Psikologji

Si duhet të sillemi me të vegjlit tanë? Marrëdhëniet prind – fëmijë

Kontaktin e parë pas lindjes fëmija e ka me nënën. Komunikimi me anën e kontaktit me trupin është forma e parë e përkujdesjes. Fëmija ka nevojë për përkëdheli, siguri, ngrohtësi, të cilat nëna ja jep edhe duke ka shoqëruar me ninulla, fjalë të ëmbla, buzëqeshje etj. Pasi mbush tre muaj fëmija krijon marrëdhënie më të sigurta edhe me babain.

Në fund të vitit të parë fëmija njeh të afërmit, loz me ata, i hidhet në qafë, i afron duart etj.

Pasi mbush një vjeç fëmija flet 7-8 fjalë. Hedh hapat e para me mbështetje.
Arti i prindërimit kalon nëpër sfida të mëdha. E rëndësishme është të gjesh ekuilibrin midis përkushtimit nga njera anë dhe ta lësh fëmijën të bëhet i pavarur nga ana tjetër.

Ky ekuilibër është kyçi i gjithë jetës familjare, shoqërore etj.
Zhvillimi i “uni-t” dhe dëshira për të eksploruar pas vitit të parë, i sjell shqetësim prindit. Por, do të ishte e gabuar sjellja e ashpër ndaj fëmijës.
Komunikimi me fjalë të thjeshta, duke i shpjeguar kush, cila lojë është e rrezikshme kërkon kohë dhe angazhim të prindit.

Kodi i sjelljes që një shoqëri respekton, ndryshon nga një komb në tjetrin. Traditat për edukimin e fëmijëve duhen parë nga këndvështrimi i sotëm. Çështje mentalitetesh, opinionesh, gjykimesh çojnë në keqtrajtime të fëmijës.

Keqtrajtimin fëmijës çon në prishjen e mirëqenies psikologjike dhe
të fëmijës.

Kështu që krijohet tek fëmija një ndjenjë e ulët vetvlerësimi, kompleksi i inferioritetit mes shokëve të shkollës, më pas humbje e besimit ndaj të rriturve dhe një tërheqje nga jeta sociale.

Shkenca ka vërtetuar lidhjen midis gjëndjes psikologjike të deprimuar dhe imunitetit të fëmijës.

Kuptimi i demokracisë në familje do të thotë të respektosh individin, ( përfshirë këtu edhe fëmijën) me të gjitha cilësitë e ndryshme.
Për çdo prind është i rëndësishëm ekuilibri i vazhdueshëm midis kufizimit të lirive dhe kujdesit ndaj fëmijës. Pra, prindi duhet të dijë edhe të tërhiqet, duhet të përdorë fjalët “të lutem” , “më fal”, ose “kam nevojë të bisedoj me ty”, “të kam xhan,” etj.

UNICEF në Shqipëri bën thirrje shpesh për pasojat që ka dhuna ndaj fëmijëve, jo vetëm fizike por edhe verbale, psikologjike etj
Ekzistojnë disa substanca kimike që trupi prodhon si reagim ndaj stresit, për shkak të keqtrajtimit.

Sjellja e prindërve ndaj fëmijës përcaktohet nga ligjet në fuqi, por, edhe nga kodi moral.

Shoqëria sot duhet të respektojë në veçanti kodin e sjelljes ndaj fëmijës.
Prindër të alkolizuar çojnë shpesh në mardhënie të këqia me fëmijët e tyre, deri në dhunime fizike dhe psikologjike.

Edhe divorci mes prindërve ka impakt të madh në sjelljen e fëmijëve, më e shprehur vihet re tek djemtë. Pasojat janë sjellje agresive, pasiguri, mbyllje në vetvete të fëmijës. Së fundmi, të gjitha këto sjellin dobësim të imunitetit të fëmijës.

Prindërit e rinj tashmë e kanë informacionin edhe për abuzimet që mund të ndodhin tek fëmijët e tyre adoleshentë, në lidhje me drogat, alkolin dhe veset e tjera. Mbrojtja nga abuzimet është edhe detyrë e shoqërisë, shtetit, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit me anë të mediave. Por, mbi të gjitha , çelësi më i mirë i zgjidhjes së problemeve dhe parandalimit të këtyre veseve është komunikimi i ngushtë prindër- fëmijë.

Të dashur prindër: kushtojini një kohë të caktuar, të përditshme komunikimit me fëmijën tuaj. Bëhuni dëgjues të mirë të fëmijës tuaj.
Lëreni atë të shprehet siç e mendon ai. Shpjegoja me fjalë të thjeshta, me zë të butë dhe të ngrohtë. Jepi siguri dhe mbështetje njëkohësisht.

Janë tre vlera që fëmijët duhet t’ i mësojnë që në vogëli, në gjirin e familjes.

Ato janë :
– SOLIDARITETI
– EMPATIA
– DASHURIA.

 

Artikull nga dr pediatre Zerina Sheme

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago