Nena dhe Femija

Adoleshentët dhe problemet me shëndetin, këshillat e duhura për këtë moshë

Adoleshenca është mosha e vullnetit të pavetëdijshëm, e rritjes së vrullshme dhe energjive të mëdha. Kjo periudhë shoqërohet me konfuzion, çrregullime të personalitetit dhe ndryshime të mëdha biologjike dhe psikosociale.

Gjithashtu kërkohet një kujdes i veçantë për higjenën e lëkurës. Aknet dhe dalja e qimeve e bëjnë lëkurën të yndyrshme dhe të infektueshme më shpejt. Adoleshentët duhet të inkurajohen se këto ndryshime që po ndodhin në trupin e tyre janë faza të ciklit jetësor që i kalojnë të gjithë dhe duhen superuar mirë.

Statistikat botërore raportojnë shifra 12% të çrregullimeve të shëndetit mendor në adoleshencë. Komunikimi me shumë delikatesë dhe hap pas hapi i prindit me adoleshentin përbën çelësin e suksesit gjatë kësaj periudhe.

Ndërlikimet pas kësaj moshë janë shumë të rralla nëse do të kapen në kohën e duhur. Problemet kryesore që prekin adoleshentët:
– problemet me shëndetin mendor,
– sjelljet me risk për shëndetin: droga, duhani , alkoli,
– dhjamosja,
– problemet muskulo-skeletike si traumat sportive, deformimet skeletike nga kequshqyerja, etj.
– aknet e lëkurës.

Në veçanti, çrregullime me shëndetin mendor përbëjnë 12% të moshës së adoleshentit. Anoreksia nervore, bulimia, bullizmi, depresioni zë peshën kryesore. Anoreksia nervore prek më shumë femrat. Të menduarit hipotetik, emocionet e vrullshme e bëjnë më të paqëndrueshëm personalitetin e adoleshentit.

Prindi duhet të këshillohet me psikologun e shkollës sa herë që vëren luhatje të theksuara emocionale, që nga lumturia ekstreme e deri tek gjëndja e pashpresë. Duhet të dyshojmë për depresion kur adoleshenti ka sjellje depresive tre orë radhazi, të paktën tre herë në javë. Gjithashtu, shenja të tjera janë pagjumësia, anoreksia, dobësi trupore, dhimbje koke, çrregullime të sjelljes.

Shëndeti seksual ka lidhje me informacionin e mangët nëpër shkolla. Studimet kanë treguar se 1/3 e vajzave seksualisht aktive kanë probleme me infeksione, kryesisht Clamidia. Shenjat që kanë janë sekrecione vaginale, me ngjyrë, dhimbje barku, djegie urine.
Trajtimi i tyre kërkon komunikim shumë intim dhe të kujdesshëm nga ana e mjekut. Edukimi shëndetësor në shkolla ka nevojë për më shumë perfeksionim në lidhje me këto tema.

Edhe përkushtimi dhe profesionalizmi i mësuesve duhet parë më seriozisht nga ana e drejtorive përkatëse, me qëllim që të shmangen në maksimum fenomenet e shëmtuara të dhunës seksuale tek disa adoleshentë. Merren analiza virologjike dhe bakteriologjike.

Artikull nga dr. Zerina Sheme

MeMjekun

Share
Published by
MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

6 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago