Të njohim ilaçet/suplementet

Të njohim ilaçet/ Voltaren, pse përdoret dhe efektet anësore

Voltaren është emri tregtar i një ilaçi me përbërës aktiv (substanca kimike që jep efekt në organizëm) të njohur si diclofenac. Bëhet fjalë për një ilaç të familjes AIJS, apo ilaçe antinflamatore josteroide.

Këshillohet ndaj inflamacioneve apo për të qetësuar dhimbjen, si të gjitha ilaçet e këtij grupimi. Mes efekteve anësore të Voltaren gjejmë disa sëmundje reumatizmale, apo Përdhes dhe gurët në veshka.

SI VEPRON VOLTAREN NË ORGANIZËM?

Voltareni, apo diclofenac, është një derivat i acidit fenilacetik me një mekanizëm veprimi të njëjtë me atë të të gjitha ilaçeve AIJS.
Bllokon enzimat e njohura si cikooksigjenaza (COX) që lejojnë trupin të sintetizojë substanca të quajtura prostaglandinenga një substancë tjetër kimike, acidi arakidonik.

Mekanizmi i veprimit të diclofenac konsiston në pengimin e drejt ëpr drejtë të sintezës së prostaglandinës, që merr pjesë në përgjigjen inflamatore dhe nxisin mbaresat nervore të dhimbjes.

Pra, Voltaren pengon ciklooksigjenazën e për rrjedhojë, prodhimin e prostaglandinës, si rezultat ka zvogëlim të dhimbjes dhe inflamacionit.

Sidoqoftë, këto substanca kanë funksione të tjera të rëndësishme si të ruajnë integritetin dhe përhapjen e mukozës gastrike duke siguruar qarkullim të vazhdueshëm të gjakut.

Kjo mukozë është e rëndësishme për të mbrojtur stomakun nga substancat irrituese apo mikroorganizma të tjerë. Duke ndaluar sintezën e prostaglandinës, rrezikohet të mbetet e pambrojtur mukoza e stomakut duke favorizuar shfaqjen e ulçerës peptike.

Për artritin reumatoid

Përveçse lehtëson dhimbjet e barkut nga cikli menstrual, ky ilaç përdoret gjerësisht dhe në rastin e artritit reumatoid; sëmundja kronike me karakter inflamator, që prek sidomos kyçet. Përveçse shkakton dhimbje të kyçeve, artriti reumatoid sjell shqetësime në lëkurë, sy apo mushkëri .

Bëhet fjalë për një çrregullim autoimun që shfaqet kur sistemi imunitar gabimisht sulmon qelizat e trupit duke sjellë një episod inflamacioni dhe dhimbjeje. Falë vetive të tij antinflamatore dhe analgjezike, Voltaren i qetëson këto simptoma.

Osteoatriti

Një tjetër gjendje reumatizmale për të cilën rekomandohet Voltaren është osteoatriti. Ndryshe nga atriti reumatoid, osteoatriti prek vetëm kyçet. Bëhet fjalë për llojin më të zakonshëm të atritit.
Kjo sëmundje dëmton kërcin në nyje, dhe kockat mbeten të pambrojtura duke u fërkuar me njëra-tjetrën, duke shkaktuar fërkime të dhimbshme që çojnë në inflamacion dhe humbje të lëvizjes së kyçeve.

Me kohën, nyjet kanë tendencën të humbin pamjen e tyre normale, duke shkaktuar osteofitin apo rritje të panatyrshme të kockave pranë saj. Përveç kësaj, disa struktura të nyjeve mund të shkëptuen dhe shkaktojnë dhimbje të fortë.

Spondiliti ankilozues

Spondiliti ankilozues është një sëmundje reumatizmale që shkakton inflamacion të nyjeve të shtyllës kurrizore dhe atyre sakroiliake. Shfaqet me dhimbje në zonën e mesit dhe mund të prekë gjithë shtyllën kurrizore dhe nyjet periferike.

Kjo sëmundje mund të shoqërohet me dhimbje të jashtme të nyjeve, si inflamacion i syve apo valvulave të zemrës.

Sot shkaku i kësaj sëmundjeje është i panjohur, por është lidhur shpesh me faktorë gjenetikë. Theksojmë se prek më shpesh meshujt se sa gratë dhe ndodh zakonisht gjatë adoleshencës dhe rinisë.

EFEKTET KOLATERALE TË VOLTAREN

Si të gjitha ilaçet, edhe voltaren ka efekte kolaterale. Siç e përmendëm më lart, më i shpeshti është ulçera gastrike, që ndodh nëse ilaçi përdoret vazhdimisht dhe pengo sintezën e prostagladinës.

Por ka edhe efekte të tjera të padëshiruara të lidhura me marrjen e këtij ilaçi të grupit AIJS. Më poshtë janë disa prej tyre:

Aparati tretës: të vjella, nauzea, diarre dhe gazra.
Sistemi nervor qendror: dhimbje koke, marrje mendsh
Organet ndijore: shikim i mjegullt, ndryshim i shijes
Lëkura: skuqje të lëkurës ose urtikarie
Veshkat
Qarkullim i gjakut.

SI PERFUNDIM

Voltaren është një ilaç që merret me recetë nga mjeku për inflamacion apo dhimbje të forta. Mund të merret kokërr apo në formë pomade.

Duhet të dini se është e rëndësishme të ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut pasi një marrje jo korrekte e ilaçit mund të shkaktojë lezione të rënda të mukozës gastrike dhe efekte të tjera të padëshiruara. / MeMjekun.com

Burimi: Rxlist
Science Direct

MeMjekun

Recent Posts

Çfarë është haloterapia, apo terapia e kripës dhe pse është e nevojshme?

E njohur dhe si terapia e kripës, haloterapia është një trajtim alternativ që përfshin ekspozimin…

7 months ago

Çfarë është Gastrina, hormoni i tretjes dhe analiza që bëhet

Gastrina është hormoni që luan një rol të rëndësishëm në procesin e tretjes, duke ndihmuar…

9 months ago

Çfarë duhet të dimë për ecodoppler dhe kur duhet kryer

Ekografia është ndër mjetet më të përdorura në mjekësi për ekzaminimet. Një nga inovacionet e…

9 months ago

Çfarë janë viruset dhe si vepron ai i gripit

Virus në latinisht d.m.th helm. Viruset qëndrojnë ne mes kufirit të së gjallës dhe të…

10 months ago

Çfarë është Mineralometria Kockore e Kompjuterizuar, apo densiteti i kockave

Ekzaminimi i densitometrisë së kockave tregon nëse jeni prekur nga osteoporoza apo se shëndeti i…

10 months ago

Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

E RENDESISHME! Ky artikull është vetëm për të rriturit dhe jo fëmijët. Rekomandohet se para…

10 months ago