Laborator dhe Radiologji

Analiza e Paratormonit (PTH), hormoni i paratiroides dhe shqetësimet në kocka

Gjendrat paratiroide janë gjendra endokrine të vendosura afër tiroides, por që kryejnë funksione krejt të ndryshme dhe me të cilat nuk duhet të ngatërrohen pavarësisht emrit.

Hormoni i paratiroides që njihet me shkurtimin PTH, është një hormon i prodhuar nga gjendrat paratiroide, funksioni i të cilit është i lidhur ngushtë me metabolizmin e kalciumit dhe për këtë arsye me shëndetin e kockave.

Ndryshe nga bindja që ekziston sistemi skeletor në të vërtetë, nuk është një sistem që përfundon misionin e tij me arritjen e moshës madhore, por pëson ndryshime të vazhdueshme për gjatë gjithë jetës për të siguruar veç të tjerash ruajtjen e ekuilibrit të disa mineraleveve të tretura në gjak.

Lexo edhe- Hormoni i paratiroides dhe shqetësimet në kocka

Në mënyrë më specifike, hormoni paratiroides shkakton një rritje të nivelit të kalciumit në gjak, duke u tërhequr në indet e kockave dhe duke shkaktuar kështu një përkeqësim të kontrolluar të tij.

VLERAT REFERUESE

Normalisht, në mungesë të specifikave të mëtejshme analiza e gjakut PTH bën matjen vetëm të partomonit pra një molekulë e përbërë nga 85 aminoacide,, vlert normale të të cilave janë 10-55 pg/ml.

BURIMI: UCLA Health (Duhet të keni paraysh se intervalet e referencës mund të ndryshojnë nga një laborator në tjetrin prandaj duhet t’i referoheni atyre të pranishëm në raport në rast të analizave të gjakut dhe urinës).

Gjendrat paratiroide prodhojnë dhe sekretojnë edhe fragmente individuale të hormonit funksionet e të cilit janë ende objekt studimi.

SI INTERPRETOHET REZULTATI I ANALIZAVE

Duke pasur parasysh lidhjen e dyfishtë mes kalcemisë dhe përqëndrimit të hormonit të paratiroides është e rëndësishme që të dyja të vlerësohen në të njëjtën kohë.

Në përgjithësi,kuadri laboratorik që gjendet zakonisht janë si më posht:

PTH në vlerë të lartë me:

kalcemi të ulët– mund të jetë shkak i një ndryshimi
kalcemik të rregullt– mund të bëhet fjalë për hiperparatioridizëm

PTH në vlerë të ulët me:

Kalcemi të lartë– mund të jetë shkak i një ndryshimi
kalcemi e rregullt– mund të bëhet fjalë për hipooparatiroidizëm.

Pra kalcemia përbën një reagim për paratiroiden, të cilat nxiten të prodhojnë dhe sekretojnë hormonin e paratiroides kur ka vlera veçanërisht të ulëta.

Sasia e pamjaftueshme e kalciumit në qarkullim mund të tregojë gjendje të tillë si:

pamjaftueshmëri të veshkave
mungesë të vitaminës D
pamjaftueshmëri të kalciumit në regjim ushqimor
ndryshim i përthithjes në zorrë të kalciumit.

Vlerat e larta të PTH të paprekura:

Hipertiroidizmi parësor (funksionim i tepërt i paratiroides)
hipokalcemia
Ushqyerja me qumësht gjiri
kanceri i paratiroides
mungesa e vitaminës D
Shtatzëni
Pamjaftueshmëri të veshkave
Kaciuria (Kalciumi eliminohet përmes urinës)
Çrregullime të keqpërthithjes
Rakitizmi

Vlerat e uleta të PTH i paprekur:

Hipotiroidizmi parëor (reduktim të funksionit të paratiroides)
Hiperkalcemia (Kalciumi i tepërt në gjak)
tepricë e vitaminës A
Teprië e vitaminës D
Sëmundje autoimune
Sëmundja e Graves
Paratiroidektomi (heqja kirurgjikale e gjendrave të paratiroides)
Sindromi qumësht-alkali
Sarkoidoza

KUR KERKOHET ANALIZA

Analiza e PTH e paprekur kërkohet zakonisht bashkë me vlereësimin e kalcemisë, funksioni dhe interpretimi i të cilit është i lidhur ngushtë. Për më tepër duke pasur parasysh varësinë e ngushtë të kacemisë me shëndetin e veshkave dozimi i PTH mund të shoqërohet edhe me kreatinineminë.

Në raste të tjera një vlerësim i hormonit të paratiroides mund të bëhet nëse gjenden shenja apo simptoma të ndryshimeve të kalcemisë.

Simptoma të kalciumit të tepërt në gjak janë:
lodhja e tepërt
të përziera
dhimbje barku
ndjenja e vazhdueshme e etjes

Simptoma të mungesës së kalciumit ne gjak janë:

aritmia,
depresioni,
irritimi
psikoza,
spazmat muskolare
konvulsione,
psoriazë
thonj të dobët dhe me njolla të bardha.

Për të bërë analizën e PTH nuk kërkon ndonjë përgatitje të veçantë përpara ndërkohë që merret përmes analizës së gjakut./ MeMjekun.com

 

Burimi: PubMed

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë duhet të konsumoni kur keni temperaturë?

A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…

1 month ago

LISTA/ Shënuesit e tumorit (tumor marker), si ti dallojmë për kë lloj bëhet fjalë?

Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…

1 month ago

Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?

" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…

1 month ago

Llojet e varësisë, sa dhe cilat janë?

Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…

1 month ago

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

1 year ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

1 year ago