Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke bërë një përmbledhje të situatës bëjnë të ditur pesë çështjet kryesore se çfarë duhet të dimë rreth COVID-19 në situatën aktuale, ku gjithnjë e më shumë po flitet për raste asimptomatike. Çfarë janë këto raste dhe a mund të infektojnë përgjigjet e OBSH-së janë më poshtë:
Mënyra kryesore e transmetimit që ne dimë është njerëzit që kanë simptoma transmetojnë virusin tek njerëzit e tjerë përmes spërklave të infektuara. Por ka disa njerëz që nuk kanë simptoma, dhe për të kuptuar pse ne nuk e kemi ende një përgjigje.
Kur ne themi asimptomatikë flasim për dikë që nuk ka simptoma dhe nuk shfaq simptoma. Në të vërtetë nuk ka simptoma. Ne dimë një numër prej tyre që janë raportuar asimptomatike se mund të kenë sëmundje të butë dhe mund të shfaqin më vonë simptoma,
Ata mund të mos thonë se “jam sëmurë, por mund të thoën “nuk ndihem shumë mirë, jam pak keq me humorin, ndihem pak i lodhur”. Dhe disa nga këto individë ne i klasifikojmë si pre-simptomatikë, që do të thotë që ende nuk kanë zhvilluar simptoma.
Ne e dimë nga disa studime që po vazhdojnë për virusin se njerëzit e infektuar me COVID-19, që mund të kenë dalë pozitivë në PCR, pra janë testuar pozitivë, një në tri ditë para se të shfaqin simptoma.
Kjo është diçka që ne e dimë prej disa kohësh tashmë. Ajo që ne duam të kuptojmë më mirë dhe është një nga panjohuritë më të mëdha është se në çfarë mase ndikon në tramsetim.
Kur këndon apo bërtet në një klub nate se nuk e dëgjon mikun që të flet dhe thua “A më dëgjon?” dhe ti i flet tjetrit përballë është e qartë se në këtë situatë nëse virusi është prezent në mukozën tënde të sipërme respiratore, ka gjasa se ju të përhapni atë virus.
Ditët e fundit ka qenë numri më i lartë i rasteve ditore në botë. Në termat e pandemisë ne jemi ende duke ngjitur kurbën. Por ajo çfarë na kanë treguar disa vende, nëse e kaloni këtë në një mënyrë shumë sistematike dhe përdorni një qasje gjithëpërfshirëse ekziston “ndalesa” e mjaftueshme virusit.Ne kemi parë se masat fizike, distancimi fizik kemi parë vigjilencë. Dhe ne kemi disa zgjedhje për të bërë si shoqëri. Pasi është e qartë: Nëse ne identifikojmë rastet dhe kontaktet e tyre dhe u kërkojmë atyre të vetëkarantinohen dhe i mbështesim në atë karantinë kjo mund të jetë një mënyrë e sukesshme në ndalimin e sëmundjes dhe shmangien e një tjetër izolimi në të ardhmen./ MeMjekun.com
Burimi: OBSH
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…