ciklit.
– metoda termike: fundi i periudhes fertile mund te parathuhet duke mattur temperaturen bazale te trupit. Nen ndikimin e progesteronit, ka nje rritje te temperatures 0. 2-0. 5 grade, qe nis nje deri dy dite pas ovulacionit. marredhniet seksuale mund te rinisin 3 deri 4 dite pas ngritje se temperatures.
Kjo metode eshte me e perdorshme per grate qe kane cikle menstrual te rregullt. Perdorimi i saj ka shkalle te larte deshtimi qe rrin deri 25 %, dhe nuk ka asnje rol mbrojtes karshi semundjeve seksualisht te transmetueshme.
Prezervativi mashkullor
Eshte nga metodat mekanike me te perdorura, qe parandalon shtazanine dhe te jep mbrojtje ndaj semundjeve seksualisht te transhmetueshme ne te njejten kohe. Nuk jane te shtrenjte dhe gjinden kudo. E rendesishme eshte qe te perdoren rregullisht ne cdo akt seksual, dhe te hiqen me kujdes.
Prezervativi Femeror
I ngjashem me ate mashkullor jane nje perdorimesh, dhe kane diameter 7-8cm ne nje gjatesi 17cm me dy unaza . Vepron duke penguar spermen te depertoj ne organet e brenshme genitale. Nuk keshilohet perdorimi i prezervativit femeror dhe mashkullor ne te njejtjen kohe.
Mund te vendoset ne vagine rreth 8 ore pare aktit, por nese lihet gjate behet shkak per infeksione urinare dhe vaginale.
Diafragma
Eshte nje kellef i ceket latexi qe vendoset ne vagine para aktiti seksual pasi eshte mbushur me krem spermicid duke mbuluar keshtu qafen e mitres. Jane te diametrave te ndryshem per t’iu pershatur anatomise se grave te ndryshme.
Parandalon shtatezanine duke penguar kalimin e spermes ne qafen e mitres. Efekti i diafragmes pas vendosjes zgjat rreth 6 ore dhe pas aktit seksual mund te mbahet akoma dhe 6 ore. Perdorimi gjate akteve te njepasnjeshem seksual rrit rrezikun per infeksione te aparatit urinar. Nese mbahet me teper se 24 ore jep mundesin per sindromi shokut toksik.
Nese nuk vendoset mire, atehere behet burim per zhvilimin e erozioneve vaginal si dhe mbiinfeksione te ndryshmem vaginal.
Kupa cervikale
Eshte nje kupe latexi qe vendoset ne qafen e mitres duke e buluar ate nga jashte, pasi mbushte me pare me spermicid, rreth 8 ore para aktit seksual dhe mund te mbahet deri ne 48 ore me pas. Kupa sherben si barrier mekanike, per migrimin e spermatozoideve dhe ne te njejten kohe si agjent kimik, ( prej spermicidit mbushes ) Ka efikasitet te ulet per shkak te mos venies ne pozicionin e duhur. Perdorimi i vazhdueshem favorizon erozionet ne qafen e mitres, infeksione te vazhdueshme.
Spermicidet
Jane perberje te nonoxynol-9 ose octoxynol ne forme surfaktanti, qe shkaterrojne membranen qelizore. Baza mund te jete: shkume, suposte, xhel, tableta, ose krem. Vendosen ne vagine para cdo akti seksual. kane efekt edhe kundrejt mikroorganizamve te tjere, duke perfshire ketu dhe laktobacilin vaginal cka do te sjelli per pasoje demtimin e flores normale vaginle dhe aktivizim te flores patogjene. Perparesite e prdorimit te tyre jane se sherbejne ne te njejten kohe si lubrifikues dhe si spermicid, jane te lire, nuk kerkojne trajnim tevecante per tu perdorur, dhe nuk kane efekte negative ne oraganizem. Por nuk kane efekt mbrojtes mbi semundjet seksualisht te transmetueshme. Jane shpesh here irritues ose mund te japin reaksione alergjike.
Kontraceptivet hormonal
Jane perberes hormonal te tipit estrogjen, dhe progestativ, apo vetem progestativ. Mund te merren ne forme te pilulave cdo dite, ne forme patch ne lekure, injeksione cdo tre muaj, ne forme implantesh nen lekure cdo 3 vjet, apo ne forme unaze vaginale qe ndryshohet cdo muaj. Menyra e veprimit te tyre ka te bej me parandalimin e ovulacionit, hollimin e shtreses se brendshme qe vesh mitren dhe mbajtjen e te te trashe mukusit te qafes se mitres duke penguar kalimin e speramatozoideve. Kane efikasite te larte dhe per me teper kane efekte mbrojtes ne krampet e mentruacioneve, ulin perqindjen e kancerit te veozres dhe te shtrsese se brendshmme te mitres, permiresojne ancet dhe anemin nga humbja e gjakut menstrual.
Aparati Intrauterine
Jane aparate qe vendosen ne kavitetine e mitres: mund te jene te thjeshte me permbajtje baker qe ka efiksiet deri ne 10 vjet, ose me permantjje hormonale (mirena ) me efikasitet deri ne 5 vjet, ose Skyla me efikasiet deri 3 vjet. Keto aparate rritin konsistencen e mukusit te qafes se mitres, duke penguar kalueshmerin e spermatozoideve.
Ne te njejten kohe ato japin suprimim te shtreses endometrial te mitres. Vendosja e formave homonale mund te behet direct pas lindjes me te njejtin efekt sikur 6 jave pas lindjes. Nuk kane efekte sistemike. Aparatet me baker, kane si efekt anesore rritjen e sasise se flusksit menstrual, krampe mentruale, reduktojne mundesine per shtatezani ektopike, por nuk e perjashtojne.
Perdorimi i aparateve me hormone, sjell ne ulje te sasise se mentruacioneve deri ne amenore (mos ardhje te ciklit ). Gjate vendosjes se cdo tipi aparati egzizton gjithmone rreziku i perforacionit, si dhe mundesia e flakjes jashte te aparatit nga organizmi. Perdorimi i tyre nuk te mbron nga semundjet seksualisht te transhmetueshme.
Nuk duhen perdorur DIU ne rast te:
• pranise se semundjeve pelvike inflamatore
• kavitet i mitres i crregullt (nga operaconet, semundjet, )
• ne rast hemoragjie te padiagostikuar
• semundje malinje te qafes se mitres dhe te mitres
• Ne rast te nje barre jashte mitre te meparshme
• Ne rast semudjesh te tjera organike: leucemi, diabet, semundje te zemres, AIDS, semundja Wilson, infeksione te qafes se mitres, infeksione te kavitetit te mitres.
Sterilizimi
Sterilizimi kosiderohet si metode e perhershme contraceptive. Megjithese eshte e rikthyeshme, procedura kirurgjikal e rikthimit eshte teper e veshire, dhe shpeshhere jo e sukseshme.
Sterilizimi femeror
Parandalon fertilizimin nepermjet nderprerjes se vijueshmerise se tubave fallopian. Behet me ane te nderkyrjes kirurgjikale ne periudhen e menjehere paslindjes, nepemjemjet nje prerjeje nen kerthize, por mund te behet edhe ne cdo kohe qe gruaja e deshiron nepemjete laparoskopi, laparotomi, ose kolpotomi gjate se cilave mund te vendoset unaza, klipe, banda, shkaterrim te pjesshem me elektrokoagulim, lidhje-qepje, apo dhe heqje te pjeshme te tubit.
Metoda me e fundit e perdorur eshte sistemi Essure, gjate histeroskopise, vendoset direct ne tub, duke bere bllokimin perfundimater te tubit te fallopit,
Gjate steriliimit femeror nuk ka nderhyrje ne sistemin hormonal, si rrjedhoj nuk preket as libido dhe as menyra e ardhjes se ciklit menstrual.
Sterilizimi femeror ka dizavatazhin qe eshte I parikthyesehm ose kerkon nderhyrje kirurgjikale me anestezi gjenerale, dhe jo gjithmone te sukseshem. Rreth 26 % e grave, vite me pas kerkojne rikthimin e procedures. Kjko metode nuk te mbron nga semundjet seksualisht te transmetueshme.
Sterilizimi mashkullor: vazektomia
Vasectomi behet nepermjet nje hapjeje ne qesken skrotale dhe kapjen e vaz deferente mbyljen e te dy fundeve duke Iiqepur dhe lidhur. Nepermjet kesaj preocedure behet pengimi i kalimit te spermes ne fluidin seminal duke bllokuar vas deferens. Behet me anestezi locale.
Kjo procedure mund te komplikohet me formim hematome, dhe ose granulom spermike. Si procedure kirurigjikale nuk ndikon ne boshtin hormonal. Rikthimi i procedures eshte i mundur, por eshte nderhyrje e veshtire, dhe shpeshhere e pasukseshme, cka detyron shpeshhere mashkullin te drejtohet ne procedurat e fertilizimit in vitro te sofistikuara.
Metodat kontraceptive te se ardhmes
• kontraceptive hormonal mashkullor: ndikojne mbi hormonet steroid duke sjell si rezultat ulje te sprematogjenezes dhe reduktim te prodhimit te testosteronit.
• Implant subdermal me 55 mg nomegestrol ne forme te nje capsule 3. 5cm *2. 4mm, me efektivitet te larte per nje periudhe kohore 12 muaj
• Implant biodegradueshem, Capnor, 40 mm, gjatesi, me permbajtje levonorgestrel, me efekt perreth 1 vit, me perparesine e mosheqjes pas mbarimit te afatit kohor
• Implant i biodegradueshem me permbajtje norethindrone dhe kolesterol, me kohe perdorimi deri 2 vjet.
• Syngjer vaginal me permbajtje spermmicidesh me koheveprimi 24 ore, por mbart rrezikun e sindromit shokut toksik nese lihet ne vagine mbi 30 ore ose kur perdoret gjate ciklit menstrual.
• Aparati Lea eshte me mekanizem valvul nje kalimshme, qe lejon te dali ajri gjate vendosjes, duke lejuar fluidin uterin dhe cervical te dali ne kanalin vaginal por pengon kalimin e spermes ne rruget e siperme genitale • Sterilizimi tubar nepermjet substancave kimike sikur quinacrine apo methilcyanoacrylate
• Krijimi i nje vaksine te mundshme eshte me istudiuari se fundmi, teorikisht behet i mundshem nepmjet stimulimit te pergjigjeje imune kunder nje apo me shume antigenve specific duke nderhyre gjate koitusit, maturimit te vezes ose ne fertilizimin e saj. Kerkimet jane ne fokusuar ne prodhimin e antitrupave kunder gonadotropines chorionike (hCG).
Artikull nga Dr. Kozeta Mustafaraj
Klinika gjinekologjike “Dr. Kozeta”
Nr tel: +355 68 231 3410
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…