Endokrinologji

Hiperinsulinemia, çfarë është dhe si shfaqet

Insulina është hormoni shumë i rëndësishëm për organizimin tonë, pasi rregullon sasinë e glukozës në gjak dhe në organe për të kryer funksionet e tyre. Kur niveli i insulinës në gjak është i lartë, flasim për hiperinsulinemi.

Hipoinsulinemia, përveçse mungesë e insulinës në trup, tipike e personave të prekur nga diabeti i tipit 1 është një gjendje që e njohim të gjithë.

ÇFARË ËSHTË INSULINA?

Para se të përkufizojmë hiperinsulineminë, do të shohim përfitimet prej insulinës. Siç e thamë, është një hormon peptid i prodhuar dhe magazniuar nga qelizat beta të pankreasit.
Pas çdo vakti ushqimi shpërbëhet në më shumë substanca në mënyrë që të kalojë në zorrë dhe në gjak. Një nga këto substanca është edhe glukoza, sheqeri i rëndësishëm që organizmi e përdor për të prodhuar energjinë dhe për të kryer funksionet e tij.

Kur glukoza arrin në gjak, kalon përmes pankreasit, duke aktivizuar qelizat beta që lëshojnë insulinën e magazinuar. Më pas kalon në gjak dhe drejton glukozën drejt organeve për tu përdorur. Insulina, gjithashtu është përgjegjëse për mbajtjen korrekte të nivelit të glukozës

Niveli i glukozës në gjak apo glicemia

Nivelet mesatare të glicemisë esëll janë mes 70-110 mg/dl. Kur glicemia është shumë e lartë apo e ulët, mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. Nivelet e ndryshueshme të glukozës njihen si:

Hiperglicemia: vlerat atipike të larta të glicemisë
Hipoglicemia: vlerat e ulëta të glukozës në gjak.

ÇFARË ËSHTË HIPERINSULINEMIA?

Nuk ka një përcaktim të saktë për hiperinsulineminë. Në përgjithësi, përshkruhet si një prani e madhe e insulinës në gjak krahasuar me normalen. Shkaqet mund të jenë të ndryshme:

Insulino-rezistenca
Kjo është një gjendje që ka një rritje të menjëhershme në vitet e fundit, duke pasur parasysh dhe fakti se është rritur dhe numri i personave të prekur e diabet të Tipit 2.

Nëse konsumohen sasi të pakontrolluara të sheqerit gjatë viteve, insulina rritet për të drejtuar këto sasi të tepërta në në inde dhe për të mbajtur nivelet e gjakut të qëndrueshme. Sidoqoftë, trupi mësohet të përdorë sasi më të mëdha të insulinës, kjo është arsyeja pse nuk do t’i përgjigjet sasive më të vogla, duke krijuar në mënyrë efektive rezistencë.

Për të kompensuar këtë rezistencë, trupi do të prodhojë më shumë insulinë që do të qarkullojë në gjak. Prandaj, do të shfaqet një pamje e hiperinsulinemisë me hiperglicemi.

Tumori i pankreasit mes shkaqeve të hiperinsuliemisë
Një shkak më pak i zakonshëm i hiperinsulinemisë është tumoret që shkaktojnë prodhim të madh të saj, të quajtur insulinomi. Ato janë tumore të vështira për diagnostikuar për shkak të përmasave të vogla që nuk shihen lehtësisht në ekzaminime. 10% e insulonimeve janë të llojit malinj.

Janë tumore që vijnë nga qelizat beta të pankreasit që prodhojnë dhe lëshojnë nivele të larta të insulinës në gjak. Kjo hiperinsulinemi bën që e gjithë glukoza të transportohet në inde dhe nuk ngelet glukozë në gjak, pra prodhohet hipoglicemia.

Kjo e fundit është një gjendje e rëndë që shkakton simptoma të ndryshme, mes të cilave nervozizmi, të dridhurat, djersitja, acarimi, uria dhe zbehtësia.

Insulina ekzogjene

Një tjetër shkak i hiperinsulinemisë është e lidhur me injeksionin e insulinës ekzogjene. Kjo ndodh për dy shkaqe:
Një pacient diabetik që gabimisht injekton insulinë më shumë se sa duhet. Kjo shkakton hipogliceminë dhe siç e shpjeguam është një gjendje e rëndë.

Hipoglicemia faktike: vetëinjeksioni i insulinës ndërkohë që nuk vuan nga diabeti. Kjo mund të jetë e lidhur me sindromën Munchausen, ku një person vetëmjekohet.

Në të dy rastet do të kemi nivel të ulët të glukozës në gjak dhe nivele të larta të insulinës, kur kjo e fundit nuk është prodhuar nga organizmi, por është ekzogjene.

ÇFARË DUHET TË DIMË PËR HIPERINSULINEMINË

Shumica e rasteve të hiperinsulinemisë vjen për shkak të insulino-rezistencës, që nënkupto nivele të larta të sheqerit në gjak. Hiperglicemia që rezulton është shumë e rrezikshme pasi provokon diabetin dhe dëmtime të ndryshme të sistemit kardiovaskular.

Prandaj është e rëndësishme që të mbahet në kontroll niveli i sheqerit dhe të bëjë një jetë të shëndetshme. Mjeku mund të këshillojë disa trajtime në këtë kuptim. Nga ana tjetër nëse keni simptoma të hipoglicemisë, duhet patjetër ti drejtoheni mjekut, duke pasur parasysh ashpërsinë e kësaj sëmundje. /MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago