Gastroeneterologji

Si të trajtojmë gastroenteritin bakterial

Gastroenteriti bakterial është një infeksion i stomakut dhe zorrëve për shkak të përhapjes së disa baktereve.

Infeksioni transmetohet lehtësisht nga personi në person përmes kontaktit me objekte apo ushqime të kontaminuara. Më e përhapur është në zonat ku higjiena dhe uji lënë për të dëshiruar.

SIMPTOMAT

Simptomat e gastroenteritit bakterial ndryshojnë në varësi të llojit të bakterit dhe origjinës së infeksionit. Mes mikroorganizmave të ndryshëm gjejmë: Stafilokoku, Salmonela dhe E.Coli. Në përgjithësi, shfaqja klinike përfshin këto çrregullime:

Të përzierja dhe të vjella
Diarre
Dhimbje barku dhe ngërçe
Temperaturë të lehtë

Lexo edhe- Gastroenteriti viral tek fëmijët dhe të rriturit, pse ngatërrohet me gripin e zorrëve

KESHILLAT ME 5 HAPA, SI TA LUFTOJME

Për të kuruar gastroenteritin bakterial duhet të vini në praktikë disa këshilla që ndihmojnë në qetësimin e simptomave.

Në rastet më të rënda sigurisht që kërkohet ndërhyrja e mjekut, pasi mund të ketë nevojë për marrjen e lëngjeve dhe kripërave në rrugë endovenoze përveç antibiotikëve.

1. RRISNI KONSUMIN E UJIT DHE LENGJEVE

Rritja e konsumit të ujit dhe pijeve të shëndetshme është thlebësore për të marrë veten nga gastroenteriti bakterial, sidomos pas episodeve të diarresë. Megjthëse shumë njerëz e injorojnë, infeksioni shkakton dehidratim, rritje të rrezikut të komplikacioneve.

Çfarë duhet të bëni?
Pini 6 deri në 8 gota uji në ditë.
Nëse është e mundur përgatisni ujë orizi dhe pijeni pas një sulmi të diarresë
Një tjetë rmundësi e shëndetshme mund të jenë çajrat, supërat apo bustinat e rehidritimit oral me elektrolite.

2. HANI PAK

Mbingarkesa e aparatit tretës me ushqime të rënda nuk është zgjidhja më e mirë për të përballuar këtë infeksion.

Duke pasur parasysh që përveç dhimbjes dhe inflamacionin ka dhe probleme të llojit gastrik, prandaj është gjithmonë mirë të hani sa më pak e më shpesh.

Çfarë duhet të bëni?

Ndiqni një regjim ushqimor të lehtë, bazuar në supëra dhe pije izotonike.

Futni gradualisht ushqime regjëse (astringent) me pak fibra, për të rregulluar funksionin e zorëve. Nëse çrregullimi përmirësohet, mund të konsumoni ushqime të tilla si: ëmbëlsirë orizi, oriz të bardhë, patate e karota të ziera, proshutë e gatuar, peshk dhe gjoks pule.

3. SHMANGNI VETËMJEKIMIN

Ka mjaft ilaçe që ndihmojnë disa nga dhimbjet e barkut, diarresë dhe të përzierave. Edhe pse janë ilaçe që merren pa recetë, nuk duhet të merren asnjëherë pa rekomandim nga mjeku, pasi mund të përkeqësojnë çrregullimin.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse keni simptoma të rënda e të vazhdueshme, pyesni mjekun tuaj cilat janë ilaçet e nevojshme.

Shmangni përdorimin e antibiotikut, i cili duhet të merret vetëm në rastet e rënda.

4. LANI SHPESH DUART

Këtë këshillë e kemi dëgjuar shpesh këto kohë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë si e tillë.

Gastroenteriti bakterial përhapet lehtësisht në mungeë të higjienës. Për të shmangur infektimin e personave të tjerë është thelbësore larja e shpeshte e duarve, sidomos pasi keni përdorur tualetin apo keni ndërruar panolinën e një të porsalinduri.

Prandaj studimi i publikuar në “Indian Journal of Medical Research” thekson se kjo praktikë është një nga mënyrat më efikase e të thjeshta për të parandaluar përhapjen e baktereve dhe të mbajnë nën kontroll infeksionet. Përveç kësaj ndihmon në uljen e ndjeshme të shkallës së infeksionit në mjedise spitalore.

Çfarë duhet të bëni?

Lani duart me ujë dhe sapon antibakterial për të paktën 15 sekonda.

Nëse nuk mund të lani duart, përdorni dezifektues antibakterial.

Përsëriteni shpesh këtë para se të gatuani apo të keni kontakt me persona të tjerë.

5. LANI USHQIMET NE MENYREN E DUHUR

Përpunimi i duhur i ushqimeve është i rëndësishëm për të luftuar gastroenteritin bakterial. Sipas një studimi të publikuar në Tropical Gastroenterology, shumë raste të infeksionit ndodhin për shkak të kontaminimit ushqimor.

Kjo është një arsye për ti kushtuar vëmendjen e duhur shumë ushqimeve delikate si mishi, dhe ato të servirura krudo. Mos të harrojmë, se para se ti vendosnim në tavolinë ushqimet tona hyjnë në kontakt me vende të ndryshime që nga magazina tek mjetet e transportit.

Çfarë duhet të bëni?

Lani mirë duart para se të merreni me ushqimin. Nëse jeni të infektuar, shmangni gatimin.

Lani dhe dezinfektoni frutat dhe perimet që konsumohen të gjalla.
Gatuajeni mirë mishin dhe peshkun.
Kujdes të veçantë për produktet e qumështit dhe vezët.

Mos harroni se simptomat e gastroenteritit bakterial zhduken pas 3-4 ditësh dhe në disa raste zgjat dhe një javë. Nëse pas kësaj periudhe nuk keni përmirësim, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun.
Infine, non bisogna dimenticare che i sintomi della gastroenterite batterica

Nëse shihni shenja të dehidratimit si goja e lëkura e thatë, sytë e mjegullt dhe të qarë pa lot, duhet ti drejtoheni menjëherë një profesionisti. Po kështu dhe në rastin e diarresë së tejzgjatur në kohë, temperaturës së lartë apo gjakosjes./ MeMjekun.com

Burimi referues: NCBI

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

8 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago