A do të jetë e mundur që një ditë të kemi një vaksinë për tumorin në tru? Vaksinat e dimë që janë një sistem i mirë parandalimi dhe kurojnë disa sëmundje. Prandaj nuk është absurde që shkencëtarët të analizojnë mundësi të ndryshme për të çrrënjosur neoplazitë agresive si tumori në tru.
Të zbulosh që ke një tumor në tru është një goditje e rëndë jo vetëm për pacientin por edhe për familjarët. Depresioni në të cilën bien ndonjëherë personat që diagnostikohen me tumor u shkakton atyre një ankth dhe një gjendje të keqe shëndetësore të përgjithshme, siç thotë një artikull i publikuar në revistën spanjolle “Klinikë e Shëndet”.
Por mbase nuk kemi arsye për tu shqetësuar për këto raste. Ka shumë burime informacioni që flasin për ekzistencën e një vaksine që mund të jetë një zgjidhje përfundimtare kundër tumorit në tru.
Në qershor të 2018-tës mediat publikuan një lajm që fliste për vaksinë të personalizuar për pacientët e prekur nga tumori në tru. Eksperimenti u krye përmes një studimi që përfshiu një numër të kufizuar njerëzisht dhe që dha rezultate inkurajuese.
Megjithatë, pikërisht për shkak të numrit të kufizuar të personave që morën pjesë në eksperiment, shkencëtarët nuk mund të konfirmojnë nëse ia arritën qëllimit për kurimin e kancerit, pasi për këtë ka nevojë për hulumtime të mëtejshme.
Imunoterapia është një koncept me rëndësi të veçantë në kontekstin e vaksinës së zbuluar. Ky term tregon përdorimin e trupit nga mbrojtja e tij imunitare kundër tumorit në tru.
Shkencëtarët, kanë zbuluar se tumori nuk janë të gjithë njësoj dhe jo të gjithë i përgjigjen mirë trajtimit të imunoterapisë. Për këtë arsye, përpjekjet jaë orientuar drejt një “imunoterapie të saktë” për të trajtuar pacientët që vuajnë nga glioblastoma.
Glioblastoma është një nga tumoret më agresive. Për të pasur rezultatet e duhura, vullnetarët që morën pjesë në studim kishin nevojë për një vaksinë të personalizuar. Por si?
Mënyra më e mirë është formulimi i një vaksinë duke përdorur antigjenet e tumorit të pacientit. Ky veprim jep një përgjigje imunitare më efikas. Limfocitet në fakt arrijnë ti njohin qelizat “e kqëija” dhe i shkatërrojnë.
Gjatë studimit u kuptua se pacientët përgjigjeshin në mënyrë të favorshme ndaj vaksinës së personalizuar dhe jo asaj gjenerike. Me fjalë të tjera, një faksinë e formuluar për çdo neoplazi nuk është efikase. Për të shkatërruar tumorin në tru, vaksina duhet të jetë e personalizuar.
Pritshmëritë në trajtimin e formave të ndryshme tumorale (në mënyrë më të veçantë ndaj tumorit në tru) janë mjaft inkurajuese. Sidoqoftë në studimin e përmendur morën pjesë vetëm 30 persona.
Shtrohet pyetja nëse vërtetë është e realizueshme të studiohet dhe të meret një vaksinë e personalizuar për çdo rast të tumorit në tru. A është kjo një zgjidhje e vlefshme? A do të ishte kostoja e saje pranueshme për të gjithë?
Përveç kësaj, e rëndësishme është të kujtojmë se gjatë studimit nuk ishte e mundur të shërohej kanceri i vullnetarëve. Duhet të theksohet gjithashtu se gliobastoma është një tumor shumë agresiv, me një shkallë të lartë moratliteti pavarësisht nga trajtimet e kryera.
Por ia arriti të rrisë shkallën e mbijetesës. Në përgjithësi një individ i prekur nga gliobastoma ka një pritshmëri jete prej 14 muajsh. Vaksina e çoi atë në 29 muaj. Pa dyshim që bëhet fjalë për një të dhënë inkurajuese, që tregon se jemi në rrugën e duhur dhe se kura përfundimtare mund të jetë afër.
Sot shkencëtarët vijojnë të studiojnë mundësi të ndryshme për të luftuar këto sëmundje që çdo vit marrin mijëra jetë njerëzish. Le të shpresojmë të kemi sa më shpejt një vaksinë në gjendje të zhdukë kancerin.
Fëmijë, të rinj, të ritur e të moshuar preken nga neoplazi të ndryshme. Kemioterapia dhe radioterapia është një eksperiencë që shpresojmë të zëvendësohet me marrjen e një vaksine të sigurtë, efikase dhe të aksesueshme./ MeMjekun.com
Burimi: Science Daily
A e keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen anglo-saksone : "Feed a Cold, Starve a Fever"? E…
Një shënues tumori (tumor marker) është çdo gjë e pranishme ose e prodhuar nga qelizat…
" Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të…
Varësia është një gjendje kronike e karakterizuar nga pamundësia për të kontrolluar sjelljen ose përdorimin,…
E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…
Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…