Endokrinologji

Sëmundja e Basedow-Graves që prek tiroidet/ Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Sëmundja Basedow Graves është një patologjik klinike me bazë autoimune, e karakterizuar nga prania e njëkohshme e:

Hipertiroidizmit
Rritjes së vëllimit të tiroides(gushës)
Të cilat shoqërohen shpesh me
• një oftalmopati karakteristike okulare (zgjatje e syve),
• më rrallë një dermopati (patologji e lëkurës).
Kjo është një sëmundje që prek nga 1.5 në 3% të popullatës, dhe përfaqëson shkakun më të zakonshëm për hipertiroidizmin në nivel botëror, dhe është më i shpeshtë te gratë, mbi 60 vjeç.

SHKAQET

Sëmundja e Basedow Graves konsiderohet një nga format e sëmundjeve autoimune të tiroides, shfaqja e së cilës ndikohet nga faktorë me natyrë gjenetike dhe mjedisore.

Për shkaqe ende të paqarta shihet një rritje e prodhimit të antitrupave stimulues të drejtuar ndaj receptorëve të TSH, pra, drejt hormonit të hipofizës i cili, me veprimin e tij, nga ana tjetër stimulon prodhimin e hormoneve të tiroides.

Rezultati është krijimi i një gjendje të tirotoksikozës për shkak të hiperaktivizimit funksional të tiroides, karakterizuar nga rritja në qarkullim e T3 dhe T4 dhe nga zvogëlimi, për shkak të reagimeve negative të ushtruara nga hormonet e tiroides, nga TSH, vlerat e të cilit bëhet pothuajse i papërfillshëm.

Të tjerë faktorë që mund të ndikojnë në shfaqjen e tij janë steroidet seksuale ( shkaktojnë reagim më të madh autoimun), duhanpirja (përkeqëson oftalmopatinë) dhe ilaçet (sidomos amiodaroni dhe litiumi).

SIMPTOMAT

Në fazën fillestare sëmundja ka një rrugëtim mjaft delikat, me shenja e simptoma pak specifike. Më pas, karakterizohet nga ndryshimi i periudhës së remisionit, duke alternuar periudhat e përsëritjes (shpesh relapset janë të rënda, duke marrë emrin e trishtë të stuhisë tiretoksike).

Shfaqet e para klinike të sëmundjes së Basedow Graves janë të natyrës psiqike duke përfshirë:

Acarim,
Ankth
Vështirësi për të fjetur
Lodhje mendore
Të drithura
Depresion.

Kur rrugëtimi i sëmundjes përkeqësohet, sëmundja shoqërohet dhe me simptoma tipike të tireotoksikozës si :

Ndryshimet okulo-palpebrale: karakteristika kryesore e sëmundjes së Basedow Graves është ekzofhthalmos, pra, zgjatja e nyjeve të syrit drejt pjesës së jashtme të zgavrës orbitale, e cila i jep pacientit një shprehje të shqetësuar dhe halucinuar. Ky shqetësim okular, mund të shoqrohet me rritje të lotimit, fotofobi, dhe nga ndjesia karakteristike sikur ke një trup të jashtëm në sy.

Çrregullimet që përfshijnë aparatin kardiovaskular janë:
Rritje e frekuencës kardiake (Takikardi)
Shfaqja e aritmisë (deri në fibrilacion atrial)
Kardopalmo

Çrregullimet të aparatit tretës përfshijnë:
Diarrea
Sialhorrea (rritja e pështymës)
Hiperfagjia (shtim të oreksit)
Dhe rënie në peshë.

Ndryshimet në lëkurë, ajo shfaqet më e butë, e nxehtë dhe me rritje të djersitjes. Janë të zakonshme skuqja e fytyrës dhe qafës dhe në disa pacientë shfaqet dhe miksedema pretibiale (një dermatopati që lidhet kryesisht me ekzofhthalmos).

Prania e gushës së madhe: karakteristikë e sëmundjes së Basedow dhe ndodh për shkak të rritjes së përmasave të gjendres tiroide.
Shfajqje të tjera klinike janë zvogëlim i libidos (reduktim i dëshirës)
Osteoporoza
Shqetësime të ciklit menstrual si oligomenorrea
Ndryshime të fertilitetit.

DIAGNOZA

Diagnoza e sëmundjes Basedow Graves bëhet përmes:
Ekzaminimit klinik të pacientit ( për të gjetur simptoma apo shenja si ato që përmendëm më lart)
Dozimi hematik i hormoneve të tiroides (T3 dhe T4) dhe TSH,
Dozimi hematik i antitrupave tiroide
Ekografia e tiroides

Shintigrafia e tiroides: përdoret vetëm në rast të shmë dyshimeve për të bërë diagnozë përjashtuesse për patologji të tjera që përcaktojnë hipertiroidizmin.

TRAJTIMI

Synimi i trajtimit është zvogëlimi i aktivitetit hormonal tiroides

Ndërhyrjet terapeutike vendosen në bazë të agresivitetit të sëmundjes dhe gjendjets së përgjithshme të pacientit.

Trajtimi me ilaçe: Kryhet kryesisht me tionamide dhe ka si synim të frenojë sintezën hormonale; trajtimi zgjat mesatarisht 1-2 vjet dhe parashikon kontroll periodik të vlerave hormonale të T3 dhe T4, për korrigjimin e dozës dhe monitorimin e efikasitetit.
Trajtimi radiometabolik: i bërë me jod radioaktive 131-I, i cili vepron duke shkatërruar gjendjen tiroide përmes rrezatimit selektiv pa përfshirë indet e tjera, duke përjashtuar kështu rrezikun e kancerogjenezës.

Tiroidektomia: është ndërhyrja për heqjen e gjendrës tiroide, e rezervuar aktualisht për rastet më të rënda, që nuk kalojnë me trajtimet e tjera.

Lubrifikantët, kortizonikët lokal ose sistemik, terapitë rrezatuese të orbitës ose operacioni i syrit përdoren, në trajtimin specifik të ekzofhthalmopatisë nga sëmundja e Graves./ MeMjekun.com

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago