Okulistike

Çfarë është sindroma Horner që prek syrin dhe fytyrën

Sindroma Horner është një çrregullim pak i zakonshëm, që njihet dhe si paraliza okulosimpatike që dëmton nervat e syrit dhe fytyrës. Për shkak të kësaj simptoma njëra anë e fytyrës së prekur kontraktohet. Përveç kësaj në të njëjtën anë qepallat ulet pak dhe djersitja zvogëlohet.

Sindromi Horner ndodh gjithmonë si pasojë e një tjetër sëmundjeje dhe ndër më të zakonshmet janë :
Aksident cerebrovaskular
Tumor apo lezon i shtyllës kurrizore
Tumor në tru

Ky sindrom mund të prekë çdo lloj moshe, por siç e thamë më herët incidenca e saj është shumë e ulët.

PSE SHFAQET SINDROMI HORNER?

Për të kuptuar si shfaqet sindroma Horner, duhet të konsiderojmë si fillim funksionimin e një sërë fibrash nervore, si ato të lidhura me djersitjen, pupilën dhe ato përreth syrit.

Këto fibra degëzohen nga pjesa e trurit që quhet hipotalamus dhe arrijnë fytyrën dhe sytë. Nëse rrugëtimi i këtyre fibrave nervore ndryshon në çfarëdo pike, shfaqet sindromi Horner.

Ky rrugëtim është shumë kompleks. Nga truri zbresin përgjatë palcës kurrizore, dalin prej saj në nivelin e toraksit dhe ngjiten në qafë përmes arteries karotide. Më pas penetrojnë në kafkë dhe arrijnë pjesën e brendshme të syrit. Dëmtimet e mundshme ndaj fibrave nervore mund të jenë për këto shkaqe:

Lezione të karotides, një nga arteriet kryesore që arrijnë në tru
Lezione të nervve të vendosura në qafë, që quhen plexus brachial
Sulmet e migrenës
Tumore, aksidente cerebrovaskulare, apo dëmtime analoge të kokës dhe trungut encefalik.
Simpatektomia. Bëhet fjalë për injeksion apo ndërhyrje kirurjgjikale që synojnë ndërprerjen e fibrave nervore për të lehtësuar një dhimbje të caktuar

SIMPTOMAT

Duhet të keni parasysh që sindroma Horner prek vetëm një anë të fytyrës. Simptomat dhe shenjat më të shpeshta nga e cila mund të identifikojmë këtë sëmundje janë:

Ulja e qepallës së sipërme,
Ngritje e lehtë e qepallës së poshtme.
Mioze, diametër me i vogël i pupilës.
Anisocoria. Tregon një ndryshim të duskhëm të madhësisë mes dy pupileve
Dilatim i vogël apo i vonuar i pupilës nën efektin e dritës së dobët
Mungesë e djersitjes në zonën e prekur të fytyrës.

Nuk është gjithmonë e lehtë të identifikohen këto simptoma që mund të zhvillohen në formën të zbutur, duke e bërë më të vështirë diagnozën.

Simptomat tek fëmijët

Në rastin kur sindroma Horner ndodh tek fëmijët, mund të shihni disa simptoma karakteristike. Irisi i syrit të prekur bëhet më i hapur, sidomos tek fëmijët që janë më pak se një vjeç.
Përveç kësaj duket se njëra anë e fytyrës nuk skuqet kurrë. Skuqja duhet të shfaqet normalisht pas një sforcimi fizik, reagimi emocional apo prania e nxehtësisë. Por kjo nuk ndodh.

DIAGNOZA DHE TRAJTIMI

Për të diagnostikuar këtë sindromë, mjekët vlerësojnë disa nga simptomat e mëposhtme përmes ekzaminimit të syrit:
Ndryshime në tkurrje ose lëshim të pupilës
Ulje të qepallës
Injeksion konjutiv.

Trajtimi varet gjithmonë nga shkaku i çrregullimit, pra nuk ka një trajtim specifik për sindromën Horner. Trajtimi bëhet pas identifikimit të shkakut. Duhet të kujtojmë që në përgjithësi qepalla ulet lehtësisht dhe kjo është pengesa më e madhe e jetës së përditshme të pacientit. / MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago