Gastroeneterologji

Koliti ulçeroz, si ta njohim dhe parandalojmë

Koliti ulçeroz është një sëmundje autoimune kronike që prek traktin gastrointestinal. Sulmet e kolitit ulçeroz shfaqen kur mukoza e zorrës së trashë, rektumit apo të dyjave, pezmatohen. Por si mund ta parandalojmë atë?

Sëmundja mund shfaq ketë periudha qetësie të karakterizuara nga simptoma të lehta apo të pandjeshme. E kundërta, në fazën e saj kritike shfaqen kriza e sulme, me shfaqjen e simptomave si diarre, dhimbje barku. Trajtimi i saj ndryshon në bazë të kushteve mjekësore të tjera dhe faktorëve mes të cilave mosha, stili i jetës dhe gjendja e shëndetit të personit.

Në përgjithësi mund të keni parasysh disa rekomandime për të parandaluar sulmet e kolitit ulçeroz dhe të shmangni komplikacionet e mundshme.

SI TA NJOHIM NJË KRIZË TË KOLITIT ULÇEROZ

Shfaqja klinike e kolitit ulçeroz mund të ndryshojë nga personi në person, sipas përgjigjes së sistemit imunitar dhe stilit të jetës. Shumë pacientë kanë simptoma të lehtë dhe periudha asimptomatike.

Megjithatë, kjo sëmundje shfaqet me sulme apo kriza të karakterizuara nga:
Dhimbje të forta barku
Rritje të “zhurmës” në bark
Gjak në jashtëqitje
Diarrea
Temperaturë e moderuar
Dhimbje rektale
Dobësim i dukshëm
Mungesë ushqyerje
Probleme në lëkurë
Rëndesë dhe nauzea

KËSHILLA PËR TË PARANDALUAR KOLITIN ULÇEROZ

Për të qetësuar apo parandaluar sulmet e kolitit ulçeroz, mbi të gjitha duhet të merrni diagnostikimin mjekësor, nëse mjeku thotë se simptomat janë për shkak të tij apo shqetësime të tjera si sëmundja e Crohn apo divertikuloza.

Analizat e gjakut, një kampion i jashtëqitjes apo kolonoskopia janë diagnostikuese të saj. Nëse simptomat janë të kolitit ulçeroz, mjeku ju këshillon ilaçe apo ndryshime në stilin e jetës. Në rastet më të rënda mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjikale

Në përgjithësi, disa këshilla mund të ndihmojnë për të parandaluar dhe trajtuar këto sulme. Bëhet fjalë për masa të thjeshta që mund të adoptohen në jetën e përditshme, qoftë në periudhën e qetësimit apo dhe gjatë krizës.

Kufizoni përdorimin e produkteve të qumështit
Deri sot nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme që konfirmojnë se sulmet e kolitit ulçeroz kanë të bëjnë me regjimin ushqimor. Por, shkenca ka zbuluar disa ushqime dhe pije që mund të përkeqësojnë simptomat, në veçanti në fazën akute të sëmundjes.

Mes këtyre ushqimeve gjejmë dhe produktet e qumështit. Konsumi i përditshëm i tyre përkeqëson simptomat si dhimbja e barkut, diarre dhe flatulencat. Për pasojë duhet të kufizoni konsumin e qumështit, djathit dhe kosit të paketuar.

Rrisni konsumin e fibrave

Fibrat dietike luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin tretës. Në rastin e kolitit ulçeroz, mund të veprojnë pozitivisht. Konsumoji sasi të moderuar pë të ndihmuar procesin e tretjes gjatë periudhës së qetësisë. Por gjatë krizës mund të rezultojnë të bëjnë të kundërtën.

Marrja e shumë fibrave mund të përkeqësojë simptomat siç janë inflamacioni, gazrat e zorrëve dhe diarrea. Gjatë sulmeve, ideale është të zvogëloni në maksimum konsumin e drithërave integrale, frutave të thata, farërave, perimeve dhe burimeve të tjera të fibrave. Por jo të hiqni dorë kategorikisht prej tyre.

Shmangni pijet alkoolike dhe stimulantët

Duhet të zgjidhni pijet e duhura për të mbajtur trupin të hidratuar dhe duke parandaluar kështu sulmet e kolitit ulçeroz. Sigurisht uji është opsioni më i mirë. Megjithatë disa çajra kanë përfitime të ndryshme. Po ndërkohë duhet të shmangni pijet alkoolike dhe stimulantët.

Birra, vera, kafja dhe pijet e gazuara përkeqësojnë këtë shqetësim dhe episodet e diarresë. Pijet me gaz, gjithashtu janë problematike pasi nxisin një grumbullim më të madh të gazrave.

Vakte të vogla

Për të lehtësuar simptomat e kësaj sëmundje duhet të përmirësoni vaktet. Në vend të tre vakteve kryesore, më mirë të bëni pesë vakte më të vogla. Kështu zvogëloni ngarkesën e aparatit tretës duke nxitur një ekuilibër të zorrëve.

Stresi nën kontroll

Pa dyshim që stresi shfaq një nga shkaqet direkte të kësaj patologjie. Për pasojë, duhet menaxhuar mirë për të zvogëluar në maksimum simptomat. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj një burimi stresi mund të shpërthejë sulme. Disa masa të nevojshme për ta reduktuar përfshin: ushtrime të moderuara fizike, masazhet terapeutike, aromaterapia, meditimi dhe praktimi i jogës.
Vuani nga kjo sëmundje? Mos harroni të bëni kontrolle të rregullta mjekësore. Edhe pse mund të ketë periudha asimptomatike, e rëndësishme është të mbahet në kontroll vijimësia e këtij shqetësimi. /MeMjekun.com

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago