Mirëqenie

Ajri i kondicionuar dhe koronavirusi? Çfarë duhet të dimë dhe të kemi kujdes

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në studimin e saj thotë se roli i ajrit të kondicionuar në përhapjen e COVID-19 nuk është ende i qartë megjithatë duhen pasur parasysh disa këshilla.

Ende mendohet se COVID-19 nuk përhapet përme ajrit por përmes spërklave, por megjithatë ka një numër në rritje të raportieve që përfshijnë dhe rolin e spërklave në shpërthimin e COVID. Aerosolet përbëjnë pikësa të vogla që mbesin në ajër më gjatë se spërklat e mëdha.

Studimet e ndryshme tregojnë se spërklat SARS-CoV-2 mbeten në materiale të ndryshme, dhe në aerosoe në ambiente të mbyllura me kohëzgjatje infektimi në varësi të temperaturës dhe lagështirës. Aktualisht, transmetimi përmes objekteve ku mbetet virusi nuk është i dokumentuar por konsiderohet i mundur. Disa raportime të hetimit të shpërthimit të virusit kanë treguar se transmetimi i COVID-19 mund të ndodhë në hapësira të mbyllura, brenda shtëpive, vendeve të punës apo ceremonive të mbyllura, si në kisha restorante, tubime etj. Gjithashtu ka të dhëna se transmetimi mund të ndodhë dhe përme aktiviteteve specifike, si të kënduarit në kor gjatë shërbesave fetare, këndimit apo të të folurit me zë të lartë kur personi ngjitur teje nuk të dëgjon.

AJRI I KONDICIONUAR, VENTILATORI DHE KORONAVIRUSI

Disa studime kanë trajtuar dhe rolin e ventilimit në shpërthimet e COVID-19. Tre shpërthime përfshijnë një rast indeksi që u raportua se ishte pre-simptomatiknga ventilimi në një hapësirë të mbyllur, të ndihmuar nga ajri i kondicionuar. Në një vatër koronavirusi në Guangzhou të Kinës pati dhjetë raste në tre familje, të cilit kishin ngrënë drekë në të njëjtin restorant, një ndërtesë pesë katëshe pa dritare. Tavolinat e tyre ishin më shumë se një metër larg. Rasti i treguar ishte pre-simptomatik, duke shfaqur atëd ditë në mbrëmje temperaturë dhe kollë. Rastet e tjera ishin ulur përgjatë vijës së rjedhës së ajrit të kondicionuar, ndërsa të tjerët që ishin të ulur në rreshtin tjetër nuk ishin infektuar. Autorët e këtij raporti ia atribuojnë transmetimin e virusit përhapjes së spërklave të frymëmarrjes që mbartin SARS-CoV-2 përmes ajrit të krijuar nga kondicioneri.

KONKLUZIONET

Filtrat HEPA (Filtrat e Grimcave të Efektit të Lartë të Ajrit) kanë treguar performancë të mirë me grimcat e madhësisë së virusit SARS-CoV-2 (afërsisht 70-120 nm) dhe ato përdoren në avionë apo mjediset e kujdesit shëndetësor. Roli i filtrave HEPA në ndërtesa të tjera në parandalimin e transmetimit të sëmundjeve infektive është i paqartë thotë ECDC.

Pas një studimi të kryer në tre lloje të sistemeve të ventilimit në avionë, u rekomandua sisteme ventilimi të personalizuara për kabinat e linjave ajrore, pasi ruajnë më mirë rehatinë termike, por dhe ulin rrezikun e infeksionit.

Si përfundim, provat në dispozicion tregojnë se:
• Transmetimi i COVID-19 ndodh zakonisht në hapësira të mbyllura shtëpie.
• Aktualisht nuk ka asnjë dëshmi të infeksionit njerëzor me SARS-CoV-2 të shkaktuar nga spërklat infektive të shpërndara nëpër kanalet e sistemit të. Rreziku vlerësohet si shumë i ulët.
• Sistemet e mirëmbajtura mirë HVAC, përfshirë njësitë e ajrit të kondicionuar, filtrojnë me siguri pikat e mëdha që përmbajnë SARS-CoV-2.
Mundësia është që spërklat COVID-19 të përhapen nëpër sistemet HVAC (angl: Heating, ventilation, and air conditioning- Ngrohje, ventilim dhe ajër të kondicionuar) brenda një ndërtese, automjeti dhe njësive të pavarura të kondicionimit nëse ajri është i ricikluar.
•Rrymat e ajrit e krijuar nga njësitë e ajrit të kondicionuar mund të lehtësojë përhapjen e pikave të sekretuara nga personat e infektuar në distanca më të gjata brenda hapësirave të brendshme.
• Sistemet HVAC mund të kenë një rol plotësues në zvogëlimin e transmetimit në hapësirat e brendshme duke rritur shkallën e ndryshimit të ajrit, duke zvogëluar riqarkullimin e ajrit dhe duke rritur përdorimin e ajrit të jashtëm./ MeMjekun.com

Burimi: ECDC

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

2 months ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago