Pankreasi është një gjëndër e madhe që gjendet poshtë stomakut dhe afër pjesës fillestare të zorrëve.
Duke e thjeshtuar mund të flasim për dy funksione kryesore të tij:
Pankreasi ezokrin: sekreton lëngjet e tretjes në zorrën e vogël përmes një tubi të quajtur kanali pankreatik;
Pankreasi endokrin: lëshon hormonin e insulinës dhe glukagonit në qarkullimin e gjakut, përgjegjësit kryesorë të rregullimit të glicemisë (përqëndrimit të sheqerit në gjak).
Pankreatiti është inflamacion i pankreasit dhe klasifikohet në akut ose kronik. Në artikullin më poshtë do të flasim për pankreatitin kronik. Për atë akut do të flasim në një artikull tjetër.
Shkaku më i zakonshëm i pankreatitit kronik është abuzimi me alkoolin për një periudhë të gjatë, por mund të jetë dhe pasojë e një sulmi akut që dëmton kanalin pankreatik. Kanali i dëmtuar shkakton inflamacion të pankreasit.
Shkaqe të tjera të mundshme të pankreatitit kronik mund të përmendim
Probleme trashëgimore të pankreasit
Fibroza cistike, sëmundja më e shpeshtë e trashëguar që shkakton pankreatitin kronik.
Hiperkalcemia (nivele të larta të kalciumit në gjak)
Hiperlipidemia apo hipertigiceridemia (nivelet e larta të yndyrnave në gjak)
Disa ilaçe
Gjendje autoimune
Format trashëguese të pankreatitit mund të shfaqen tek personat nën 30 vjeç, por mund të mbeten të padiagnostikuara për shumë vite.
Faktorë rreziku
Meshkujt preken më shumë se femrat në zhvillimin e inflamacionit të pankreasit.
Faktorë të tjerë rreziku sjellim në mendje: familjaritetin për pankreatitin, praninë e gurëve të tëmthit, diabeti, obeziteti dhe duhanpirja.
Në pjesën më të madhe të rasteve të pankreatitit kronik dhimbja abdominale është simptoma fillestare, edhe pse ka njerëz që nuk shfaqin asnjë simptomë të dhimbshme.
Dhimbja mund të shfaqet në shpinë, përkeqësohet me ngrënien apo pijen, bëhet konstante.
Në disa raste dhimbja abdominale zhduket kur përkeqësohet gjendja, dhe kjo ndoshta për shkak se pankreasi nuk prodhon më enzima tretëse.
Simptoma të tjera janë të vjella, humbje peshe, diarre, jashtëqitje e lëngshme.
Të prekurit nga pankreatiti kronik shpesh dobësohet, edhe pse oreksi dhe ushqyerja janë si normalisht. Humbja e peshës ndodh sepse organizmi nuk sekreton mjaftueshëm sasi enzimash pankreatite përgjegjëse për tretjen, duke mos bërë kështu përthithjen normale të ushqyesve. Tretja e dobët çon në kequshqyerje për shkak të eliminimit të pashmangshëm të yndyrnave që nuk përthithen, në jashtëqitje.
Pankreatiti kronik shpesh ngatërrohet me atë akut pasi simptomat janë të ngjashme.
Hapi i parë i procesit diagnostikues është anamneza e detajuar dhe ekzaminimi objektiv.
Analizat e gjakut ndihmojnë në përcaktimin nëse pankreasi prodhon ende sasi të mjaftueshme të enzimave tretëse, të cilat megjithatë mund të jenë normale edhe në rastin e pankreatitit kronik :
Amilaza
Lipaza
Në stadet më të avancuara, kur shfaqen diabeti dhe keqpërthithja, mjeku mund të kërkojë analizën e gjakut, të urinës dhe të jashtëqitjes, në ndihmë të diagnozës dhe të nevojshme për të monitoruar zhvillimin e sëmundjes.
Pas një radiografie të barkut, do të ndiqen një apo më shumë analiza grafike diagnostikuese si ekografia e barkut dhe endoskopia, TAC dhe CPRE, procedurë invazive që tregon pamjen e rrugëve biliare dhe pankreasin.
Pankreatiti kronik mund të kërkojë shtrim në spital me tre objektiva kryesore:
Menaxhimi i dhimbjes,
Garancia e një hidratimi të mjaftueshëm (përmes rrugëve endovenoze)
Mbështetje ushqyese.
Nëse pacienti vijon të humbasë peshë bëhet e nevojshme të ushqehet përesm rrugëve nazogastrike për disa javë.
Shfaqja e komplikacioneve mund të kërkojë dhe trajtim më invaziv si ndërhyrje kirurgjikale apo endoskopike.
Rivendosja e një regjimi normal ushqimor mund të shoqërohet me marrjen e enzimave pankreatike sintetike në rsatin kur organi nuk e prodhon më sasinë e mjaftueshme. Enzimat do të merren çdo vakt, në mënyrë që të ndihmojë personin të tresë ushqimin dhe të rimarrë peshë.
Hapi i radhës është krijimi i një regjimi të përshtatshëm ushqimor, të varfër me yndyrna dhe bazuar në vakte të vogla dhe të shpeshta. Plani ushqimor hartohet me ndihmën e një dietologu.
E rëndësishme është të pihen sa më shumë lëngje dhe të kufizohen pijet me kafeinë.
Të prekurit nga pankreatiti kronik nuk duhet të pijnë duhan apo pije alkoolike, dhe pse pankreatiti është i butë apo në fazë të hershme./ MeMjekun.com
Burimi: Instituti Kombetar i Diabetit, Semundjeve te Tretjes dhe Veshkave
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…